8/30/2022

pushim kolektiv

Sot mu desht ta ndrroj kafen se ato kafet qe i vizitoj gjithe jane ne "pushim kolektiv"! Epo hë!!? 

Me shkrujt per fenomenin "pushim kolektiv" a thu çish bohet! Kurnise s'bohet! Shyqyr qe kane punu, e qe e kane sell te shkojn kolektivno n'pushim!

Bash do ishte interesant te dale nje kamarier, i cili ka punu tane kohen me meditje minimale e te na tregoj se gazda ka vendos para se ta mbyll llokallin tu jape nga 300 - 400 euro edhe tu thot "shkojm ne pushim kolektiv", me mundesin qe te shkoj secili ku te don, po edhe pse jo, te "shkojm nja nje jave n'deti bashke si kolektiv", apo diku tjeter! Bash do ishte interesant.

Pra nese e kane sell ta mbulle lokalin nje jave, a do te thot kjo se e kane selle ta bejen edhe kete!? Apo mos Allah ka vendos gazda vetem: "shkojm ne pushim kolektiv" ama, ju boni çish t'doni (pa meditje, pa pune), "une do thej qafen n'deti ... e kur t'fkehem do tu fkas"!!!

Edhe kur "do fkehet", do qahet, ska puntor, ska kamerier, nuk punojn k'to t'rit! Edhe per pasoj do marrin femij te mitur, me shume gjase hallexhi, qe te sherbejn gjithe diten hala per vetem dhjet euro, se "... pa pervoj"!?

Kjo qoft teprim i pa arsyeshem i imi, e kunderta qoft e vertet! Esnafi past bereqet, puntori qofte hallall dhe te marre pagen e merituar maksinum, klienti qofte i kenaqur dhe e kaplofte harmonija kete shoqerin tone te dashur, amin! 
Kalofshi mire ne "pushimin kolektiv"

No comments:

FIFA