Kjo me krijon ate ndjenjen se po humbi kontaktin me realitetin, se mos vall po krijoj iluzion ne vete se bota qe njohi une vete, eshte shume e vogel dhe se dal ngadal rezikoj qe botkuptimet ti krijoj mbi boten me perceptimin e botes qe njohi dhe jo mbi realitetin qe me rrethon!?
Pra e gjith kjo eshte nje dileme, qe kryesisht me shfaqet kur takoj njerez qe jetojn rreth e rrotull neve por qe rezulton se nuk i njohi apo nuk i kam verejtur me heret edhe pse tane kohen kane qene aty diku.
Kjo realisht nuk eshte ndjenje e mire por nga ana tjeter tek une shkakton efekt te mire sepse me stimulon te mendoj edhe ne kete menyre dhe se me bene realisht i kujdeseshem ndaj gjith te tjereve dhe kritik ndaj vetes per mos kujdesin, apo, rujna Zot mendjemadhesin eventuale.
Do te doja ne kete drejtim te jeme ne nivelin e detyres, do te isha shume i kenaqur qe gjithesecilit ti shprehi respektin qe e meriton, pavarsisht raporteve dhe komunikimit nderpersonal.
No comments:
Post a Comment