8/05/2022

gjigant

Me nje shok nje dite e diskutonim çeshtjen e origjines se njerzise! Natyrisht si teist qasja ishte nga fakti se njeriu i pare eshte Ademi a.s., dhe kjo ishte piknisja.

I pari e solla informaten e bazuar ne hadith se "Ademi ka qene i gjate gjashtedhet brila" duke e plotesuar me informaten shtes se gjatesia e prej te brili deri tek dora eshte mesatarisht 40-50 cm, qe i bie me probabilitet se Ademi ka qene i gjate ditku mbi 25 metra, qe nxiti reagimin e pare habites mos them te dyshimit per kete probabilitet, tek bashkebiseduesi!

Natyrisht duke mos dashte te ngjalli debate te gjithe biseden e bazoja mbi ate se kjo eshte "nje teori" sado qofte qe ne perceptimit tone nga distanca kohore eshte e habiteshme. Dhe me kete qasje vazhdova duke shtuar "se kjo madje eshte e mundeshem", ne vecanti shikuar ne prizmin kohore dhe ate, duke parashtruar pyetjet dhe konstatimet hipotetike, se veten nje njeri gjigant do mund te "shetiste" boten, me gjase ne kembe, me nje jetegjatesi shume te madhe, solla shembullin e Nuhit a.s se "ka jetuar nje mije vjet pá pesedhjete", dhe si rrjedhoj te popullonte boten, duke shtuar teorine se toka dikur ka qene nje tersi dhe se si pasoj e levizjeve tektonike kemi fominin e kontineteve dhe krijimin e atyre qe quhen oqeane, dhe se kjo madje ndoshta akoma vazhdon, por se jetegjatesi e njeriut moder e ka te pamundeshme ta konstatoj ne kohen kur jeton.

Eshte e mundeshem qe njeriu i pare ka qene me permasa gjigante, se vetem ashty shpjehohet mundesia e ndertimit te megaliteve dhe arkitektures gjigante, minimum rasti i piramidave, dhe maksimum mbetjeve te "panjohura" qe gjinden gjithandej ne bote, e qe si referenc solla "popullin e Adit dhe Themudit, te permendur ne Kuranin Fisnik!

Pastaj nese pranohet teoria se shtazet e para kane qene gjigante, me gjase edhe bimet, ateher vetem ne proporcion te asaj medhesije njeriu ka mundure ti pershtatet ekosistemit ne kohen kur ka jetuar!?

Pra me nje qasje racionale dhe gjithmon hipotetike, mundesia qe gjerat te kene qene ndryshe nga ajo si qe i perceptojm sot eshte shume e madhe, dhe se ky "fakt" nuk do te ishte i nje rendesi te madhe nese do te ishte i "sakt" ose jo, ne qofte se nuk do ta pranonim faktin se ne fakte kjo "pamundesi" te konstatojm, verifikojm, te kuptojm, flet qarte per kufizimin tone si qenje, dhe se cfardo lloj arogance kundrejt Krijuesit te Gjithesise, Krijuesit te botrave, te Gjithedishmit, te Drejtit, te Urtite, i pavarsisht inorances dhe arogances tone si krijes e kufiziar, Ai ka Egzistuat, Egziston dhe do te Egzistoj Absolut, Nje i Vetem qe asgje nuk i ngjan Atij s.w.t.a!

No comments:

FIFA