12/31/2022

viti

Nje direktor eshte taku me njeri nga puntoret edhe ne bised e siper i tregon se per naten e vitit te ri ka rezevuar tavolin edhe dhome nje njerin nga hotelet ne Venecí! Pas pak e pyet puntorin "ju ku do ta kaloni naten e hareshme te ndrrimit te motmoteve"!? Puntori i thot: "Ne shtepi, zotri"! Direktori ashtu modest duke i rrjedh mend't ia kthen: "Sa mire!!!!" Edhe duke e kruajte koken puntori, pershendet edhe niset ne shtepi ne gjirin e ngushte familijare.
***
Ju uroj nje nate te mire, 
Per kete vite 2022 e mbyllim me lutje!

Allahu na mbajt gjithmon nen meshiren e pa fund te Atij! Na beft neve nga ata qe do te bejm sjellje ashtu si Ai eshte i pajtuar! 

Na mundesoft te jemi te dobishem per ata qe do te duhet te jemi neve sebep, qe atyre tu behet mire, InshaAllah!

Sa te jemi gjalle vetem hajri te jete synim, e suksesi te jete mbarim! Keto qe sonte do te píne apo do ti afrohe donje harami, le te ngjajne sebepe qe ata te largohen nga punet e veprat e liga sejeta pas kesaj nate! U befshin te hajrit per vete e per gjithe te tjeret! Kush do marre guximin te bej ndonje urime sonte, nese e ka te sinqerte iu befte lutje e pranuar e te gjithe iluzionet e vujtjet tjere iu qofshin te fundit e te haruara. Amin!

Nese do jemi mire me shendet shihemi e lexohemi ne raste tjera! 

12/30/2022

paf-puf

A t'kujtohet ai momenti kur telefonin e ke n'dore, a k'ho t'kapen panika "ku e kom lón telefonin"!? ... edhe fillon e i prapton xhepat, paf-puf, edhe me nfund e kapen se je tallashit, kot bon panik!

Keshtu momente na kane ndodhe edhe me çelsat, me syzet, me digitronin e televizorit! Me e forta, kur te ndodhen me ksulen, kur fillon te bejsh pirueta, "ku e kom lon ksulen"!? Bile fillon e bohesh nervoz, "... mo ma ka fsheh dikush!?"

Apo, kur je sherret, nese te ndodhe me opalaçin, tu e pas ndor opalaçin, fillont te dyshojsh "mos e lash n'kafe", "mos ma ka marr dikush, ...se filani i mbledh opalaçat, ...e ka zanat"!

Ose ai momenti, kur mendon se e ke harru telefonin, edhe merr e thirren shokun qe ke ndejt pak me pare, edhe thirren, e pyeten: "shif be mos e kom lon telefonin aty ki ishim" ... a k'ho ai, shoku bunitet, "pse be lune!?" Ti fillon e bon bie, "nuk be halis e kom!?" E ai, shoku ta kthen, "mir be, me çish m'fkaten!!!? ...o tup!??

Edhe kur fillon te bindesh ne moment se e ke rá te shtosi i t'hallakatmes, atehere, zhytesh me te dy kembet n'lloç, edhe fillon e rrene, thu: "nuk be lujsha, ...prank t'bonat"!

Edhe ai shoku prej te ana tjeter, ashtu du e ndal telefoni, pak para se ta truse t'kuqen, e ngjon si thot: "shko ibe n'* ...!!!!" ...tyyt, tyyt, tyyt!!!!

12/29/2022

peshperime

Shkoj te benziska, ora 6:00 ne sabah, pres, nuk del njeri, hy brenda, me nje qosh e shoh, njeri e falen sabahun! Dal, i gatshem te pres sa t'duhet, i lumtur per pamjen qe pash, i entuziazmuar, me sabah!

Marr rrugen per ku isha nis me shku, terr, moment i mire me peshperit te vertete absolute, "la ilaha illallah, allahu akbar, allahu akbar ua lillahil hamd!, I bindur se Nuk ka Zot tjeter pos Allahut, Allahu eshte me i Madhi, Ai eshte i Madhenishmi vetem Atij i takon faleminderimi!

