8/31/2022

exploatim

Rasti i dhunimit te vajze te mitur ne Prishtine nga pese ose gjashte djem qe ne fotot e publikuara shihet se jane ne moshe me te madhe se mosha e vajzes, por qe tane kohen u prezentuan si "pese burra" trishtoj opinionin, neveriti burrat dhe grate, besoj, djemt dhe vazat.

Rasti ne vete, per mua nuk do koment ekstra, dhunuesit duhet te marrin denimin e merituari, drejtesi te zbatohet. Ngushllime per familjen e vajzes, po edhe te djemve qe perjetojn me siguri me vuajtje kete ngjarje te turpshme dhe qe cenon nderin dhe integritetin e familjes.

Ajo qe gjithmon me bene qe te "gjykoj e paragjykoj" kur ka raste qe marrin ekskluzivitet eshte menyra se si dhe sa nonshalat i trajtojm keta fenomene, dikusht ndoshta me te vertet preket dhe reagon, dikush vetem per te marre anen e duhur, dikush me eufori e dikush per spektakel, vemendje, agjenda apo te tjera arsyje.

Me te frikshme jane "motivet" feministe, shoviniste, ajo qe quhet "akrivizmi qytetar" apo "shoqeria civile", qe pa meshirshem eksploaton keto raste per "aktivitet civil", implikim politik, akuzime te gjeneralizuara, dhe forma tjera te veprimit, vetem dhe vetem qe te "ndertojn pojekte" te thithin fonde, te bejn aktivitete emancipuese, e me pastaj te organizojn koncerte, te "socializojn" te rite dhe te rejat, ti prerziejn ata, tu organizojn party dhe zhurka, te mbeshtetin "lirite" dhe te "drejtat" e "komuniteteve", te ftojn per dashuri, ... pa kufi, te stimulojn open minded youth te legjitimojn sjellje te pa hishme me koreografi ala tik-tok ne shkolla e ne evente publike, te frustrojn seksualisht cilen do qe i shikon dhe te cregullojn hormonet e te miturve shume e shume para kohe, duke mos mbaj llogari per asgje, perkundrazi, duke u shitur si faktor dhe influencera ne shoqeri.

Per mua kjo kategori eshte ndoshta me e rezikshme se tragjedit qe na ngjajn vecmas neve si individ, qe dhash Zoti te jene sa me te rralla e mos ndodhshin kurre! 

Them me e rezikshme eshte se kjo kategori e profiterave, qe ne menyre akrive she vazhdumisht na dhunojn neve sa here qe ndermarrin ndonje aktivitet, na i eksploatojn femijen, bejn diskrimini, favorizoj djem dhe vajza te bukur dhe per pasoj frustrojn cdo kend tjeter.

Tani e di, se kete mund ta kuptoj me mire vetem ai qe e ka sensin e duhur te gjykimit te drejt dhe vizionin e duhur pee mireqenjen e shoqerise tone. 


8/30/2022

pushim kolektiv

Sot mu desht ta ndrroj kafen se ato kafet qe i vizitoj gjithe jane ne "pushim kolektiv"! Epo hë!!? 

Me shkrujt per fenomenin "pushim kolektiv" a thu çish bohet! Kurnise s'bohet! Shyqyr qe kane punu, e qe e kane sell te shkojn kolektivno n'pushim!

Bash do ishte interesant te dale nje kamarier, i cili ka punu tane kohen me meditje minimale e te na tregoj se gazda ka vendos para se ta mbyll llokallin tu jape nga 300 - 400 euro edhe tu thot "shkojm ne pushim kolektiv", me mundesin qe te shkoj secili ku te don, po edhe pse jo, te "shkojm nja nje jave n'deti bashke si kolektiv", apo diku tjeter! Bash do ishte interesant.

Pra nese e kane sell ta mbulle lokalin nje jave, a do te thot kjo se e kane selle ta bejen edhe kete!? Apo mos Allah ka vendos gazda vetem: "shkojm ne pushim kolektiv" ama, ju boni çish t'doni (pa meditje, pa pune), "une do thej qafen n'deti ... e kur t'fkehem do tu fkas"!!!

Edhe kur "do fkehet", do qahet, ska puntor, ska kamerier, nuk punojn k'to t'rit! Edhe per pasoj do marrin femij te mitur, me shume gjase hallexhi, qe te sherbejn gjithe diten hala per vetem dhjet euro, se "... pa pervoj"!?

Kjo qoft teprim i pa arsyeshem i imi, e kunderta qoft e vertet! Esnafi past bereqet, puntori qofte hallall dhe te marre pagen e merituar maksinum, klienti qofte i kenaqur dhe e kaplofte harmonija kete shoqerin tone te dashur, amin! 
Kalofshi mire ne "pushimin kolektiv"

8/29/2022

asnjo

Nje dite nje kompani e ka vizitu inspektorati qe te vertetoj regullshmerin e punes, numrin e puntoreve, te drejtat e tyre, kushtet, etj.

Kur hyne brenda i takon puntoret ne nejrin nga repartet, edhe i pyet: "Sa veta punoni ketu!?"

Njeri nga puntoret, i pergjigjet: "...kur eshte shefi dhjet veta punojm!". Inspektori e pyet, "po kur nuk eshte shefi sa punoni!?" "Asnjo" ...pergjigjet puntori!

Ky vic ma kujtoj, rastin kur nje daje me tregonte kur kane shkú si t'ri n'Gjermani, edhe kur jane punsu me nje fabrik, tha: "... hajna gjith kemi qene. Kur shkum ne fillim ne Gjermani, isha bashke me do katundare, edhe gjithe vaktin bonim muhabet ne pune, a sa kalonte poliri, copa boheshim tu punu, ...ashtu merak e kishim hajnin!"

E thonte kete me doze sarkazmi, duke dasht ta pranoj nje realitet qe "nuk jemi puntore sa shitemi" ...edhe se gjoja, do pune prandaj nuk shkojn sic duhet!

8/28/2022

kot!

Nuk e di sa kontraverse mund te jete, por ndonjehere kenaqem duke kaluar caste ne ambiente qe spontanisht gjendem aty, pavarsish i rrethuar me dike ose jo, kam te bej dicka ose jo!? Edhe pse thuajse gjitmon kam te bej dika! Si tani per shembull, i gjetur ne Struge pas nje rrugetimi prej Gostivari drejt Dibres ketu, Stuge!

Femijet e shfrytezuan kohen e mire per note, une si zakonisht duke u kenaqur kot, ama bash duke ndejt kot, se kenaqesia e te dashurve te mi, krenaria jone, nuk zevendesohet me gjithe boten, te kenaq edhe kur nuk bene asgje vete.

Duke prit dreken, nen hijen a drujve, me mot pak i vrenet per momentin, me Aidin pran, une shkruaj, ai merr veten pas notit, tjeret lozin ne kendin e lojrave, me freski te kendeshme qe fryn pran liqenit, reflektoj per ate qe shkrujta ne fillim, ne vecanti per dilemen, a bjen kjo te ajo qe njihet "arti i kur s'ta ní"!?

Ama prap pavarsisht, a bjen a s'bjen, duhet te dish shume gjera per tu kenaqur edhe duke ber asgje, duhet te jesh artist edhe kur ske lidhje me artin, qe e kane uzurpu artistet me sheshira, sherveta e ne kohe te fundit edhe artistet me kravata!

Pra me qene artist ne veprim, me pas elegance ne levizje, me aure ne qendrim ulur edhe shkelqim kur te bjen dielli, sidomos tanik kur kane nise te bijen floket! ;-)

Aha, erdhi dreka. 
Mos desh dikush ta cfar do há!?
Madje do ishte interesant te pershkruhet pamja para meje, ama atehere nuk do ishte kot, edhe do dilnim nga ideja e te kenaqurit edhe kot, ...love you!

8/27/2022

ushtaret e mbretit

Duke prit, ne rruge, i mbeshtetur per vetur, filloj te me duket vetja, edhe pse askush nuk me verente, besoj, mu duke vetja si ata qe ne vitete e nentedhjeta rrinin te ploshtadi, duke e vertit llançen, e duke pá femna, me askonen perpara!

Ashtu kot duke mendu, mu rikthy ajo skene, apo me sakt, ajo jeta e fillimit te tranzicionit, me gjithe ate laramanine e veshjeve, makinave, biljardove, pokerave, ukraninkave dhe moldavinkave etj. 

