Edhe djalin per mashaAllah e kane pas. Puntor edhe fisnik, i ndershem e bujar, bashi i djalit. Jane mendu e jane kajlu, nje dost msit me çú!
Msiti, njeri besnik, dakordohet te shkoj te lyp doren e vajzes. Para se me shku te familja e vajzes, shkon te familja e djalit. Merret vesh me zotin e shtepise ije dakord per cka me u zotu e per cka me u besatu dhe merre dhe niset.
Niset, por sa mbrri te porta, kthehet prap. Duke u kthy, zotini shpise e sheh, dhe befasohet, "çka u bo burr!?" e pyet. "A bon me mi dhon njá 500 euro!?", zoti i shpise i zón ngusht, por per mos me prish pune e nisur, merr edhe ia jep 500 euro!
Msiti, niset dhe shkon te shtepija e vazes. Si esnaf, burr besnik, lavdron familjen e djalit, garanton per nderin e vajzes, e bene hajrli fejesen dhe miqesin ne mes dy familjeve.
I kenaqur, e i rahatuar, nxiton tek familja e djalit, e çon myzhden, e jep lajmin e mire, me gezim edhe hare, me urime per miqesin e re, nxjer edhe ia kthen zotit t'shpise 500 eurot!
I befasuar zoti i shpis e pyet: "per cka tu deshten, pse mi lype, se me bene merak!?", miku ia kthen: "mos u ben merak, nuk mu deshten per asgje, por kur i kam 500 euro n'xhep, jam disi me i sigurte dhe kame me shume vetebesim!" ... duke ia shkel synin e majt dhe duke i ra shpines, me buzeqeshje ne ftyre per fund i urone, "ia pafshi hajrin nuses"!
No comments:
Post a Comment