8/23/2022

drakaris

House of the Dragon eshte seriali me i ri ne HBO! Deri tani thuajse asgje nuk di per kete serial, pervec qe kam degju qe prap eshte i involvuar George RR Martin, e di se ngjarja eshte e vendosur ne Westeros, ne periudhen para ngjarjeve qe ndodhnin ne serialin Game of Thrones.

Te djelen mbrema ishte premiera e epizodit te pare te sezonit te pare. E kuptova qe ky sezon do te kete 10 epizode. Me shume gjase formati dhe stili i regjise do te jete i ngjshem me Game of Thrones, pashmangeshem do te kete shume CGI (imazhe te gjeneruara me kompjuter) sepse aty do te jene dragojte dhe shumcka do te jete ne stilin epic fantasy sepse bota ku zhvillohet ngjarja eshte e imagjinuar.

Game of Thrones i ndoqa te t'tete sezonat, me kujtohet gjithe ai debate mbi ringjallen e John Snow, gjitha ato teori "i biri i kujt eshte ai!?", e sa e sa hipoteze, variante dhe interpretine ne fund te njerit sezon dhe para sezonit tjeter mbi ate se si do te rjedh storja me tutje.

Me kuntohet deshprimi te fansat, mbi ate se si perfundoj e gjitha ajo sage e lojrave dhe intrigave politike, tradhetive dhe dashurise se ndaluar e sa e sa "lojrave" qe impononin dilemen se kush do te perfundoj tek froni!?

Ndoshta kjo qe do te ndodhe tek ke serial House of the Dragon, qe me siguri do te ndjek Familjen Targerien zotruesit e Dragojve, prinderit e Dernaris, dhe origjinen e fjales Drakaris, si thirrje urdheruese Dragojve qe ta kallin krejt.

Eh, tani do filloj ta shikoj epizodin e pare e ndoshta ne te ardhmen do ti rikthehem qe te shkruaj per pershtypjet e ndoshta shume cka tjeter, si zakonisht.

No comments:

FIFA