8/16/2022

hamallek

Sot per kuriozitet, pa ndonje nevoj specifike shkova ne treg qe organizohet tani me tradicionalisht ditene e Marte, dite pazari, ne Gostivar.

Para se te filloj te shkruaj, me erdhi ndermend spontanisht pyejtja, prej kur sakte ka filluar qe Dita e Marte te jete dite pazari ne Gostivar!? Sepse une saktesisht nuk e di, por e di se eshte prej kur mbaj mend, perafersisht prej para vitit 1978.

Pra te kthehem tek ideja baze, isha ne pazar dhe pash cka nuk pashe aty, si cdo pazar tjeterkund ndoshta, por ajo qe me beri pershtupje ishte qe, sikur diku e kisha harruar ne mendje, ishte ajo qe e pash se edhe sot e kesaj dite egzistojn "hamallat"!!!

Jo qe u befasova, apo se "nuk e dija" po ka nje kohe qe nuk e vereja apo nuk e perceptoja. Por sot ndodhi ndryshe, qellova pran ne nje moment kur nje cift qe blente speca po bente pazar me hamallin qe me kolic ti baj paqetat me speca deri diku. U kerkoj 50 denar, mu duke per cudi pak, pavarsisht se nuk e dija destinacionin. Zotnija nxori e i dha 100 denar, dhe i tha "mbaje kusurin, per rrugen qe de bejsh kur do kthehesh", ishte nje shaka, alibi, per bujarin e atij!

Momenti zgjati hic me shume se nje minute, por une e kujtova me gjate. Kujtova sic qe e thash, hamallekun, dikur dhe sot, qe besoj pak dallim ka, kujtova hamallin, ia kujtova hallin hamallit, por ia admirova synimin e hallallit edhe hamallit, e kujtova edhe bujarin e zotnijes dhe gjith me beri te reflektoj ne vete, me nje konstatin te thjesht, "gjithmon keshtu ka qene" dikush ne njeren ane dikush ne anen tjeter. 

Kush pse perfundon ne njeren ane apo tjeren, nuk besoj se eshte vec pasoj e "vendimeve dhe veprimeve" te individit, besoj se eshte dicka pertej, qe nuk do doja ta flas pa konpetenc, ne vecanti dilemen si eshte me mire sot te njihesh, a per hamallek a per zotnillek!?

No comments:

FIFA