8/08/2022

lodraxhit

E pash sot, dikush kish postu nje foto muzikqnteve dhe te lodraxhive me nje kup ta parave mbi tavolin dhe mbi tupan, ku shihet qart se si ata po i gezohen fitimit te majm, sigurisht me merite duke i ra tupanit e duke i fry surles e duke i shku sekuj per qejfi.

Nuk do kisha dasht me shume te shkruj per meritat e lodraxhive. Ata e kane zanat, e kane sezone dhe si askush tjeter me plot vullnet e presin sezonin e dasmave.

Por disi jame xheloz ndaj atyr qe po i japin ato para. Po pyetem, cfar mindset-i kane, qe te eksajtohen deri ne ate shkalle qe te hudhin para lodraxhive, kengetareve, muzikanteve etj.

Cfar i motivon, cfar ndjejn, cfare perjetojn, cfar deftojne, cfar arrine, cfar synojne, cfar ksi e cfar asi!? Po cka edhe nese e martojn djalin, vazen, e bejn synet nipin!?

E kuptoj, mund ta imagjinoj se edhe mund dhe mir qe jane te gezuar, qofshin te lumtur perhere! Po te hudhin para pa mas, lodraxhive e surlaxhive, nuk e kuptoj!

Edhe pse ska nevoj ta kuptoj, madje nuk me intereson, sepse e thash vetem "jam xheloz" per qasjen, nonshalancën, "altrueizmin", gjymertllekun qe e manifestojn me "veper"!

Po edhe jam ne siklet ne te njejten kohe, se mos valle une nuk di te jeme qefli apo nuk jam as sevdali, se nuk ja di rendin zefkut apo ahengut, ndoshta jam koprac dhe shume ndoshta tjera. 

Keto pyetje retorike, mund te thuhet se me "shqetsojn" dhe me bejn te hamendem se si duhet me vepru me nje vend dhe nje kohe ku lodraxhiu ben me shume para se mesuesi, si!?

No comments:

FIFA