8/15/2022

entuziast

Ndjek kohe pas kohe disa entuziast qe sot po prezentojn aktivitetin e tyre ne rrjetet sociale dhe ne vecanti ne you tube. Individ me afinitete te ndryshme, me aftesi dhe motive te ndryshme por te gjithe entuziast dhe te dedikuar ne realizinim e objektivave te tyre.

Disa jane avanturist qe po regjistrojn aktivitetet e tyre si hiker's apo traveler's. Te cilet vizitojn vende te ndryshme zakonisht solo. Me program dhe qellim qe ato vende mos jene te zakonshem por te jene atraktive dhe rrall te vizitueshem, thesht per qellim origjinaliteti dhe karkteristika autentike.

Nje kategori tjeter jane ata qe bejn udhetime si biker's. Zakonisht me rrugetime te gjata dhe me udhetime ne me shume se nje shtet dhe per nje kohe me te gjate vetem me biciklet dhe paisje elementare per mbijetese.

Pastaj me rradhe vine kategoria e maker's. Entuziast qe talentin e tyre e manifestojn ne zanate te ndryshme. Zakonisht ne puntorit e ture realizojn punime ku vjen ne shprehje kreativiteti, shkathtesija, pretciziteti dhe dedikimi qe ne fund te sjellin peodukt unik, estetetik dhe mbi te gjitha profesional.

Nje kategori tjeter jane entuziaste qe jetojn off grid, te cilet me familjet e tyre po perpiqen te organizojn nje jete qe do tu mundesoj te jene te pavarur nga furnizime komerciale, dhe te vete mjaftohen nga furinzimet qe do sigurojn nga jeta e farmerit, blegtorit apo bujkut, duke regjistruar perditeshemrin dhe duke e publikuar ne youtube.

Entuziastet qe zakonisht organizojn projekte afatgjate vetem per qellim qe te kene te regjistrojm aktivitetin dhe ta publikojn ne youtube dhe te bejen rolin aktiv te youtub-erit, nga ku edhe perfitojn matrialosh. Keta jane nje kategori mikse, ku ne mesin e tyre ka nga ata qe me kreativitetin dhe talentin e tyre publikon permbajtej qe eshte e kendeshme per ta ndjekur dhe nga ku munde te mesohen gjera interesante.

Me sigur ka edhe shume kategori, por keto ishin disa qe kohe pas kohe i ndejk. Disa me regullisht e disa me rralle. Disa qe ia vlen edhe ti pergezojsh per aftesit, dedikimin dhe profesionalizmin e disa tjere me pak pershkak se edhe me rralle jane aktiv. Po mbi te gjitha shumica qe meritojn respekt per entuziazmi dhe talentin.



No comments:

FIFA