Per ironi para meje ne ate mement kaloj nje tip qe kishte ngelur ne ato vite. I veshur me pallto xhinse, pa krah, me kemish zajde, me plis fushe, dibrance me e thone, me xhinse pantallona, hipur mbi motor, Tomos, me amblem me shqiponje ne plis, me mustaqe, sagllam kishte deni mindil dikund, parakoloj para meje me ate zerin karakteristik te Tomosit, këR'R'R'R'R'R dhe gjithe situaten e beri realitet. Thash me vete, mir o puna, keshtu ia kemi í dynjas! 

Keshtu rrohet edhe njeqind vjet, keshtu e kemi lajthit armikun, dys! 

Pastaj mu kujtu, thash ne vete, kjo kurnise, po ato odat e burrave, kur burrat i binin dahires, duke kendu "vin vaporat o moj nane..."!? Tash ajo ó xhí ó, ma undercover se ajo sak pas, kho bjeri dahires, e nderto strategji per clirimin e Kosove, njezet vjet, bam bum e bam bum è, deri sa dule familja Jashari te fjijohet, e deri sa erdhe NATO, clirohet Kosove e u bó shtet! Eh, haj se nisi autobusi!

8/26/2022

bohemet

Ndonjehere bej shaka por ndodhe qe edhe seriozisht e kam kur pyes apo interesohem per aktivitetin e intelektualve. Nese nuk gaboj kam shkruajtur para disa muajve seriozisht dicka, pse disa intelektual veprojn sic veprojn, por ketu me teper e kam fjalen per kategorin e njerezve qe disi preferojn te njihen si intelektual, apo vete thirren intelektual, "né intelektualet", dhe ketu me se tepermi aludoj tek ato iniciativat, te tipit "me kerkes te itelektualeve", "intelektualet kishin nenshkrujt", etj.

Shpesh here shakaj eshte kur pyes, "bash me intereson, si jane mbledh intelektualet per ta bë' nje pune apo nje iniciative!?" D.t.th, si jane thirre mes veti, ku jane taku, sa vaket u eshte dasht, sa ka qene numri, a jane zatek me nje vend, a ia kane degu letren per nenshkrim njeri tjetrin n'shpi, e dilema te ngjajshme.

Sepse, verte, kur publkikohen kesi soj iniciativash, pak info ka per prapaskenen e iniciativave, po thjesht publikohet iniciativa apo aktiviteti me tituj bombastik ne media.

E ne munges te kesaj, shpesh me ndodh qe ta kuptoj situaten te plote, te imagjinoj apo paramendoj cka po ndodh, e, filloj te ndertoj skenare te tipit, tu ndejt n'kafe dy vete, tu fol per politiken, kryesisht keta qe kane nise fakultetin ne Prishtin, ama e kane sos ma vone pershkak veprimtarise bohem-ike, ashtu at hoc tu pi raki, te nxeht, i propozojn njeri tjetrit, "thirre filanin", e thirrin, edhe rruges filani tu ardhe me vete iniciativ e thirren filanin tjeter, duke i thone: "ishin mbledh, filani dhe fallani, hajde", pastaj ai tjetri thirren nje fulan tjeter, e keshtu me radhe bohen nja pesenl a gjashte filan edhe shkojn e zateken te kafja edhe ia shtrosin t'pines, me raki e meze duke i shajt e qeshe me hoxhen kryesisht, duke u tall me shoket e vet, e duke i shajt grate e nonat njeri tjetrit, vazhdoj temen e hapur ne fillim nga dy te paret, edhe ashtu tapa fillojne te ndertoj memorandum, "leter e hapur" apo kerkes deri te "partit politike", duke u vendos kushte ka dhe si me u orjetu politika vendore dhe nderkomnetare! 

Te nesermen e kane publiku ne gazete, apo sot e publikojn ne ndonje portal ose soshall media, e bej nja dy dite muhabet mes veti e keshtu me radhe, marrin ndonje llajk nga shoket e vete dhe qe ni zete vjete rrojn qe rrojn, thujajse gjith dynjaja ua ka fajin pse nuk ua nje statusin e Sllavoj Zhizhekut, Ferit Muhiçit apo Gjorgje Balashevicit.

8/25/2022

nahut

Me shkoj mendja, perpara prej fukaralleku, per ta shtu kafen, e perzienin me nahut. Me kujtohet ai proporcioni, nje kilogram kafe kur shkonim ta blujm "...vendoj njà 100 gram nahut", na porositnin!?

Une disi e mendoja ateher, se eshte pune luksi, pastaja per sherr fillova ta mendoj se e kane bó per ta shtú kafen. Ama, prap kishte prej atyre qe e thoni disi me marifet, "sun e pí kafen pa nahut"!?

Nahutin e di se e perdornin edhe per trajtime tjera, kryesish i blume, por une nuk e kam marr vesh si, ku e per cfar e kane perdore. Une vec e di se e kam perovu shijen e nahutit ne kafe e askund tjeter.

Tash une di se nese ke mbrri deri ketu ta lexojsh, llogjikosht te linden pyetja: "po ku i ka shku mendja te nahuti!?", edhe ketu edhe une me ty jam dakord, "ku m'shkoj mendja te nahuti!?"

Ndoshta te ai momentin kur, dikush porositen me muhanatllek, ne ndonje cafe pizzeri, me callem "...per mú ní kafe turke", ... vec kur e pres ta kushtezoj kamarierin, me: "mundesisht te jete e perzime me nahut?" ... e kjo do ishte kapaki!

8/24/2022

berberi


Tradicionalisht berberet jane konsideruar esnafi me aktiv i nje shoqerije. Jane konsideruar njerezit me te informuar ne vendin ku e kane ushtruar zanatin. Dikush ka besuar se shumica prej berberve ne te kaluaren kane qene te regrutuar nga UDB-ja! Kete te fundit nuk mund ta konfirmoj por nuk do me befasonte nese dikush ka qene kodosh!

Sot shumica e kane te preferuar ndonje berber! Shpesh ndodhe qe edhe pse shkon te berberi i preferuar, prap i rruan apo qethe çiraku! Kur jemi te çiraku, çiraku zakonisht ka mesuar zanatin te myshterit e rregullt.

Sot isha te nje berber, sepse kam disa te preferuar, edhe si zakonish muhabet plot, edhe kallzojn por edhe pyesin. Verehet kurioziteti qe te kuptohet cka ndodhen ne skene politike, ku jam une, si veproj, kujt i besoj, si mendoj si shkojn punet, e te tjera pyetje.

Por ama edhe e tregoj nje fakt, e pranoj edhe nje faj, me thóne! Tha: "njó Selam bej, ... Zoti, na sprovon edhe neve esnafin", boni me gisht kà kojshi, dyqanxhit, edhe vazhdoj, "kur kishte puntor, neve talleshim, u jepnim kà 500 denar per gjith diten, e sot kane shkú te gjithe gurbet, edhe ska puntor mó!" 

Interesant, mu duke i sinqerite, por edhe i arsyeshim ne racionalizimin e ketij fenomeni, aq me teper kur e tha ne kontekstin e bisedes, e qe ishte, se kriza dhe deshtimet qe na ndodhin ne shoqeri, vijne si pasoj e abuzimeve dhe keqperdorimeve qe bejm neve vete, "e pastaj Zoti na sprovon!", eh, po.


8/23/2022

drakaris

House of the Dragon eshte seriali me i ri ne HBO! Deri tani thuajse asgje nuk di per kete serial, pervec qe kam degju qe prap eshte i involvuar George RR Martin, e di se ngjarja eshte e vendosur ne Westeros, ne periudhen para ngjarjeve qe ndodhnin ne serialin Game of Thrones.

Te djelen mbrema ishte premiera e epizodit te pare te sezonit te pare. E kuptova qe ky sezon do te kete 10 epizode. Me shume gjase formati dhe stili i regjise do te jete i ngjshem me Game of Thrones, pashmangeshem do te kete shume CGI (imazhe te gjeneruara me kompjuter) sepse aty do te jene dragojte dhe shumcka do te jete ne stilin epic fantasy sepse bota ku zhvillohet ngjarja eshte e imagjinuar.

