10/17/2022

gjymertli

Sadakaja eshte nje veper e lavdruar tek Zoti kur kryhet nga njeriu. Eshte cilesuar si ivestim nga ana e njeriut qe i kthehet here dhjet si kundervlere nga ajo qe e ka dhene si sadaka.

Buzeqeshja konsiderohet sadaka, ka thene Profeti i Allahut. Fjala e mire konsiderohet sadaka me siguri matur keshtu. Por pa dyshim dhenja nga pasuria e vete dikuj, atij qe ka nevoj, duhet te jete veper me madhore qe mund ta bej dikush.

Eshte lavdruar dora qe jep me shume se dora qe merre. Eshte keshilluar qe dora qe jep te jete aq diskrete sa qe dora tjeter mos e kuptoj se sa dora qe jepe ka dhene. Sa urtesi ka ketu, sa moral ka ketu!?

Nuk dua ta diskutoj sa dhe si sot trajtohet ky akt, nuk dua as ta mendoj se keqperdoret eventualisht qoft nga ai qe merre po edhe me keq nga ai qe jep, nuk dua ta mendoje se edhe ketu ka manipulim.

Por ajo qe doja qe sinqerisht ta lavdroj pse jo edhe ta lakmoj, eshte veprimi dhe kontributi real qe disa individ e bejn me te vertet, realisht, kur nxjerin nga pasuria e tyre dhe e ndajn ate me nevojtarin, pa hamendje, me kontribut konkret te prekshem duke e ndihmu ate qe ka nevoj.

Nuk e di, madje ndonjeri prej ketyre gjymertlive mund edhe te ndihmoj te varferit te lagja, qyteti, vatani, edhe ne te njeten kohe ti jep giftsa, trena dhe luana dikuj ne tik-tok, ama nuk jam i sigurt se i quhet sadaka hudhja e parave si giftsa vetem per llajv strimerat ne tik-tok, ketenuk e di!?

No comments:

FIFA