8/11/2022

maune

Pash nje video, diku ne Gjermani, ne nje qyteze kalonte nje lume, mu duke i ngjajshem si Vardari qe kalon ne Gostivar. Ajo qe me beri pershtypje ishte fakti se njerzit hudheshin ne lume per tu freskuar. Keysisht aty verejta njerez te rritur.

Menjeher me solli ne kujtime ato skenat e te kaluares se afert kur edhe ne Gostivar buz lumit "behej plazhi", ku me qindra njerez rreziteshin, laheshin, dhe loznin lojra te ndryshme argetuese.

Neve si femije ate bote, me goma traktori, apo kamioni leshoheshim prej larte diku dhe shijonim lundrimin spontan qe na ofronin rrymat dhe valet e lumit.

Atmosfer qe ateher ndoshta edhe mund te ishte kaotike, edhe pse spontane, behej ndoshta nga nevoja imediate aq sa edhe nga pamundesija qe njeriu i zakonshem te bej pushime diku tjeter ne dete, por gjithsesi atmosfer origjinale qe shikuar sot nga distnaca duket edhe shume romantike perplot kujtime dhe nostalgji.

Pra kur e pash videon e permendur me larte, parashtrova edhe pyetje e natyrshme. A avancuam neve, apo ata akoma jane mbrapa, ose anasjelltas!? Per momemtin nuk mund ta theme thjesht, pa filozofu. Prandaj e lej me kaq.

No comments:

FIFA