Tani, une realisht besoj se nuk duhet edhe aq me e filozofu, sepse pak a shume eshte ashiqare, qe neve, fale Zotit kemi avancuar, kemi perjetuar nje progres, deri diku i kemi k'thy shpinen fukarallekut, elhamdulilah, dhe e gjithe kjo nuk duhet te jete e keqe, perkundrazi duhet te jete e mir, dhe duhet me nxjerim mesim prej ketyre kujtimeve po edhe prej mundesive te reja.
Kjo nga nje piKpamje do te nenkuptonte jo detyrimisht me u lajt te Vardari kur mund te kesh pishin ne obor, por as se si nuk do te duhet te te pengonte dicka ti me u lajt te Vardari nese do te deshiroje te bejsh ate edhe sot e kesaj dite, po edhe me gume traktori (me gungë), pse jo!?
Ama nga nje piKpamje tjeter, me behet gure te barku kur e kujtoj apo e mendoj se pse femijet tane nuk mund ta bejn te njejten, nuk kane vullnetin e njejt, frigohem mos valle nuk e kane lirine e njejte, hala me keq, mos Allah, neve ua privojm ate liri, duke infektuar ata me hilen dhe sherrin qe e njohim neve ne shoqeri apo akoma me trisht qe e shkaktojm neve ne shoqeri, dhe me pastaj, natyrshem te parit qe mbrojm nga ai sherr apo hile jane femijet tane!? Trishtuese kjo apo!?
Dhe tani prap per fund, e di hala pa nis, kjo do te ishte shqetsuese seriozisht, nese neve eko sistemin e zavendesojm me ego sistemin, i cili ego sistem si pasoj shkakton probleme artificiale, frige fiktive, pengesa qe realisht nuk egzistojn, dhe ska si ndryshme, e gjith puna ngushtohet me shume se sa e duhet, dhe kjo pastaj e gjitha definohet si injoranc, aroganc, prapmbeturi kundrejt nje progresi i cili duhet te jete i vazhdueshem dhe i natyrshem per nje shoqeri te shendosh, sic duhet te jemi neve!
Tani halis per fund. Po mir eshte deri sa mendojm edhe per kete ceshte, deri diku i pranojm edhe leshimet, reflektojm per ato, dhe nese ka nevoj japim llogari, clirohemi nga ngercet sociale dhe komplekset e tranzicionit, dhe pse jo nje dite kur te na shihni me maune te Vardari, dhe video ne story, rafting in Gostivar! ...yipiii!
No comments:
Post a Comment