Game of Thrones i ndoqa te t'tete sezonat, me kujtohet gjithe ai debate mbi ringjallen e John Snow, gjitha ato teori "i biri i kujt eshte ai!?", e sa e sa hipoteze, variante dhe interpretine ne fund te njerit sezon dhe para sezonit tjeter mbi ate se si do te rjedh storja me tutje.

Me kuntohet deshprimi te fansat, mbi ate se si perfundoj e gjitha ajo sage e lojrave dhe intrigave politike, tradhetive dhe dashurise se ndaluar e sa e sa "lojrave" qe impononin dilemen se kush do te perfundoj tek froni!?

Ndoshta kjo qe do te ndodhe tek ke serial House of the Dragon, qe me siguri do te ndjek Familjen Targerien zotruesit e Dragojve, prinderit e Dernaris, dhe origjinen e fjales Drakaris, si thirrje urdheruese Dragojve qe ta kallin krejt.

Eh, tani do filloj ta shikoj epizodin e pare e ndoshta ne te ardhmen do ti rikthehem qe te shkruaj per pershtypjet e ndoshta shume cka tjeter, si zakonisht.

8/22/2022

pershtypje

Pas dorheqejes se Ziadin Seles, shumica me inercion presin qe Kryetar i ardheshem i ASH te jete Arben Taravari. Arsyet jane te shumta per kete pritshmeri, gjithsesi kur merren gjithe rrethanat para syshe ne blokun opozitar shqiptar e ne vecanti faktin qe z. Taravari eshte i vetmi politikan qe ka legjitimitet real elektoral, pas zgjedhjeve lokale te vitit 2021 dhe aktivizmin opozitar qe bene si neneKryetar i ASH.  

Por, une kam nje pershtypje, qe z. Taravari do te bej cmos qe mos jete ai Kryetar i Partise! Arsyja eshte e thjeshte, "mesazhi qe doli nga zgjedhjet e fundit ne Tetove", ai besoj se dine ta lexoj drejt situaten, me se paku faktin qe "rritje nuk do te kete", dhe kjo me automatizem do te nenkuptonte ASH nuk mund te dale e para me zgjedhet e radhes, me shume rezik, as mos te dale e dyta, dhe kjo per nje njeri intelegjent po edhe me ego, por pa shume kreativitet dhe vizion politik, do te nenkuptonte rezik serioz, qe nga nje fitues te perfundoj ne nje humbes jo vetem i zgjedhjeve por edhe nga politika te dale si i tille, qe e besoj thelle se ai e dine kete mundesi edhe nuk do ta lejoj kete.

Nje rezik serioz, sepse pas zgjedhjeve kur dikush humbe zgjedhjet humbe edhe shoket, kur humbe shoket humbe edhe shumcka tjeter, por per fate z.Taravari eshte mjek i mire, qe e dine edhe ai vete, keshtu qe nuk do ta humb mundesin qe prej politikes te dal si mjek i mire e jo si politikan humbes.

Pra nga kjo piKpamje, z. Taravari do te shqyrtoj mire mundesin, me aq sa eshte politikan qe te bej cmos qe mos perfundoj Kryetar i Partise.

E nenvizoj kete piKpamje para kohe me qellim qe te kemi nje motive shtese qe  ti rikthehemi kesaj teme kur do te ndodhe procesi i zgjedhjes se Kryetarit, atehere kur do ta kemi me lehte ta konstojm nese e kishim me vend ose jo!?

8/21/2022

dorheqeja

Doreheqja e Ziadin Seles nga pozicioni Kryetar i Partise, Aleanca per Shqiptaret, eshte nje e arritue shume e madhe per demokracine e vendit dhe per votuesin shqiptare ne pergjithesi, e ne vecanti per antarin, simpatizantin dhe aktivistin e kesaj partije.

Kur u zgjodh Ziadin Sela Kryetar, edhe ateher shkruajta ne tekst ku me shume gjase ironizoja dhe kritikoja imponinin dhe pastaj zgjedhjen e Ziadinit, dhe me sa me kujtohet terhiqja verejtjen per "margjinalizimin" e aktivistit dhe rinise ne pergjithesi. Ky tekst eshte akom aty diku, keshtu qe nuk do te ndalesha ne detale.

Ishte asokohe shume evidente dhe dje u vertetua se "ska hajr" me qendrimin e tyre akoma ne skenen politike. Dje ne Tetove moren goditjen e fundit dhe u delegjitimua Ziadini si subjekt por jo vetem "Zijadini"!

Per Zijadinin kjo ishte karma dhe askush tjeter me mire se TETOVA-ret nuk mund ta bente ate. Zijadini deri sa qendroj ne seken nuk la kend pa ofenduar! U talla me Menduhin, me kujtohet kur tallej me Bilall Kasamin, kur e quante "Billi", tallej me gjitha ata akrivist tetobar qe u ngriten te kerkojn ndryshime ne parti duke ofruar veten me kapacitet te plote qe te angazhohen politikisht, por jo, ai deshironte te jete Kryetar, epo oni!!!

Por prap e them, Zijadini nuk ishte i vetem qe u godit, u goditene edhe strukturat tjera, u deshmua se nuk kalon asnje manipulim dhe u vertetua ajo qe ne gropen e Pollogut perdoret me vite si arsyetim kur dikush nuk deshiron te miqasohet me ndonje familje, te marr apo te jep vajz nga nje familje, kur thot, "...per maxhup e kisha dhone, atij jo"! Dhe kjo u vertetua dje, ai shkon edhe voton edhe dikend qe ndoshta eshte anonim, irelevan, i pa potencial, ama ty nuk te voton mo, JO, se e kengerdit.

8/20/2022

multitasking

Kot, nje backstage per organizimin e nje itenerari ditore i zakonshem. Pervec rutinave te kryerjes te obligimeve ditore me sabah dhe perpjekjeve qe te pushohet mjaftueshen me gjume, pjesa tjeter e organizimit zhvillohet konform obligimeve te ngelura nga dita paraprake.

Zakonisht, prioritet i jepet punes apo atij projekti qe eshte ne rrjedhe, varsisht kohes apo periudhes kur eshte projekti rrjedhes nese jemi ne pushime sic aktualisht nodhen. Ne te kunderte prioritet ka profesionale qe kryesisht konsiston ne faktin qe te jeme mire i informuar me trendet dhe informatat e nevojshne, si dhe keyerjen e obligimeve administartive qe me rrjedhin nga detyra.

Pastaj e dyta por jo per nga rendesia prioritet kane obligimet familjare, qe kane te bejn me gjithe ate qe garanton sigurin dhe mireqenjen elementare per gjithe ata qe jane ne rrethin e asaj qe une e konsideroj vlere me e shyrejt e imja.

Kjo qe bej koheve te fundit, shkrimi i teksteve per blogun piKpamje me tempon e paracaktuar, nje tekst per cdo dite, tani me eshte shendruar nje detyre qe duhet ti perkushtohet minimum prej 30 minuta deri ne nje ore.

Pastaj po ashtu shume e rendeshishme eshte organizimi dhe mbajtja e tempos te leximit, po kjo n'varet nga prioritet tjera, si dhe qendrimi ne rejedha me akrivitet sportive dhe rekreative, qe ndodhe qe at hoc te behen prioritet i prioriteteve, duke deshiruar qe kjo te ndodhe me shpesh.

Pra gjithe keto jane thuajse pika qe konstant jane ne ate qe quhet bucket list por jo vetem, ka edhe tjera objektiva qe nderlidhen me aktivitetet politike, humanitare dhe aktivizmin ne rrjetet sociale. Kjo eshte pak impenjative por fale Zotit nuk mungon energjia, vullneti dhe kreativiteti.

8/19/2022

me cdo respekt a!?

Haj edhe kete muhabet mos e ló noksan. Duke mos dasht direkt ta nderlidhi muhabetin me temen e djeshme, per respektin qe e meriton cdo kush, prap se prap do me duhet te vecoj nje kategori njerzish qe dukshem e mbivlersojn veten.

Nuk e perjashtoj mundesin qe dikush edhe mund te kete vlera mbi mesataren e njeriut te zakonshem, por nuk e kam fjalen per kete grup, por per ata qe perdorin instrumente te ndryshme per ti theksuar vlerat e tyre.

Perdorin arogancen, insinuaten, here here shpifjen, viktimizimin, ofendimin dhe vegla tjera qe tjetrin ta bejn te ndjehet inferior, vetem dhe vetem veprimi i tyre te duket apo vjene ne shprehje kundrejt bashkebiseduesit.

