8/10/2022

linija studio!

Me pak do te deshiroja te jap leksion gazetarie ketu, apo me sakt asnje shkrim ketu nuk do te doja te jete "leksion" i cfardo lloji apo forme, ketu po tentoj te pershkruaj piKpamje mbi apo per ceshtje te ndryshme, por kjo nuk eshte e re, apo!

Por, i intriguar nga ajo qe po lexoj diteve te fundit, ku kritikohet ashiqare "berja gazetari" nga disa individ, gazetare kryesisht maqedonas ndaj njerit prej gazetareve me aktive ne Maqedoni, Furkan Saliu, ku ashiqare po ndjehen tonet kritike, me tendenc urejtje pare se te kualifikohen si xhelozi profesionale apo smire individuale.

Per bindjen time, arsyja eshte e thjesht. Ata e "kritikojn" Furkanin sepse Ai vetem me nje kronik qe mund edhe te cilesohet, pse jo edhe banale, edhe jo profesionale, e arrine ate qe "ata" ne vete e logaritin sukses kariere. Furkani e bene atë, qe per gazetarin duhet te jete prioritet, e sjell lajmin tek publiku, apo ndonjeher brutalisht e sjell lajmin nudo tek publiku, me eskluzivitet, me informat, me prapasken, me sfide, me efekt, me pasoja, me guxim, me gadishmeri me te vertet, me saktesi edhe ndonjeher me leshim apo me edhe ndonje gabim.

Mbi te gjitha ata e kritikojn "Furkanin" sepse Ai, besoj, sepse Ai eshte nje djal i ri, i dishem, i guximshem, bene nje gazetari aktive, per nje publik per shume gjera konservativ, sic eshte publiku shqiptar, ai kritikon haptas edhe njerezit me te fuqishem te pushtetit, te politikes shqiptare ne pergjithesi, dhe asgje nuk i mungon, ai respektohet nga ata sic i respekton ai ata pa hemdje, duke ra dakord te dy palet per te miren e pergjithshme, qe flet per nje emancipim maramendes, nje avancim intelektual dhe qyteterues i nje shoqerije qe vazhdimisht shihet me shovinizem, pa kompromis, pa hile, pa sherre. Kjo i pengon "ata" qe e kritikojn "Furkanin", po mbi te gjitha atyre u pengon #FurKlani, atyre u pengon Klani, atyre u pengon Saliu, Aliu, Isejni, Xhaferri etj.

Ska si ndryshe, gazetaria nuk ka "brinja", del ne teren, me vetedije, me gadishmeri dhe guxim, personave publik, qe paguhen nga parat e qytetareve u kerkon informacion por edhe llogari nesa ka dyshim, pavarsisht, ku dhe kush eshte ai, por pa shpifur, drejt dhe objektivisht, i kerkon pergjigje dhe te njejtat ia percjell publikut, taksapaguesit, kaq e thjesht.



No comments:

FIFA