8/19/2022

me cdo respekt a!?

Haj edhe kete muhabet mos e ló noksan. Duke mos dasht direkt ta nderlidhi muhabetin me temen e djeshme, per respektin qe e meriton cdo kush, prap se prap do me duhet te vecoj nje kategori njerzish qe dukshem e mbivlersojn veten.

Nuk e perjashtoj mundesin qe dikush edhe mund te kete vlera mbi mesataren e njeriut te zakonshem, por nuk e kam fjalen per kete grup, por per ata qe perdorin instrumente te ndryshme per ti theksuar vlerat e tyre.

Perdorin arogancen, insinuaten, here here shpifjen, viktimizimin, ofendimin dhe vegla tjera qe tjetrin ta bejn te ndjehet inferior, vetem dhe vetem veprimi i tyre te duket apo vjene ne shprehje kundrejt bashkebiseduesit.

Kjo kategori e njerezve realisht eshte nje sprove per njerzit e arsyeshem, sepse, ata e kuptojn drejt sjelljen e kategorise ne fjale, e kuptojn edhe problemin e tyre, por ama sfidohe bajagi qe mos perfundoj ne te njejten kategori nese ua kthen me menyren e njejt, qe ne fakt duhet!

Vetem per ilistrim do sjell nje pervoj banale por reale. Me nje rast ne vizit na vjen nje peroson-e, e cila une nuk e di cfar vlerash ká, me te cilen nuk ishim takuar moti, eshte me e re se une, dhe kur e njeta zbriti nga vetura me targa te "huja" une isha duke punuar ne rruge i veshur per pune, i plunosur, me pà dhe me tha me nje shikim snobi, qe besoj, edhe aristokratet me tradite te Frances nuk mund ti afroheshin, tha: "a Selami je ti!!!!!!!!!!?", ... thash "po!", ashtu i komplesksuar po ne te njejten kohe mund te them nga distanca edhe i prekur ne seder!

Ky moment me zgjoj shume aso kohe, qe kete kategori duhet me e injoru, jo ne te vertet qe te komplekson ama me shume gjase rezikon ne cdo moment ti çojsh ka kane dale. Me cdo respekt, a!?

No comments:

FIFA