Kjo kategori e njerezve realisht eshte nje sprove per njerzit e arsyeshem, sepse, ata e kuptojn drejt sjelljen e kategorise ne fjale, e kuptojn edhe problemin e tyre, por ama sfidohe bajagi qe mos perfundoj ne te njejten kategori nese ua kthen me menyren e njejt, qe ne fakt duhet!

Vetem per ilistrim do sjell nje pervoj banale por reale. Me nje rast ne vizit na vjen nje peroson-e, e cila une nuk e di cfar vlerash ká, me te cilen nuk ishim takuar moti, eshte me e re se une, dhe kur e njeta zbriti nga vetura me targa te "huja" une isha duke punuar ne rruge i veshur per pune, i plunosur, me pà dhe me tha me nje shikim snobi, qe besoj, edhe aristokratet me tradite te Frances nuk mund ti afroheshin, tha: "a Selami je ti!!!!!!!!!!?", ... thash "po!", ashtu i komplesksuar po ne te njejten kohe mund te them nga distanca edhe i prekur ne seder!

Ky moment me zgjoj shume aso kohe, qe kete kategori duhet me e injoru, jo ne te vertet qe te komplekson ama me shume gjase rezikon ne cdo moment ti çojsh ka kane dale. Me cdo respekt, a!?

8/18/2022

respekt

Nje pershtypje qe me manifestohet kohe pas kohe eshte se: "njohi pak njerez" apo "nuk njohi shume njerez" ose " aspak nuk njohi njerezit"!

Kjo me krijon ate ndjenjen se po humbi kontaktin me realitetin, se mos vall po krijoj iluzion ne vete se bota qe njohi une vete, eshte shume e vogel dhe se dal ngadal rezikoj qe botkuptimet ti krijoj mbi boten me perceptimin e botes qe njohi dhe jo mbi realitetin qe me rrethon!?

Pra e gjith kjo eshte nje dileme, qe kryesisht me shfaqet kur takoj njerez qe jetojn rreth e rrotull neve por qe rezulton se nuk i njohi apo nuk i kam verejtur me heret edhe pse tane kohen kane qene aty diku.

Kjo realisht nuk eshte ndjenje e mire por nga ana tjeter tek une shkakton efekt te mire sepse me stimulon te mendoj edhe ne kete menyre dhe se me bene realisht i kujdeseshem ndaj gjith te tjereve dhe kritik ndaj vetes per mos kujdesin, apo, rujna Zot mendjemadhesin eventuale.

Do te doja ne kete drejtim te jeme ne nivelin e detyres, do te isha shume i kenaqur qe gjithesecilit ti shprehi respektin qe e meriton, pavarsisht raporteve dhe komunikimit nderpersonal. 

8/17/2022

paralel univers

Me e bo nje rezime te hiking trip-it qe sot e beme ne bjeshken e Verbgjanit, ndoshta edhe nuk do te ishte interesant nese vetem pershkruhej rutina e ecjes, ngjitjes apo zbritjes, prej katudni drejt Qafes, deri te Kroj Loçit, pastaj drejt Vorrit Osmonit e te Guri i Flamurit, apo zbritjes per te Livadhi Bibes, Kroj Halilit e prap per ne katund, me e bo kete pershkrim, shumices edhe nuk do ti dukej interesant, besoj!

Po me e pershkrujt momentin e reflektimit ne vete per ato vise, kesaj radhe jo me kujtimet e femirise por me reflektim mbi mesjeten, kohen e Skenderbeut, kjo besoj te ishte interesant. Pra reflektim per mundesin e madhe te kalerimit te vet Skenderbeut ne ato bjeshke e ato rafshnalta, qoft gjate kthimit te atij ne tokat shqiptare aty nga viti 1443 apo me vone ne betejat qe jane zhvilliar ne Shqiperin lindore, konkrerisht ne anen e Dibres.

Rafshnalta qe sot neve e njohim si "Guri i Flamurit" e qe eshte emertim i ri, ne vije ajrore nuk eshte larg Peshkopise qe ndahet nga mali Deshat. Me shume probabilitet ne kontekstin apo distancen kohore kjo ane ka qene nje, dhe si e tille ka qene pjes perberse e Mbreterise se Skenderbeut.

Gjate ngjitjes, reflektoja per tiparet e banoreve te kesaj ane, karateristikat fizike, per vecorit etno-psikologjike, per aspektin antropologjik te organizimit te jetes shoqerore e te tjera qasje, pa subjektivizem, me rezultoj qe shumcka eshte autentike e autoktone, dhe me shume gjase eshte tipike shqiptare qe mund te merret si reference per ta kuptuar edhe mentalitetin edhe kontekstin e shqiptarit te kohes se Skenderbeut.

Tani edhe pse kjo hipoteze dhe pse si e till mund te duket si egzagjerim, ne momentet e nje reflektimi te relaksuar, pa ngarkesa akademike dhe vullnet te lire, edhe pse me mundesin e madhe te ndikimkt subjektiv, fillon te te duket hipotez e paranueshme, dhe ne situate edhe e mundeshme qe te ndahet me ju!

Pra nje reflektim serioz me plot imagjinat per pak qaste te barten ne kohe dhe fillon, si ne filmat e hollywoodit, te shikojsh kalores, fillon e degjon hingellima te kuajve, rrotullohesh e kerkon Skenderbeun, e kerkon, e kerkon edhe kur nuk e sheh dot dhe ashtu sic nxihet beteja, e kupton se Skenderbeu je vet!

8/16/2022

hamallek

Sot per kuriozitet, pa ndonje nevoj specifike shkova ne treg qe organizohet tani me tradicionalisht ditene e Marte, dite pazari, ne Gostivar.

Para se te filloj te shkruaj, me erdhi ndermend spontanisht pyejtja, prej kur sakte ka filluar qe Dita e Marte te jete dite pazari ne Gostivar!? Sepse une saktesisht nuk e di, por e di se eshte prej kur mbaj mend, perafersisht prej para vitit 1978.

Pra te kthehem tek ideja baze, isha ne pazar dhe pash cka nuk pashe aty, si cdo pazar tjeterkund ndoshta, por ajo qe me beri pershtupje ishte qe, sikur diku e kisha harruar ne mendje, ishte ajo qe e pash se edhe sot e kesaj dite egzistojn "hamallat"!!!

Jo qe u befasova, apo se "nuk e dija" po ka nje kohe qe nuk e vereja apo nuk e perceptoja. Por sot ndodhi ndryshe, qellova pran ne nje moment kur nje cift qe blente speca po bente pazar me hamallin qe me kolic ti baj paqetat me speca deri diku. U kerkoj 50 denar, mu duke per cudi pak, pavarsisht se nuk e dija destinacionin. Zotnija nxori e i dha 100 denar, dhe i tha "mbaje kusurin, per rrugen qe de bejsh kur do kthehesh", ishte nje shaka, alibi, per bujarin e atij!

Momenti zgjati hic me shume se nje minute, por une e kujtova me gjate. Kujtova sic qe e thash, hamallekun, dikur dhe sot, qe besoj pak dallim ka, kujtova hamallin, ia kujtova hallin hamallit, por ia admirova synimin e hallallit edhe hamallit, e kujtova edhe bujarin e zotnijes dhe gjith me beri te reflektoj ne vete, me nje konstatin te thjesht, "gjithmon keshtu ka qene" dikush ne njeren ane dikush ne anen tjeter. 

Kush pse perfundon ne njeren ane apo tjeren, nuk besoj se eshte vec pasoj e "vendimeve dhe veprimeve" te individit, besoj se eshte dicka pertej, qe nuk do doja ta flas pa konpetenc, ne vecanti dilemen si eshte me mire sot te njihesh, a per hamallek a per zotnillek!?

8/15/2022

entuziast

Ndjek kohe pas kohe disa entuziast qe sot po prezentojn aktivitetin e tyre ne rrjetet sociale dhe ne vecanti ne you tube. Individ me afinitete te ndryshme, me aftesi dhe motive te ndryshme por te gjithe entuziast dhe te dedikuar ne realizinim e objektivave te tyre.

Disa jane avanturist qe po regjistrojn aktivitetet e tyre si hiker's apo traveler's. Te cilet vizitojn vende te ndryshme zakonisht solo. Me program dhe qellim qe ato vende mos jene te zakonshem por te jene atraktive dhe rrall te vizitueshem, thesht per qellim origjinaliteti dhe karkteristika autentike.

