8/13/2022

vendeta

Para disa diteve njera nga macet qe qe rrotullohet rreth shtepijes mungoj qe nuk ishte e zakonshme. Por nuk me beri shume pershtypje ne fillim derisa femijet erdhen dhe me njoftuan se eshte "atje maca" dhe se "nuk eshte mir"!!!

Si qe isha duke punuar, e lash punen dhe me nixtim shkove deri tek vendi ku ishte maceja! Kur e pásh, prej larg verehej se eshte e lenduar, i shqetsuar nxitova, por me kujdes iu afrova ta inspektoj gjendjen! Iu afrova, ia zgjata doren ta lemoj, nuk reagoj, nuk trishtoj qe ishte me e rendesishme. E mora ne dore, e verejta se ka lendime trupore ne disa vende, dhe me kujdes e solla ne shtepi. Mendova cka te bej, si ta trajtoj, por verehej qarte se maces lendimet trupore aspak nuk i kane rendesi, ishte ne munges totale, nese mund ta interpretoh pershtypjen qe pata, po verehej nje stres, zhgenjim, disfat, terhekje!

U munduam ta ushqejm, nuk hante, nuk pinte. Ndejt edhe pak, u terhoq, tek disa gjethe dhe qendroj gjith pas dreken aty!

Diku pas dreke, femijet erdhen me alarmin se njera nga macet e vogla ishte shume e lenduar. Nxitova, kur e pash, maceja ishte shume teper e lenduar, ishte e çkyer, nje pjes te lekures e kishte te rrjepur, njerin vesh e kishte kafashuar, njeren kemb te thyer, gjendje pa shpres. 

E mora edhe kete mace, mund te them se u dorzova, ishte teper e demtuar, por cuditrisht edhe pse e vogel ajo nuk dorzohej. I sollem ushqim, edhe negri, piu uje por rrinte e terhekur, pushonte. Ishte mir kjo.

Femijet filluan te ndertojn skenare, cka mund te kishte ndodhur, une bashke me ata.

E para qe u permend ishte se i ka sulmuar ndonje qene, meqe ishin aq te demtuara dhe ishte e logjikshme per ta menduar, por mua gjendja e maces se madhe me bente te mendoj skenarin tjeter, skenarin se kane pas raste te ndonje perleshje ne mes "bandave" rivale dhe se macet tona kane pesuar disfat.

Se kjo eshte me e mundeshme, flet fakti se maceja e madhe per dy dite resht ndejt e terhekur, nen hijen e gjetheve, aq e zhgenjyer sa qe neve filluam te bindemi se do te m'cofe! 

Dhe per nje jave resht ajo pastaj mungoj, u bindem se ka ndodhur skenari me i keq. Maceja e vogel e lenduar per mrekulli u sherua, filloj te marr veten, lekura filloj ti rigjenerohet, kemben filloj ta leviz, vetem njeri vesh i mungon. 

Ne nderkoh filluam te ndertojm te gjithe skenaret e mundeshme te ngjarjes, me i logjikshmi ishte se, ne nje rast maceja e vogel ka qene e sulmuar, keto te medhat jane futur ne betej per ta shpetuar ate dhe se "betejn e kane humbur" keq ne terme macerore, por e kane shpetuar te voglen.

Nje dite prej diteve e hudha iden se maceja e madhe nuk ka cofur, dhe se ka shkuar te rekuperohet per te kthehet me e fort se me pare, ishte nje mendim ne ze, por qe sot u be realitet.

Sot para dreke femijet erdhen te me thirrin me plot entuziazem, "bá, edhi maca", une me vrap duke mos besuar, kur shkova, aty ishte, u gezova pa mas, u afrua, ishte e dobesuar, por besoj kish ardhur veten te "pershendetet", e ledhatova, i dham qumesht, piu, por menjeher u terhoq, dhe tani jam i sigurt se shkoj te kthehet me e fort, duke besuar tani me se do te vjen te marr hakun.

No comments:

FIFA