Me shkoj ndemen thenja, Allahu e mban kete bote akoma, ndoshta edhe vetem per nje njeri qe vazhdon te jete adhurues i Tije i perkushtuar! E, cka mos tjeter me rrotullohet ne koke! Por mbi te gjitha me kaplon bindja me konstatimin se i plot fuqiqshem, i gjithe meshirshem eshte Allahu qe panderpre bene furnizimin tone edhe perskaj neglizhences tone qe te manifestojm mjaftueshem faleminderrimin me adhurim ndaj Atij! 

Sa e sa here, gjindemi ne situat ku dikush para syve tane mohon me fjale e veper meriten e te Plotfusiqshmit e neve nuk bejm asgje!? Jo se duhet te bejm dicka ndaj mohuesve, nuk e di nese ia vlen, nuk e di nese mund te bejm dicka ndaj atyre, por ama, a bejm mjaftueshem qe te shtojm ose te manifestojm adhurimin e merituar ndaj Allahut nga ana jone!?

Nje dilem e mire kjo qe intimisht duhet me i dhene pergjigje konkrete dhe sa me te sakte, sepse kjo bote, me neve, pa neve do egzistoj edhe aq sa ka ngele, por jo noshta permeriten tone, a nga ana tjeter naiviteti yne na bene qe te mendojm se bota "rrotullohet reth neve" ...ruajna Zote!

12/28/2022

ksenofan

I thom vetes, "sa pa lidhje ndonjeher shkruj" deshmon ky shkrim qe sa po e folloj! Kur, burri botes merr e shkrune ne momentin kur merr pause gjate punes qe bene! I thu vetes, de shkruajsh, do shkretish denise! Po nuk e ke sefte, shkruj!!

Duke punu, duke bajt thas, me shkoj ndemend ajo qe e lexova mbrem nga Kujtimet e Ksenofanit per Sokratin! Pervec tjerave, Ksenofanj, duke u munduar te sjell kujtime nga procesi ndaj Sokratit kur e akuzonte Paria Athimase. Ne liber, Ksenofana vendosej ne rolin e naratorit, duke vendosur ne pikpyetjet qendrimet e Sokratit, ne stilin "a do ta kishte thene Sokrati keshtu" ose "vall Sokrati nuk e mendonte keshtu" ose "nuk mund te mendohet keshtu, nese e tha Sokrati keshtu" e te tjera hipoteza, por, as nuk nguronte ta shpreh se si e ka thene Sokrati.

Ajo qe e nenvizova dhe duke punuar reflektoja ishte kur Ksenofani thot (parafrazoj): "... nese Sokrati ishte kunder qe udheheqesit te zgjidhen me kokra (vota) groshe, nga ana tjeter, te gjithe neve jemi kunder qe ne ate menyre te zgjedhim, mjeshtrin e murit, puntorin e krahut, apo cka do qe ka te bej me nevojat tona, ...pse ateher ne kete menyre te zgjedhim ata qe ná udheheqin neve!? Kjo Sokratin nuk e bene me ndryshe se te gjithe te tjetre!"!

Edhe verte, e mendon njeri! Kur angazhon nje strujaxhi, ia vendon listet dhe kerkesat, i ule pazarin, kur angazhon nje mjeshter ia vendon nje mije kushte, e keshtu me radhe! Kur e zgjedh udheheqesin qe na luan me ka krejt, ate e zgjedhe me vota, i jep pushtet, e ngre n'hava!

Edhe i njeti kthehet e te pyete ty me ne fund, "pse i parashtron keto pitje!?" Kush mendon se ije, "ti e prapton rinijën", i "prish rahatllekun parijes", ... e cka mos tjeter, vec pse atij i prishet rahatlleku, i ulet shani, i dalin brinjat!

12/27/2022

kandili

Udheheqesi i drjete! Nuk e di pse, madje, ndoshta e di pse, ... i pari qe me shkon ndermend kur permendet apo kur e permendim kete teme ne kontekst te udheheqesit te drjete, i pari qe me shkon ndermend eshte Omeri r.a., pastaj Omer Abdul Aziz r.a! 

Nenekuptohet kete pershtypje e kam dukshem te inluencuar nga leximi per keta udheheqes te kohes te hershme te besimtareve, por edhe nga leximet tjera qe natyrshem me kane imponuar krahasimin dhe me ate ardhej ne perfundim se ndoshta keta jane shembullimi i mire.