Nje kategori tjeter jane ata qe bejn udhetime si biker's. Zakonisht me rrugetime te gjata dhe me udhetime ne me shume se nje shtet dhe per nje kohe me te gjate vetem me biciklet dhe paisje elementare per mbijetese.

Pastaj me rradhe vine kategoria e maker's. Entuziast qe talentin e tyre e manifestojn ne zanate te ndryshme. Zakonisht ne puntorit e ture realizojn punime ku vjen ne shprehje kreativiteti, shkathtesija, pretciziteti dhe dedikimi qe ne fund te sjellin peodukt unik, estetetik dhe mbi te gjitha profesional.

Nje kategori tjeter jane entuziaste qe jetojn off grid, te cilet me familjet e tyre po perpiqen te organizojn nje jete qe do tu mundesoj te jene te pavarur nga furnizime komerciale, dhe te vete mjaftohen nga furinzimet qe do sigurojn nga jeta e farmerit, blegtorit apo bujkut, duke regjistruar perditeshemrin dhe duke e publikuar ne youtube.

Entuziastet qe zakonisht organizojn projekte afatgjate vetem per qellim qe te kene te regjistrojm aktivitetin dhe ta publikojn ne youtube dhe te bejen rolin aktiv te youtub-erit, nga ku edhe perfitojn matrialosh. Keta jane nje kategori mikse, ku ne mesin e tyre ka nga ata qe me kreativitetin dhe talentin e tyre publikon permbajtej qe eshte e kendeshme per ta ndjekur dhe nga ku munde te mesohen gjera interesante.

Me sigur ka edhe shume kategori, por keto ishin disa qe kohe pas kohe i ndejk. Disa me regullisht e disa me rralle. Disa qe ia vlen edhe ti pergezojsh per aftesit, dedikimin dhe profesionalizmin e disa tjere me pak pershkak se edhe me rralle jane aktiv. Po mbi te gjitha shumica qe meritojn respekt per entuziazmi dhe talentin.



8/14/2022

hallall

Familja eshte dicka e vlefshme, kete besoj e dine shumekush. Kete e dine ai qe ka nje familje te plote por fatekeqesisht e di me siguri shume me shume vleren e familjes ai qe i mungone ajo.

Kur e mendon natyrshmerin e evuluimit te njerzise, pa shmangshen e konstaton se ajo vetem mund te kete ndodhur nepermjet te familjes.

Neve kemi nje familje te mrekullueshme. Besoj se eshte e tille vetem fal faktit se eshte e rritur hallall. Nga prind hallall, me femije hallall dhe me nipni dhe mbesa hallall, insha'Allah!

Sonte patem eventin e synetimit te nipit tona te mrekullueshem. Çun e gjyse, per ManshaAllah, Rejani trim, intelegjente, i guximshem, i hareshem, burim i energjise pozitive, te ploteson kur e ke prane, edhe sonte e vertetoj ate.

Nje aheng solem, me miqe dhe dashamire, i plote por modest ne organizim, ama shume i kendshem me prezencen e mysafireve. Pa zhurme instrumentesh te coroditura por nen melodite e kengeve qytetare ne sfond dhe bisedave miqesore ne mes mysafireve, me nje darke solemne, me pije dhe haje hallall, dhe per fund me disponim familjar, perfunduam dhe vertetuam vleren e familjes, miqeve dhe dashamireve.

Allahu na rujt nga syri i keq, neve dhe te gjithe njerezit besnik, te sinqert dhe dashamir te njeri tjetrit, dashamire te hakut, te vleres dhe familjes. Amin.


8/13/2022

vendeta

Para disa diteve njera nga macet qe qe rrotullohet rreth shtepijes mungoj qe nuk ishte e zakonshme. Por nuk me beri shume pershtypje ne fillim derisa femijet erdhen dhe me njoftuan se eshte "atje maca" dhe se "nuk eshte mir"!!!

Si qe isha duke punuar, e lash punen dhe me nixtim shkove deri tek vendi ku ishte maceja! Kur e pásh, prej larg verehej se eshte e lenduar, i shqetsuar nxitova, por me kujdes iu afrova ta inspektoj gjendjen! Iu afrova, ia zgjata doren ta lemoj, nuk reagoj, nuk trishtoj qe ishte me e rendesishme. E mora ne dore, e verejta se ka lendime trupore ne disa vende, dhe me kujdes e solla ne shtepi. Mendova cka te bej, si ta trajtoj, por verehej qarte se maces lendimet trupore aspak nuk i kane rendesi, ishte ne munges totale, nese mund ta interpretoh pershtypjen qe pata, po verehej nje stres, zhgenjim, disfat, terhekje!

U munduam ta ushqejm, nuk hante, nuk pinte. Ndejt edhe pak, u terhoq, tek disa gjethe dhe qendroj gjith pas dreken aty!

Diku pas dreke, femijet erdhen me alarmin se njera nga macet e vogla ishte shume e lenduar. Nxitova, kur e pash, maceja ishte shume teper e lenduar, ishte e çkyer, nje pjes te lekures e kishte te rrjepur, njerin vesh e kishte kafashuar, njeren kemb te thyer, gjendje pa shpres. 

E mora edhe kete mace, mund te them se u dorzova, ishte teper e demtuar, por cuditrisht edhe pse e vogel ajo nuk dorzohej. I sollem ushqim, edhe negri, piu uje por rrinte e terhekur, pushonte. Ishte mir kjo.

Femijet filluan te ndertojn skenare, cka mund te kishte ndodhur, une bashke me ata.

E para qe u permend ishte se i ka sulmuar ndonje qene, meqe ishin aq te demtuara dhe ishte e logjikshme per ta menduar, por mua gjendja e maces se madhe me bente te mendoj skenarin tjeter, skenarin se kane pas raste te ndonje perleshje ne mes "bandave" rivale dhe se macet tona kane pesuar disfat.

Se kjo eshte me e mundeshme, flet fakti se maceja e madhe per dy dite resht ndejt e terhekur, nen hijen e gjetheve, aq e zhgenjyer sa qe neve filluam te bindemi se do te m'cofe! 

Dhe per nje jave resht ajo pastaj mungoj, u bindem se ka ndodhur skenari me i keq. Maceja e vogel e lenduar per mrekulli u sherua, filloj te marr veten, lekura filloj ti rigjenerohet, kemben filloj ta leviz, vetem njeri vesh i mungon. 

Ne nderkoh filluam te ndertojm te gjithe skenaret e mundeshme te ngjarjes, me i logjikshmi ishte se, ne nje rast maceja e vogel ka qene e sulmuar, keto te medhat jane futur ne betej per ta shpetuar ate dhe se "betejn e kane humbur" keq ne terme macerore, por e kane shpetuar te voglen.

Nje dite prej diteve e hudha iden se maceja e madhe nuk ka cofur, dhe se ka shkuar te rekuperohet per te kthehet me e fort se me pare, ishte nje mendim ne ze, por qe sot u be realitet.

Sot para dreke femijet erdhen te me thirrin me plot entuziazem, "bá, edhi maca", une me vrap duke mos besuar, kur shkova, aty ishte, u gezova pa mas, u afrua, ishte e dobesuar, por besoj kish ardhur veten te "pershendetet", e ledhatova, i dham qumesht, piu, por menjeher u terhoq, dhe tani jam i sigurt se shkoj te kthehet me e fort, duke besuar tani me se do te vjen te marr hakun.

8/12/2022

maune 2

Dje e perfundova tekstin me nje pyetje retorike, "A avancuam neve, apo ata akoma jane mbrapa, ose anasjelltas!?" ... ne kontekstin e faktit se "diku ne gjermani akoma sikush llajej te Vardari", ndersa kjo praktik tani me ne Gostivar eshte ndaluar qe disa vite! Duke shtuar, se per ta kuptuar kete dileme, duhet me e filozofu.

Tani, une realisht besoj se nuk duhet edhe aq me e filozofu, sepse pak a shume eshte ashiqare, qe neve, fale Zotit kemi avancuar, kemi perjetuar nje progres, deri diku i kemi k'thy shpinen fukarallekut, elhamdulilah, dhe e gjithe kjo nuk duhet te jete e keqe, perkundrazi duhet te jete e mir, dhe duhet me nxjerim mesim prej ketyre kujtimeve po edhe prej mundesive te reja.

