10/02/2022

siesta

Paramedo, me sabah lexoj per "siesta" dhe problemi qe trajtohet ne Spanje, apo iniciativa per ta ndryshu orarin e punes, gjegjesisht per ta nderpre kete dukuri qe dikush e ka quajtur tradite e keqe.

Siesta ne Spanje llogaritet, apo eshte llogaritur me kohe ai gjumi i shkurte i pas drekes ne intervalin kohor prej dy deri pese pas dreke, qe tradicionalisht e kane praktikuar shumica e vendeve mediterane, praktikisht per te qendruar large vapes te pasdrekes.

Lexoja qe ndryshimi duhet te ndodhe per te shtuar efikasitetin ne pune dhe me ate impaktin ne ekonomine e vendit, edhe pse ne kohen moderne kjo praktik eshte menjanuar pershkat kushteve dhe dinamikes te punes sidomos ne sektorin e industrise. 

Sidoqoft aty silleshin informata per studime te ndryshme qe nga njera ane vertetonin dobin praktike te dremitjes pasditore, qe, thene te drejten nuk me befasoj sepse e di prej me heret se ky ves eshte nje sunet profetik qe transmetojet qe pejgamberi te kete keshilluar qe te pushohet pas drekes.

Dremitja e pas drekes ne konceptin profetik njihet si qailulah, sot ne boten anglishtfolese njihet si nap, kojshit tane i thon dremka, neve i themi "ia shtrosa gjumit, edhe tash m'dhem kryet".

Ky koncept ne traditen tone nuk eshte shume prezent, pevec ne vendet e nxehta ndoshta, edhe ndoshta pak ne kohen e "arte" te komunizmit kur deshe - s'deshe mbylleshin dyqanet prej n'njo deri n'tre pas dreke, per ndryshe nuk eshte praktiku si menyre e te pushuarit. 

Nuk eshte praktiku, e para pershkak se shumica e vendbanimeve tona jane vende rurale dhe me klime jo edhe aq te nxeht, ama edhe e dyta, per vete karakterin qe kultivojm, qe, kur e kemi ndajt menden te rrim shtrite, kemi ndejt pa pik problemi shtrit deri sa na eshte duke tamam, a per sunetin nuk jemi merzite, se "nuk ó farz!!!!"! 

No comments:

FIFA