Nuk e mohoj qasjen subjektive, as mohoj mundesim qe ne histori te kete patur shembull ideal te udheheqesit te drejte, madje fort e besoj se kjo ka qene e mundeshme, pse jo, mendoj se edhe ne kohen tone ká udheheqes te drjete, te cilet pushtetin, autoritetin, e ushtrojn konform parimeve te cilet ngrihen mbi drejtesine!

Kam fillu here - here te dyshoj se udheheqes te drjete jane ata qe ndoshta me pake duken si te tille, apo anasjelltas, ata qe duken apo proklamojne drejtesi ndoshta jane me pak te tille, ndoshta!?

Por, por, ne kete kontekst tani me, me thell dyshoj qe shkak i "mungeses" te udheheqesit te drjte eshte padrejtesia qe neve shpesh ia bejm vetes e pastaj njeri tjetrit, e per pasoj zullumqartet na vin halut!?

Per mos me e tepru me insinuata, do te sjell dy shembull qe te argumentoj bindjen pse Omer Ibnu Hatabi r.a. eshte ne top liste. Shembulli i rrugetimit te Omerit r.a me shoqeruesin drjet Jeruzalemit diku nga viti 637, kur jane ndrru mes veti gjat shfrytezimit te kafshes (kale a gomar cfar ka qene!?)! Ku si rrjedhoj, kur hyne ne Jeruzalem, rradha ka qene qe mbi kalin te jete shoqeruesi, e Omeri ka ecur ne kembe pas refuzimit te insistimit te shoqeruesit qe Omeri te jete mbi kale si Emir el Muminin, me arsyetimin, se "jemi te barabart"! Gjenjenkete histori, eshte shume interesant.

Dhe rasti tjeter fascinues, kur per vizit i kane ardhe nje delegacion te Omer Abdul Azizit dhe pasi qe kane disktuar per ceshte te shtetit, kur fillon biseda per ceshtej private, Omer Abdul Azizi urdheron qe te kallen kandilat tjere e ata te kallurit te fiken. Kur dikush interesohet, se cfar ishte kjo manever, Omeri r.a jepe pergjigjen epike, shembullin e udheheqesit te drjte dhe thot: "...perderisa merreshim me qeshtjen e shtetit, shfrytezonim nga shteti per shtetin, tani kur filuam te merremi me çeshteje personale, do harxhojm nga e jona qe eshte personale!"

12/26/2022

AI

E shof keto dite me te madhe folet per avancimin e intelegjences artificiale. Shumica me te drejt, perfshire edhe veten, jane te fascinuar nga ky avancim, nga mundesia qe kete vlere ta kthejme ne astet te vyeshem per veprimin tone ne kohen moderne, qoft si vegel, qoft si mundesi.

E kam testuar ne disa raset, me disa metoda, qe realisht deshmohet qe behet fjale per dicka shume e forte, dicka ndaj te ciles nuk mund te ngelish indiferent, sepse deshmohet qarte ecuria "e cmendur" e itelegjences artificiale, apo sic eshte trendi, AI (artificial intelligence)

Mundesia maramendese qe te te jepen informata per te cilat ne rastin me te thjesht te kursehet shume kohe, mos flasim per mundesin qe te te jepen informata per te cilat si navigues i internetit masiv ndoshta edhe "nuk mund te gjindesh", edhe nje lehtesim i jashtezakonshem.

Por ama, besoj shume shpejt do te konstatojm se budallallekun njerzore i stimuluar nga vesfesja djallezore nuk do mund ta tejkaloj as AI, intelegjenca artificiale. Sepese origjinaliteti i injorances dhe neglizhimi i vlerave hyjnore, paradoksalisht do te na shpie ndoshta ne skenaret ugurzesa qe here pas here konstatohen se po ndodhin per cdo dite.

Prandaj besoj se duhet lutur, dite e nate, pa ndeprere, qe meshira, paqa dhe begatit e Zotit qofshin mbi neve, sepse neve nuk e dime cka bejm ne rastin me te tjeshte. Kesi budallaleku irituese hasim per cdo dite te lume, nga dy a tre me se paku. Si rasti i djeshem me Ministrin (mistrecin) Peci me femijen lupes ne Kosove, si vrasja ne Tetove...pardje! N'hall!

12/25/2022

open world

Ej, verte, nuk kam shkrujt per video lojarat, ja ja, si kom harru ta trajtoj kete teme, kaq te rendesishme per mu, per nje periudhe te jetes!? Kjo disciplin bashke me stripat e zen vendin e "merituar" ne eksperiencen dhe formimit te karakterit personal?

