8/28/2022

kot!

Nuk e di sa kontraverse mund te jete, por ndonjehere kenaqem duke kaluar caste ne ambiente qe spontanisht gjendem aty, pavarsish i rrethuar me dike ose jo, kam te bej dicka ose jo!? Edhe pse thuajse gjitmon kam te bej dika! Si tani per shembull, i gjetur ne Struge pas nje rrugetimi prej Gostivari drejt Dibres ketu, Stuge!

Femijet e shfrytezuan kohen e mire per note, une si zakonisht duke u kenaqur kot, ama bash duke ndejt kot, se kenaqesia e te dashurve te mi, krenaria jone, nuk zevendesohet me gjithe boten, te kenaq edhe kur nuk bene asgje vete.

Duke prit dreken, nen hijen a drujve, me mot pak i vrenet per momentin, me Aidin pran, une shkruaj, ai merr veten pas notit, tjeret lozin ne kendin e lojrave, me freski te kendeshme qe fryn pran liqenit, reflektoj per ate qe shkrujta ne fillim, ne vecanti per dilemen, a bjen kjo te ajo qe njihet "arti i kur s'ta ní"!?

Ama prap pavarsisht, a bjen a s'bjen, duhet te dish shume gjera per tu kenaqur edhe duke ber asgje, duhet te jesh artist edhe kur ske lidhje me artin, qe e kane uzurpu artistet me sheshira, sherveta e ne kohe te fundit edhe artistet me kravata!

Pra me qene artist ne veprim, me pas elegance ne levizje, me aure ne qendrim ulur edhe shkelqim kur te bjen dielli, sidomos tanik kur kane nise te bijen floket! ;-)

Aha, erdhi dreka. 
Mos desh dikush ta cfar do há!?
Madje do ishte interesant te pershkruhet pamja para meje, ama atehere nuk do ishte kot, edhe do dilnim nga ideja e te kenaqurit edhe kot, ...love you!

No comments:

FIFA