Kjo nga nje piKpamje do te nenkuptonte jo detyrimisht me u lajt te Vardari kur mund te kesh pishin ne obor, por as se si nuk do te duhet te te pengonte dicka ti me u lajt te Vardari nese do te deshiroje te bejsh ate edhe sot e kesaj dite, po edhe me gume traktori (me gungë), pse jo!?

Ama nga nje piKpamje tjeter, me behet gure te barku kur e kujtoj apo e mendoj se pse femijet tane nuk mund ta bejn te njejten, nuk kane vullnetin e njejt, frigohem mos valle nuk e kane lirine e njejte, hala me keq, mos Allah, neve ua privojm ate liri, duke infektuar ata me hilen dhe sherrin qe e njohim neve ne shoqeri apo akoma me trisht qe e shkaktojm neve ne shoqeri, dhe me pastaj, natyrshem te parit qe mbrojm nga ai sherr apo hile jane femijet tane!? Trishtuese kjo apo!?

Dhe tani prap per fund, e di hala pa nis, kjo do te ishte shqetsuese seriozisht, nese neve eko sistemin e zavendesojm me ego sistemin, i cili ego sistem si pasoj shkakton probleme artificiale, frige fiktive, pengesa qe realisht nuk egzistojn, dhe ska si ndryshme, e gjith puna ngushtohet me shume se sa e duhet, dhe kjo pastaj e gjitha definohet si injoranc, aroganc, prapmbeturi kundrejt nje progresi i cili duhet te jete i vazhdueshem dhe i natyrshem per nje shoqeri te shendosh, sic duhet te jemi neve!

Tani halis per fund. Po mir eshte deri sa mendojm edhe per kete ceshte, deri diku i pranojm edhe leshimet, reflektojm per ato, dhe nese ka nevoj japim llogari, clirohemi nga ngercet sociale dhe komplekset e tranzicionit, dhe pse jo nje dite kur te na shihni me maune te Vardari, dhe video ne story, rafting in Gostivar! ...yipiii!

8/11/2022

maune

Pash nje video, diku ne Gjermani, ne nje qyteze kalonte nje lume, mu duke i ngjajshem si Vardari qe kalon ne Gostivar. Ajo qe me beri pershtypje ishte fakti se njerzit hudheshin ne lume per tu freskuar. Keysisht aty verejta njerez te rritur.

Menjeher me solli ne kujtime ato skenat e te kaluares se afert kur edhe ne Gostivar buz lumit "behej plazhi", ku me qindra njerez rreziteshin, laheshin, dhe loznin lojra te ndryshme argetuese.

Neve si femije ate bote, me goma traktori, apo kamioni leshoheshim prej larte diku dhe shijonim lundrimin spontan qe na ofronin rrymat dhe valet e lumit.

Atmosfer qe ateher ndoshta edhe mund te ishte kaotike, edhe pse spontane, behej ndoshta nga nevoja imediate aq sa edhe nga pamundesija qe njeriu i zakonshem te bej pushime diku tjeter ne dete, por gjithsesi atmosfer origjinale qe shikuar sot nga distnaca duket edhe shume romantike perplot kujtime dhe nostalgji.

Pra kur e pash videon e permendur me larte, parashtrova edhe pyetje e natyrshme. A avancuam neve, apo ata akoma jane mbrapa, ose anasjelltas!? Per momemtin nuk mund ta theme thjesht, pa filozofu. Prandaj e lej me kaq.

8/10/2022

linija studio!

Me pak do te deshiroja te jap leksion gazetarie ketu, apo me sakt asnje shkrim ketu nuk do te doja te jete "leksion" i cfardo lloji apo forme, ketu po tentoj te pershkruaj piKpamje mbi apo per ceshtje te ndryshme, por kjo nuk eshte e re, apo!

Por, i intriguar nga ajo qe po lexoj diteve te fundit, ku kritikohet ashiqare "berja gazetari" nga disa individ, gazetare kryesisht maqedonas ndaj njerit prej gazetareve me aktive ne Maqedoni, Furkan Saliu, ku ashiqare po ndjehen tonet kritike, me tendenc urejtje pare se te kualifikohen si xhelozi profesionale apo smire individuale.

Per bindjen time, arsyja eshte e thjesht. Ata e "kritikojn" Furkanin sepse Ai vetem me nje kronik qe mund edhe te cilesohet, pse jo edhe banale, edhe jo profesionale, e arrine ate qe "ata" ne vete e logaritin sukses kariere. Furkani e bene atë, qe per gazetarin duhet te jete prioritet, e sjell lajmin tek publiku, apo ndonjeher brutalisht e sjell lajmin nudo tek publiku, me eskluzivitet, me informat, me prapasken, me sfide, me efekt, me pasoja, me guxim, me gadishmeri me te vertet, me saktesi edhe ndonjeher me leshim apo me edhe ndonje gabim.

Mbi te gjitha ata e kritikojn "Furkanin" sepse Ai, besoj, sepse Ai eshte nje djal i ri, i dishem, i guximshem, bene nje gazetari aktive, per nje publik per shume gjera konservativ, sic eshte publiku shqiptar, ai kritikon haptas edhe njerezit me te fuqishem te pushtetit, te politikes shqiptare ne pergjithesi, dhe asgje nuk i mungon, ai respektohet nga ata sic i respekton ai ata pa hemdje, duke ra dakord te dy palet per te miren e pergjithshme, qe flet per nje emancipim maramendes, nje avancim intelektual dhe qyteterues i nje shoqerije qe vazhdimisht shihet me shovinizem, pa kompromis, pa hile, pa sherre. Kjo i pengon "ata" qe e kritikojn "Furkanin", po mbi te gjitha atyre u pengon #FurKlani, atyre u pengon Klani, atyre u pengon Saliu, Aliu, Isejni, Xhaferri etj.

Ska si ndryshe, gazetaria nuk ka "brinja", del ne teren, me vetedije, me gadishmeri dhe guxim, personave publik, qe paguhen nga parat e qytetareve u kerkon informacion por edhe llogari nesa ka dyshim, pavarsisht, ku dhe kush eshte ai, por pa shpifur, drejt dhe objektivisht, i kerkon pergjigje dhe te njejtat ia percjell publikut, taksapaguesit, kaq e thjesht.



8/09/2022

battiscopa

Ai vendi ne dyshme posht tek muri, ku puçet dyshemeja me murin, ku godet fshisa gjate pastrimit te mureve ne italisht quhet battiscopa!

Sot pervec tjerave gjate realizimit te punimeve te nje pojekti qe eshte ongoing ishte radha te vendosen keto battiscopat, dhe natyrshem ne bisedes e siper duke i permendur me termin e huaj, lindi pyetja pse nuk e themi ne shqip!?

Ne menyre pasive e degjoja biseden por ne menyre aktive kerkoja pergjigjen. E para gje qe me shkoj ndermen ishte qe te kerkoj termin tek gjuha arkaike shqipe ne keto dialektet tona ne rrethine, por nuk me rezultoj, pastaj gjate fiskultures mendore qesha ne vete, thash, po cfar battiscopa be neve kemi pas ne te kaluaren e afert!? Jete plot fukarallek ku dyshemeja ka qene dhé i rrasët, pa mbules fare dhe mure guri qe vone dikur jane lyer me ndonje far balte me baze argjili qe eshte e njohur si botë.

Ku me e gjete termin shqip per batriskopën, e cfar na eshte dasht ai term neve, kur fshesa ka qene prej thuprave ku ne nje te vijatme ka gry dynjan po edhe ska lón send pa marre para veti.

Tash si na erdhi luksuzi, edhe na u mundesu salltanati, tash edhe nuk na duhet ky term, mirremi vesh, ndash batiskop, ndash llajsna, ndash shirita si te doni pa fshi mos e leni.

8/08/2022

lodraxhit

E pash sot, dikush kish postu nje foto muzikqnteve dhe te lodraxhive me nje kup ta parave mbi tavolin dhe mbi tupan, ku shihet qart se si ata po i gezohen fitimit te majm, sigurisht me merite duke i ra tupanit e duke i fry surles e duke i shku sekuj per qejfi.

Nuk do kisha dasht me shume te shkruj per meritat e lodraxhive. Ata e kane zanat, e kane sezone dhe si askush tjeter me plot vullnet e presin sezonin e dasmave.