Njoftimi me kete bote te video lojrave kompjuterike 3D filloj aty nga mesi i viteve nentedhjeta te shekullit te kaluar, perjashtuar ketu, fliperta, topkiçet, apo ato video lojrat arkad 2D ne konsolat te tipi super mario! 

E vecanta ishte, se atebote filloj gradualisht qe ti prezentohet botes dimenzioni i trete i botës virtuale qe bashkarishte me avancimin teknologjik dhe intelences artificiale mundesoj qe te tejkalohen kufit e imagjinates te njeriut te zakonshem dhe me ane te video lojrave te krijoj qasje virtuale edhe ne vendet qe per arsye te ndryshme nuk mund te jene te vizitueshme.

Aludoj konkretish per nje pjese shume te rendesishme qe ateher ne fillim kam qene i fascinuar, kur me ane te lojes Medal of Honor edhe me pastaj Call of Duty apo edhe Brother's in Arms me mundesohej te vizitoj lokalitet ku jane zhvilluar disa nga betejat qe jane shenuar ne Luften e Dyte Boterore. Apo edhe mundesit tjera qe me ane te lojrave tjera te vizitohen lokacione nga e kaluara te civilizimeve te ndryshme.

Sa e sa perjetime dhe eksperienca me rrotullohem ne koke perderisa e shkruaj kete tekst tek sa pran ne moment ne dhome evladi  luajne ne PlayStation lojen Ghost of Tsoshima, duke bashkeudhetuar me Samurai ne nje Bote te Hapur ne Japoni. Nje bote virtuale atraktive dhe me mundesi qe te eksplorohet nje vend qe nje femije qe gjindet ne nje hemisfer tjeter nuk mund ta vizitoj.

Duke mos dash ta pretendoj aspak roline e dikuj qe mund te ndertoj qendrim se cila duhet te jete qasja per kete fenomen, nje gje me siguri mund ta theme, se, mundesija per te shfrytezuar kete dimension per qellime edukative eshte shume e madhe, por kjo sigurisht do te nvarej nga qellimi qe nje individ do ta kete kur zhytet ne kete bote! Une jam kenaq!?

12/24/2022

2B or not 2B

Para do viteve, nje dimer, kish kaplu bora edhe si zakonisht ditet e para kur bie debora, ne trafik krijohet nje lloj tollovie. Dihet, me frustruese atehere eshte kur ngecen vetura ne mes te rruges, apo ne vend parkimin, zagollaviten. Shumices na ka ndodhe kjo, ne vecanti ne qytetet ku dimri na kapen ne befasi!

Me kujtohet nje rast para me shume se dhjete vite me pare, i cili ishte shume demethenes me pastaj per mua. Nje leksion jete mundet me thene qe perkon me mesimin kryesor, se si duhet njeriu te vendoset dhe te sillet ne kete jete.

Me kujtohet, si sot, duke ecur rruges, ne moment qellova ne trotuar kù, nje vetur tentonte te dale ne rruge por qe pershkak debores nuk kapercente dot! E qarte ishte ne moment, duhej nje shtytje e mjaftueshme qe te kapercen hendekun e bores qe kishin bere rrotat gjat shllajfimit ne vend! Gjithe kjo ndodhi ne moment per disa sekonda. Duhej shtyre nga perpara pershka se ashtu ishte pozicionimi i vetures. Ne ate moment hezitim u afrova edhe vetem ne momentin, sa vendova duarte qe ti jap zort te shty, vetem ne ate moment e çova koken edhe e pash kush eshte shoferi.

Shoferi ishte nje njeri me te cilin para atij momenti une nuk kam pas raporte te mira, as kemi pas ndonje simpati te ndersjellt per njeri tjetrin. Por ama ne ate moment asgje nuk ishte me e  rendesishme se sa vetura te kthehet ne rruge, dhe une pa asnje hezitime, me pak mund e bera shtutjen e nevojshme dhe u kapercu hendeku! I gjithe mometi zgjati me pak se nje minut! Pas asaj u pershendetem vetem me nje ngritje dore, pa fjal, dhe sekush vazhdoj rrugen e vete. Qesha, vete ne vete!

