8/24/2022

berberi


Tradicionalisht berberet jane konsideruar esnafi me aktiv i nje shoqerije. Jane konsideruar njerezit me te informuar ne vendin ku e kane ushtruar zanatin. Dikush ka besuar se shumica prej berberve ne te kaluaren kane qene te regrutuar nga UDB-ja! Kete te fundit nuk mund ta konfirmoj por nuk do me befasonte nese dikush ka qene kodosh!

Sot shumica e kane te preferuar ndonje berber! Shpesh ndodhe qe edhe pse shkon te berberi i preferuar, prap i rruan apo qethe çiraku! Kur jemi te çiraku, çiraku zakonisht ka mesuar zanatin te myshterit e rregullt.

Sot isha te nje berber, sepse kam disa te preferuar, edhe si zakonish muhabet plot, edhe kallzojn por edhe pyesin. Verehet kurioziteti qe te kuptohet cka ndodhen ne skene politike, ku jam une, si veproj, kujt i besoj, si mendoj si shkojn punet, e te tjera pyetje.

Por ama edhe e tregoj nje fakt, e pranoj edhe nje faj, me thóne! Tha: "njó Selam bej, ... Zoti, na sprovon edhe neve esnafin", boni me gisht kà kojshi, dyqanxhit, edhe vazhdoj, "kur kishte puntor, neve talleshim, u jepnim kà 500 denar per gjith diten, e sot kane shkú te gjithe gurbet, edhe ska puntor mó!" 

Interesant, mu duke i sinqerite, por edhe i arsyeshim ne racionalizimin e ketij fenomeni, aq me teper kur e tha ne kontekstin e bisedes, e qe ishte, se kriza dhe deshtimet qe na ndodhin ne shoqeri, vijne si pasoj e abuzimeve dhe keqperdorimeve qe bejm neve vete, "e pastaj Zoti na sprovon!", eh, po.


No comments:

FIFA