Por disi jame xheloz ndaj atyr qe po i japin ato para. Po pyetem, cfar mindset-i kane, qe te eksajtohen deri ne ate shkalle qe te hudhin para lodraxhive, kengetareve, muzikanteve etj.

Cfar i motivon, cfar ndjejn, cfare perjetojn, cfar deftojne, cfar arrine, cfar synojne, cfar ksi e cfar asi!? Po cka edhe nese e martojn djalin, vazen, e bejn synet nipin!?

E kuptoj, mund ta imagjinoj se edhe mund dhe mir qe jane te gezuar, qofshin te lumtur perhere! Po te hudhin para pa mas, lodraxhive e surlaxhive, nuk e kuptoj!

Edhe pse ska nevoj ta kuptoj, madje nuk me intereson, sepse e thash vetem "jam xheloz" per qasjen, nonshalancën, "altrueizmin", gjymertllekun qe e manifestojn me "veper"!

Po edhe jam ne siklet ne te njejten kohe, se mos valle une nuk di te jeme qefli apo nuk jam as sevdali, se nuk ja di rendin zefkut apo ahengut, ndoshta jam koprac dhe shume ndoshta tjera. 

Keto pyetje retorike, mund te thuhet se me "shqetsojn" dhe me bejn te hamendem se si duhet me vepru me nje vend dhe nje kohe ku lodraxhiu ben me shume para se mesuesi, si!?

8/07/2022

msiti

Me nje rast, nje familje ka pas nijet me lyp nje vajze, nuse per djalin. I kan ra mbas, per fis e llagop, per nder e qibarllek, bashi i vajzez ka qene çika!

Edhe djalin per mashaAllah e kane pas. Puntor edhe fisnik, i ndershem e bujar, bashi i djalit. Jane mendu e jane kajlu, nje dost msit me çú!

Msiti, njeri besnik, dakordohet te shkoj te lyp doren e vajzes. Para se me shku te familja e vajzes, shkon te familja e djalit. Merret vesh me zotin e shtepise  ije dakord per cka me u zotu e per cka me u besatu dhe merre dhe niset.

Niset, por sa mbrri te porta, kthehet prap. Duke u kthy, zotini shpise e sheh, dhe befasohet, "çka u bo burr!?" e pyet. "A bon me mi dhon njá 500 euro!?", zoti i shpise i zón ngusht, por per mos me prish pune e nisur, merr edhe ia jep 500 euro!

Msiti, niset dhe shkon te shtepija e vazes. Si esnaf, burr besnik, lavdron familjen e djalit, garanton per nderin e vajzes, e bene hajrli fejesen dhe miqesin ne mes dy familjeve.

I kenaqur, e i rahatuar, nxiton tek familja e djalit, e çon myzhden, e jep lajmin e mire, me gezim edhe hare, me urime per miqesin e re, nxjer edhe ia kthen zotit t'shpise 500 eurot!

I befasuar zoti i shpis e pyet: "per cka tu deshten, pse mi lype, se me bene merak!?", miku ia kthen: "mos u ben merak, nuk mu deshten per asgje, por kur i kam 500 euro n'xhep, jam disi me i sigurte dhe kame me shume vetebesim!" ... duke ia shkel synin e majt dhe duke i ra shpines, me buzeqeshje ne ftyre per fund i urone, "ia pafshi hajrin nuses"!

8/06/2022

dahire

Gjithe keto muhabete, e rendit do te ishte te folim per konceptin e "muzikes", por kesaj radhe si koncept problematik! 

Shumica besoj jane ne dijeni qe ka qendrime qe muziken e trajton si problem shume serioz, duke e shpalle edhe haram, dhe ka qendrim qe muzika ne nje nivel edhe tolerohet dhe gjithesesi jane edhe ata per te cilet muzika nuk eshte hic problem.

Une kam pas rastin te degjoj shumicen e argumetet edhe te lexoj per shumicen e qendrimeve pro dhe kontra muzikes. Dicka me ka bindur e shumecka jo!

Argumenti me bizar qe e kam degjuar eshte se "instrumentet" jane vegla te shejtanit, edhe mu kete argument, apo fakt me se tepermi po e marre seriozisht.

Sado qe, per qellime te ndryshme po e neglizhojm kete fakt, dhe pashmangeshem po e degjojm (konsumojm) muziken, kjo per asgje nuk i humben nga pesha faktit se instrumentet muzikore jane vegla te shentanit dhe se "muzika" eshte nje produkt qe josh, apo nxit vesfesen dhe vesin, stimulon epshin, ndikon emocionin, shkakton kimi brenda dhe kapercen gardhine e asaj qe njeriut mund ta kontrolloj!

Duke pas parasysh interpretimin se djalli, dhe djajt, edhe pse konceptohen si qenje e dimensionit metafizik, fizikisht mund spjegohet se veprojn si manifestim energjije, vale apo vibracion qe de facto eshte ajo qe eshte muzika si rezultat i rahjes, rundje, apo goditjes te veglave muzikore.

Pra muzika, ne vecanti ajo qe sot eshte muzika eshte nje arme e rezikshme qe shoqerin, njerzine po e lajthit ngadal por sigurt drejt nje devijim qe thuajse eshte i pa rekuperueshem duke na zhytur ne nje mekat te madhe shpirteror dhe humbje te medha matriale per degjuesin naiv dhe profiterat sezonal dhe ata profesional qw mirren me muzike.

Nese jo tersisht, konsumi i muzike duhet reduktutuar seriozisht ne te gjitha nivelet, sidomos ky kosumi i bajatshem ne dasma dhe ahengje te ndryshme kur vetem po behet zhurme duke dhunuar veshet dhe shkatreuar zemrat.

8/05/2022

gjigant

Me nje shok nje dite e diskutonim çeshtjen e origjines se njerzise! Natyrisht si teist qasja ishte nga fakti se njeriu i pare eshte Ademi a.s., dhe kjo ishte piknisja.

I pari e solla informaten e bazuar ne hadith se "Ademi ka qene i gjate gjashtedhet brila" duke e plotesuar me informaten shtes se gjatesia e prej te brili deri tek dora eshte mesatarisht 40-50 cm, qe i bie me probabilitet se Ademi ka qene i gjate ditku mbi 25 metra, qe nxiti reagimin e pare habites mos them te dyshimit per kete probabilitet, tek bashkebiseduesi!

Natyrisht duke mos dashte te ngjalli debate te gjithe biseden e bazoja mbi ate se kjo eshte "nje teori" sado qofte qe ne perceptimit tone nga distanca kohore eshte e habiteshme. Dhe me kete qasje vazhdova duke shtuar "se kjo madje eshte e mundeshem", ne vecanti shikuar ne prizmin kohore dhe ate, duke parashtruar pyetjet dhe konstatimet hipotetike, se veten nje njeri gjigant do mund te "shetiste" boten, me gjase ne kembe, me nje jetegjatesi shume te madhe, solla shembullin e Nuhit a.s se "ka jetuar nje mije vjet pá pesedhjete", dhe si rrjedhoj te popullonte boten, duke shtuar teorine se toka dikur ka qene nje tersi dhe se si pasoj e levizjeve tektonike kemi fominin e kontineteve dhe krijimin e atyre qe quhen oqeane, dhe se kjo madje ndoshta akoma vazhdon, por se jetegjatesi e njeriut moder e ka te pamundeshme ta konstatoj ne kohen kur jeton.

Eshte e mundeshem qe njeriu i pare ka qene me permasa gjigante, se vetem ashty shpjehohet mundesia e ndertimit te megaliteve dhe arkitektures gjigante, minimum rasti i piramidave, dhe maksimum mbetjeve te "panjohura" qe gjinden gjithandej ne bote, e qe si referenc solla "popullin e Adit dhe Themudit, te permendur ne Kuranin Fisnik!

Pastaj nese pranohet teoria se shtazet e para kane qene gjigante, me gjase edhe bimet, ateher vetem ne proporcion te asaj medhesije njeriu ka mundure ti pershtatet ekosistemit ne kohen kur ka jetuar!?