Kjo rrjedhimisht me beni te kuptoj ne jete qe cdo veprim pastaj ta bej ne kete menyre! Keshtu e kam kuptu drejt se duhet vepruar edhe kur e jep sadakan, kur e jep zeqatin, kur vendosen ta ndihmojsh dikend. Kjo per mua ka qene menyra me e rehatshme qe te eci ne rrugen e jetes e cila rezulton qe te te takoj me plot mosmirenjohes, por edhe nga ata qe dine te te pengojn te bejsh mire, ama jo, nuk ia vlen mos me ndihmu! Pervec nese me te vertet ke arsye mos me ndihmu, ... atehere nuk ndihmon! Vazhdon deri ne rastin tjeter!

12/23/2022

fjalim politik

Salla full, flamuarat valviten, reflektorat all! 

Une/Ti ne foltore! ...
"Te nderuar te pranishen!
Me ne fund, ne kemi arritur ne nje kohe kur ne si qytetare te ketij vendi mund te ndjehemi te lire dhe te barabarte ne syte e ligjit dhe te qeverise sone. 

Per nje qeveri te vertete demokratike, ne duhet te ndertojme nje shoqeri te drejte dhe te ndershme ku te gjithe te jene te barabarte para ligjit dhe ku te gjithe te jene te trajtuar me respekt dhe drejtesi.

Per te arritur kete, ne duhet te angazhohemi ne nje proces te vazhdueshem te rishikimit dhe permiresimit te ligjeve dhe politikave tona, ne menyre qe te garantojme qe te gjithe te jene te barabarte para ligjit dhe te kene te njejtat mundesi per te qene te suksesshem dhe te lumtur.

Ne duhet gjithashtu te angazhohemi ne nje proces te vazhdueshem te transparences dhe llogaridhenies ne qeverisjen tone, ne menyre qe te garantojme qe qytetaret tane te ndjehen te nderuar dhe te respektuar dhe te jene ne gjendje te kuptojne se çfare po ben qeveria per ta.

Ne fund, ne duhet te angazhohemi ne nje proces te vazhdueshem te dialogut dhe bashkepunimit me te gjitha palet e interesuara, perfshire qytetaret, bizneset dhe organizatat e tjera ne shoqerine tone, ne menyre qe te arrijme nje qeverisje te vertete te perbashket dhe te inkuadruar per te gjithe qytetaret tane.

Une besoj se me kete qasje te perbashket dhe te bashkepunimit, ne do te arrijme te ndertojme nje shoqeri te drejte dhe te ndershme per te gjithe qytetaret tane dhe te sigurojme nje te ardhme te ndritshme per vendin tone.

Faleminderit"

(llau-llau-llau, apallauzi frenetik)

...edhe keshtu pastaj, fillon t't duket vetja shume i mençem, ...  kadal - dal fillon t't rritet mendja, ...fillon t't shtohen apetitet, fillon t't vine lezet kur fillojn t't bin shpines, ...gjithe okollo i sheh si kurnisé, vetem pse ke shkrujt dy-tre paragrafe fjalim motivues, a zemren dhe bindjet kërcun zi mbrenda!

12/22/2022

studentet

Tani me mbi njezet vjet qe vendosem ne funksion te rolit te mesuesit. Edhe pse vazhdimisht e konsideroj veten nje nxenes i cili ka shume nevoj akoma qe te mesoj per vete! Kete e them me plot pergjegjesi, edhe pas kesaj gjithcka mund ta mbylli edhe te terhiqem perperhere nga cdo je pretendim apo kualifikim qe ia nveshi vetes apo tjerit e pretendojn per mua.

Kjo madje edhe nuk do mund te vonoj shume, por deri atehere do ta shfrytezoj rastin qe tù referohem apo te kujtoj gjithe ATÁ qe ne keto njezet vite e kane pas rastin qe te ulen ne bankat para meje qe te degjojn nga ajo qe une "eshte dasht" ta them dhe ata "kane qene" te obliguar ta degjojn, te kujtoj studentet sot!

Nje gje me shume siguri mund ta them ne fillim. Asnjeher nuk kam dale para askuj e te pretendoj qe ate qe une e them eshta me e mira qe ata kane per ta degjuar, por gjithmon ne rastin me normal qasja ka qene, "ta kosiderojm bashke, qe kjo ose ajo qe e themi eshte me e mira qe neve duhet ta dime dhe mbi ate duhet te veprojm gjithesecli nga né, ne detyren apo ne rolin qe do te vendosemi ne jete!"

