8/26/2022

bohemet

Ndonjehere bej shaka por ndodhe qe edhe seriozisht e kam kur pyes apo interesohem per aktivitetin e intelektualve. Nese nuk gaboj kam shkruajtur para disa muajve seriozisht dicka, pse disa intelektual veprojn sic veprojn, por ketu me teper e kam fjalen per kategorin e njerezve qe disi preferojn te njihen si intelektual, apo vete thirren intelektual, "né intelektualet", dhe ketu me se tepermi aludoj tek ato iniciativat, te tipit "me kerkes te itelektualeve", "intelektualet kishin nenshkrujt", etj.

Shpesh here shakaj eshte kur pyes, "bash me intereson, si jane mbledh intelektualet per ta bë' nje pune apo nje iniciative!?" D.t.th, si jane thirre mes veti, ku jane taku, sa vaket u eshte dasht, sa ka qene numri, a jane zatek me nje vend, a ia kane degu letren per nenshkrim njeri tjetrin n'shpi, e dilema te ngjajshme.

Sepse, verte, kur publkikohen kesi soj iniciativash, pak info ka per prapaskenen e iniciativave, po thjesht publikohet iniciativa apo aktiviteti me tituj bombastik ne media.

E ne munges te kesaj, shpesh me ndodh qe ta kuptoj situaten te plote, te imagjinoj apo paramendoj cka po ndodh, e, filloj te ndertoj skenare te tipit, tu ndejt n'kafe dy vete, tu fol per politiken, kryesisht keta qe kane nise fakultetin ne Prishtin, ama e kane sos ma vone pershkak veprimtarise bohem-ike, ashtu at hoc tu pi raki, te nxeht, i propozojn njeri tjetrit, "thirre filanin", e thirrin, edhe rruges filani tu ardhe me vete iniciativ e thirren filanin tjeter, duke i thone: "ishin mbledh, filani dhe fallani, hajde", pastaj ai tjetri thirren nje fulan tjeter, e keshtu me radhe bohen nja pesenl a gjashte filan edhe shkojn e zateken te kafja edhe ia shtrosin t'pines, me raki e meze duke i shajt e qeshe me hoxhen kryesisht, duke u tall me shoket e vet, e duke i shajt grate e nonat njeri tjetrit, vazhdoj temen e hapur ne fillim nga dy te paret, edhe ashtu tapa fillojne te ndertoj memorandum, "leter e hapur" apo kerkes deri te "partit politike", duke u vendos kushte ka dhe si me u orjetu politika vendore dhe nderkomnetare! 

Te nesermen e kane publiku ne gazete, apo sot e publikojn ne ndonje portal ose soshall media, e bej nja dy dite muhabet mes veti e keshtu me radhe, marrin ndonje llajk nga shoket e vete dhe qe ni zete vjete rrojn qe rrojn, thujajse gjith dynjaja ua ka fajin pse nuk ua nje statusin e Sllavoj Zhizhekut, Ferit Muhiçit apo Gjorgje Balashevicit.

No comments:

FIFA