8/17/2022

paralel univers

Me e bo nje rezime te hiking trip-it qe sot e beme ne bjeshken e Verbgjanit, ndoshta edhe nuk do te ishte interesant nese vetem pershkruhej rutina e ecjes, ngjitjes apo zbritjes, prej katudni drejt Qafes, deri te Kroj Loçit, pastaj drejt Vorrit Osmonit e te Guri i Flamurit, apo zbritjes per te Livadhi Bibes, Kroj Halilit e prap per ne katund, me e bo kete pershkrim, shumices edhe nuk do ti dukej interesant, besoj!

Po me e pershkrujt momentin e reflektimit ne vete per ato vise, kesaj radhe jo me kujtimet e femirise por me reflektim mbi mesjeten, kohen e Skenderbeut, kjo besoj te ishte interesant. Pra reflektim per mundesin e madhe te kalerimit te vet Skenderbeut ne ato bjeshke e ato rafshnalta, qoft gjate kthimit te atij ne tokat shqiptare aty nga viti 1443 apo me vone ne betejat qe jane zhvilliar ne Shqiperin lindore, konkrerisht ne anen e Dibres.

Rafshnalta qe sot neve e njohim si "Guri i Flamurit" e qe eshte emertim i ri, ne vije ajrore nuk eshte larg Peshkopise qe ndahet nga mali Deshat. Me shume probabilitet ne kontekstin apo distancen kohore kjo ane ka qene nje, dhe si e tille ka qene pjes perberse e Mbreterise se Skenderbeut.

Gjate ngjitjes, reflektoja per tiparet e banoreve te kesaj ane, karateristikat fizike, per vecorit etno-psikologjike, per aspektin antropologjik te organizimit te jetes shoqerore e te tjera qasje, pa subjektivizem, me rezultoj qe shumcka eshte autentike e autoktone, dhe me shume gjase eshte tipike shqiptare qe mund te merret si reference per ta kuptuar edhe mentalitetin edhe kontekstin e shqiptarit te kohes se Skenderbeut.

Tani edhe pse kjo hipoteze dhe pse si e till mund te duket si egzagjerim, ne momentet e nje reflektimi te relaksuar, pa ngarkesa akademike dhe vullnet te lire, edhe pse me mundesin e madhe te ndikimkt subjektiv, fillon te te duket hipotez e paranueshme, dhe ne situate edhe e mundeshme qe te ndahet me ju!

Pra nje reflektim serioz me plot imagjinat per pak qaste te barten ne kohe dhe fillon, si ne filmat e hollywoodit, te shikojsh kalores, fillon e degjon hingellima te kuajve, rrotullohesh e kerkon Skenderbeun, e kerkon, e kerkon edhe kur nuk e sheh dot dhe ashtu sic nxihet beteja, e kupton se Skenderbeu je vet!

No comments:

FIFA