Rasti ka dashte qe per kete njezete vite te ligjeroj mbi njemije tema sigurt, aq raste qe  mund te jemi i kapur ne kurthin e te qenurit gabim per permbajtjen dhe faktet qe kemi sjell gjate ligjerimit, por nuk ka ndodhur kurre, elhamdulilah, jo qe kemi dituri shume, por asnjehere, kurr nuk kemi fol asgje qe nuk e kemi dite per cka flasim.

Studentin, nxenesin e diturise thuajse gjithmon e kam pare se kush duhet te jete Ai neser, jo kush ka qene ai per momentin, si femije, si i ri, por a kam pare thujse gjithmon ashtu sic do te doja ta shikoj veten ne rastin apo paraqitje me te mire, dhe, Ai ose Ajo qe i eshte pershtat keti formati, Ai ose Ajo pastaj kam qene une vete dhe jam sot akoma. Te tjeret pastaj jane veteperjashtu dhe rjedhimisht nuk i kemi pengu per asgje, kane ecur rrugen qe kane zgjedhe, por ama keta tjerit sot jane me te miret aty ku veprojn, ska si ata, jo ska! 

Tani me nis ti numroj, jam i sigurt qe do te ishit te pajtuar plotesisht me secilin emer qe do te mund ta permendja ne kete rast. Ama jo tani, se nuk eshte ketu rasti, nuk eshte ky qellimi, sepse ata te vertetit, qe do ta gjejn ne kete tekst veten, bash per ata vlen kjo, bash ata jane me te mirit!

E boj hallall cdo gje, ia ka vlejt! Pas kesaj nuk e di ku do dale, por qarte eshte se dal ngadal gjerat kane rrjedhen e vete por edhe fundin e vete, por ama misoni, detyra, beteja per te miren vazhdon, e verteta duhet te ngadhnjej, a, neve duhet te jemi gjithmon ne anen e te vertetes, duhet me ia dhen hakun te vertetes e diturise me i pagujt zeqatin, duke e shperndajt ate!

12/21/2022

kerkushi

Me siguri kemi hasur apo hasim edhe sot per cdo dite tentime qe bejn njerzit per te pershkruaj njeriun, individin, personalitetin e dikuj, etj. Nje definicion qe e kam lexuar moti thot: "nje njeri ne fakt eshte dy, njeri qe e njohin te tjerit dhe njeri (tjetri) sic e njeh ai veten"!

Ky konstatim ne fakt eshte shume i drejpersedrejt dhe i lehte qe ta pranom si definicion me i sakte. Por ajo qe eshte bajagi sfidues eshte fakti qe nuk eshte edhe aq e lehte qe te tjerit te na njohin sic jemi, apo edhe me sfiduese, kur nuk arrime neve qe te njohim te tjeret sic ne realitet jane ata.

Kjo per neve qe pretendojm se jem "normal" madje edhe behet nje loje dinake ku ndaj te tjereve me qellim, me plot loja dhe lajka ndertojm profilin e individit qe neve deshirom qe ta na njohin ata, me qellim qe te jemi komod ai qe na konvenon te jemi sic jemi!?

Por cka behet me ata qe jane sprovuar me pamundesi qe ta ndertojn profilin publik qe ata duan apo jane sic ndjehen vete ne brendi, ne realitet, duke qene te kufizuar ta bejn ate per arsye te ndryshme, dhe duke qene te "denuar" qe te njihen vetem sic i gjykojn te tjeret dhe jo si ndjehen vete kur ne vetemi.

Sa paragjikme behen ndaj atyre, sa nderhak ngelim ndaj atyre, sa padrejtesi shkaktojm kur pershkruajm dikend, vetem pse e shikojm ne rruge i leckosur, sepse e shikojm ne situat duke lypur, e shikom ne rruge i pà lare, sepse e shikojm me ndonje kufizim fizik, apo cfar do lloj gjendje "ndyshe" nga dikush tjeter duke mos i dhene asnje mundesi qe te njihet si ne realitet mund te jete.