Pra me nje qasje racionale dhe gjithmon hipotetike, mundesia qe gjerat te kene qene ndryshe nga ajo si qe i perceptojm sot eshte shume e madhe, dhe se ky "fakt" nuk do te ishte i nje rendesi te madhe nese do te ishte i "sakt" ose jo, ne qofte se nuk do ta pranonim faktin se ne fakte kjo "pamundesi" te konstatojm, verifikojm, te kuptojm, flet qarte per kufizimin tone si qenje, dhe se cfardo lloj arogance kundrejt Krijuesit te Gjithesise, Krijuesit te botrave, te Gjithedishmit, te Drejtit, te Urtite, i pavarsisht inorances dhe arogances tone si krijes e kufiziar, Ai ka Egzistuat, Egziston dhe do te Egzistoj Absolut, Nje i Vetem qe asgje nuk i ngjan Atij s.w.t.a!

8/04/2022

seriozisht!?

A mund te filozofoj njeri edhe kot e kot, po mund te filozofoj! Ja per shembull po verehet, ka ta kthejsh koken fenomeni i "mbi peshes" tek te gjitha kategorite apo gjeneratat e njerezve dhe gjinive"!

Logjikisht parashtrohet pyetja, vall a eshte e destinume, apo e dizajnueme qe njeri te "deformohet" ne nivelin qe e humb proporcionin qe anatomikisht e ka te dizajnuar ta kete fiziku i njeriut!? Vall a eshte normal, a eshte gabim, a eshte mundesi, a eshte sprove kjo "mundesi"!?

Pra, fakti qe po mundet fizikisht trupi te perjeton nje transformin, nje zgjerim, fryrje, zmadhin, derformim, thuajse pa kontrollueshem, eshte deshmi qe "po mundet" te ndodhe, eshte i parapergaditur me siguri per kete efekt, pa cka se eshte nje mundesi e rezikshme!?

Eh, tani fillon filozofimi. A eshte kjo mundesi "nje kurth", a eshte kjo mundesi nje dobesi, nje sprove!? A eshte kjo sprove nje nga sprovat serioze qe njeriu per cdo dite ballafaqohet, dhe per pasoj deshton ne kete sprove vazhdimisht, pershkak se po e toleron dhe pashmageshem e arsyeton kete deshtim.

A nuk eshte thene se "trupin e keni amanet", a nuk eshte thene, se ditene e dhenjes llogari, "gjymtyret do te folin"!? Po, kush e dine, e dine se kete e ka thene Krijuesi i njeriut vete, Ai perkujdesjen per "trupin amanet" rrjedhimisht e ka lene te trajtohet si ibadet. E pra, mos trajtimi si ibadet te keti "problemi" a i bie te jete nje "mosperfillje" serioze te nje obligimi serioz, aq sa pasojat jane serioze, dhe si efekt ansore edhe fatale!?

A i bie qe seriozisht jemi jo serioz ne trajtimin e keti fenomeni shume serioz! A i bie qe jo seriziteti seriozisht e perkufizon problemin serioz qe njerzia kete betej serioze ngadal por sume sigurt po e hume! Seriozisht!?

8/03/2022

hallkít

Sot kam bo nje trik (kurth), edhe pse rastesisht mos them me gabim, gjate ngjyrosjes se dhomes, apo t'lijtmes, me nje qosh, kend pa dashje bena nje devijim. Per nje moment u mendova ta permiresoj, por ne cast u ndala, me shkoj mendja te ajo thenja, "hallkit çellojn neper qoshe"!?

Thash me vete, bash do ta le kete "gabim" edhe bash do ta shoh kush do jete i pari qe do ta verej kete gabim!?

Me paramendim e kom lon aty, edhe tash i bie se kush do te me sugjeroj se ka "gabim" do jete prej ative hallkive qe çellojn neper qoshe!?

Une kete me njerezit qe kame pune nuk e besoj se mund te ndodhe, ama, po ndodhi, tani do kemi edhe argument qe nuk do ishte i hishem.

A eshte hile kjo, prej anes tone!? Po, eshte, ama kur kallzon, gjysma falet (çello mos!?), tani kush e lexon, e bo vaki e vjen mysafire, zor se e ngre kryt lart te shikoj nga qoshet!

8/02/2022

kackm

Dyshi i Gushtit 1944, ketu ne Maqedoni eshte dite feste, dita qe shenon diten e fillimit te puneve te Keshillit Antifashist Kombetar per Cliriimin e Maqedonise, te mbajtu ne Manastirin "Prohor Pcinski". Per shtetin e Maqedonise nje dite e vecant, sepse me kete praktikisht edhe llogaritet themelimi i "shtetit" te Maqedonise, ne kuader te Federates se Jugosllavise.

Ne kontekst, me kete akt edhe fillon edhe zanafilla e "problemeve" qe Maqedonia po i trashigoj deri ne ditet e sodit. "Mos njohja e shtetit vetem si Maqedoni" nga Geqia, "Mosnjohja e Kishes se Maqedonase" nga Serbia, "Mos pranimi i egzistimit te gjuhes maqedonase" nga Bullgaria.

Pra me themelimin e Shtetit te Maqedonise ne vitin 1944 u legalizuan formalisht, juridikisht, nderkombetarisht, ne kuader te nje Federate, keto ceshtje te permendura me larte dhe ne proces edhe me kalimin e kohes, bene histori te nje shteti i cili sot po kremton 78 vjetorin!

Nje shtete i cili shpalli pavarsi ne vitin 1991 me 8 Shator dhe filloj sagen e aktualizimit te
problemeve qe karakterizuan dy dekadat e fundit dhe po vazhdojn akoma.

Nje shtet qe keto ceshtje do ta shoqerojn si hije deri sa te egzistoj sepse trajtimi i ketyre problemeve behet shume subjektivisht dhe me frustrim i cili per pasoj shkarkohet veten ndaj shqiptareve, qe realisht Maqedonise nuk i kane "njohe" asnje probleme, thjesht per faktine qe "Maqedonia e Veriut" jeme né, ndersa keto ceshtej problematike duhet ti trajtojn anet e Pirinit dhe Egjeut!

Kjo pak eshte ironike, por thjesht, edhe perskaj "historise" nese ky do te ishte qendrim i politik shqiptar ne Maqeoni sot, Apasievi do plaste koka, ose jo, ah, po edhe ai keshtu e sheh kete ceshtje, po ne menyren e vete, anti Severxhane!

8/01/2022

incognito

Sa u ula, duke u bo gati keep note per te fillu te shkruaj postin, dhe duke procesu idejat qe te nxjer nje inspirim per temen e sotme, e shof, kamarieri nuk me verejti se isha ulur, ne fakt u "befasu" kur me pá, ... qeshem te dy!

"Kafè"!? - "Kafe"!!! ...i thash! Me buzeqeshje, shkoj! Tash me vete: "...jom bó inventar i lokalit, prandaj nuk me verejti ky djali!!? vazhdova te mendoj, mir o puna, keshtu ia vlene, kjo ne definicion do te nenkuptonte te jeshe incognito, i pa verejteshem, jo interesant, irelevant.

Per nje moment fillova ta bindi vetem se keshtu eshte me mire, nese realisht ne veprim dedikimi eshte me nijet te paster dhe objektiv te drejt, edhe mund ta them se keshtu duhet te jete.

Por, natyrshem kur mundon ta ballansojsh mendimin me contra weight (peshë) e kupton, se, po cka!? Mendon se dikujt vone i bohet se ti nuk je aty, se mungon!? Mendon se gajle e ka!? Si ashtu, ashtu, ai do te thirre kur do kete nevoj, edhe pse ti do te jeshte incognito akoma, ai do vjen edhe ne shpí te gjej, edhe sic vjen inkasanti, do te vjen t't kasiras, t't ta marr haracin e t'mires qe ta ka bó (rujna Zot) ndonjehere!

Ama kot bè prap, ai qe udhehiqet nga epshi, nga deshirat, apo nga deshira te ndikoj te tjerit, ai kurdo-kurdo do te zhgenjehet sepse eshte e pa mundur te kontrollojsh cdo gje, per dallim nga ai qe plotsohet me vetveten dhe kontrollon epshin edhe egon, ai plotsohet ne cdo moment, me pak, me shume, me mjaft, plotsohet me nje shkrim modest, kenaqet me faktin qe ti e ke lexuar kete tekst, qeshen me kuriozitetin kur ti pyeten "ka e din!?, e kenaqen buzqeshja jote qe tani e ke ne fytyre! 

... me erdhi kafeja!




FLAMURI