Sa njeri i forte ne realitet eshte ai person qe shkon perpara edhe perskaj skamjes, pamjes, lamjes e cfado kufizimi tjeter. Si jeton ai qe nuk ka profil fejsbuki apo instagram qe te kamuflohet me pamje dhe filtera per te "gezoj" respek e pelqehet nga te tjeret, por ashtu origjinal çane rrugen perpara si "kerkushi"!?

12/20/2022

cim-cimi lim

Si kenga e Hasan Ages, e Imer Ages, si kenga per Rexhën, ashtu si plot kenge tjera qe nder vite, per kohera te ndryshme, jane kenduar e vajtuar neper oda, her me plot emocion, e disa here kote e kot, duke mos pas anje lidhe se per cka bohet fjale, aq me teper kur eshte kenduar ne ndonje dialekte, ku nuk jane marr vesh fjalet, jane perplot te tilla qe shenojne historine tone folklorike me perplote elemente tragji-komike.

Me duket, se nga menyra se si jane thurur vargjet disa here, lihet qarte te nenkuptohet se kot e kot eshte thuru nje far teksti, me teper sikur per ta kamufluar ndonje krim, apo per ta mjegulluar ndonje mbarre ose per ta fshehur ndonje rrezillek!?

Nuk ia vlen me i hy analizes se thelle, por nje numer i madhe i disa kengeve bash kete e bejn, si per shembull kur e ka thur ndonje rezil plak kengen: "vin vaporat" ...pale sa lezet i kà ardh kur ka vendos ta kendoj: "o per 7 vjet moj nane t'na presin grate, o per 7 vjet moj nane t'na presin grate! ... o mos na pritshin moj nane ka 7 vjete, o le ti marrin oj nane burrat pleq, ...eee, o le ti marrin oj nane burrat pleqe!!!?" 

Ose kur kane vendos ta kendojn kengen per Rexhen, se gjoja e vrau kali, a k'ho thuhet se ka ka vra mixha i cili ia ka martu nonën me heret! Apo sherret e hilet qe kendohen te kenga e Hasan ages. Par ka ta kthejsh koken, tragji-komedi, hile e tradheti! Oda full me duhaxhi, timi bullar, rrufa pa ndal, cim-cimi lim!!!

12/19/2022

kenga e gjarpnit

A i kujtohet dikuj historia e Lubit te Bit Sadit!? Histori kur ish martu Lubi te cilit pas nenet viteve i kish lind nusja, ...por gjarpen! E dini kengen e gjarpnit, a!? Haj tua tregoj!

I kish pas lind Lubit gjarpen! Ish merzit, ish trishtu, por evlad gjarpni i kish qellue! Pas nentembjet vjet, evladi i kish kerku Lubit qe te shkoj te mbreti ti kerkoj vajzen e mbretit nuse per djalin!

Lubi ish ngushtu shume, por kish shku te mbreti ti kerkoj vajzen. Por ama mbreti kur e kish pá ka fillu te tallet, i ka thon: "ta jap vajzen, si ta shtrojsh me ar rrugen qe ke hec!?" Lubi ish ngushtu shume edhe i merzitun kthehet te shpia, duke u qaj hallin, cilin e kish zatek!

Gjarpni i thot, "mos u merzit bàb", ... i jep nje grusht dhé edhe i thot babes, "ka te hecish hudhe nga pak dhé, e kur te mbrish te mbreti, kur te shohesh mbas, allton rruga ka me u bó"!? Edhe ashtu ben vaki! Mbreti e kishte dhen fjalen edhe premton te ia jep vajzen, duke i vendu kusht tjeter, i thot: "treqin krushqi me mi pru"! Lubi prap i merzitun kthehet te shpia, por prap biri e qetson: "bab, vetem haberin jepe e grubullohen krushqit", edhe ashtu ben vaki, grumbullohen krushqit e shkojn e marrin vajzen e mbretit!

Tre dite e tre nete darsma ka kërcllue, djali gjerpen ish martu, vejzen e mbretit e kish marre per gruú! Ama, nene ish merzit si do zbardhet ajo dite kur nusja esht mbyll me dhendrin!?

Prej ketu lexonje tekstin e kenges, duke imagjinu zerin e qiftelise, kurllum-kurllum edhe ato vajtimet e burrave e meper dhoma:

- kur ka dal e bardha drit, balli i nuses po i ban drit!
- hek nana e na i ka than: "pash nji zot bij qe tka fal, ti me gjarpnin si e kalon"!?
- "pasha i zot nan si mka fal, gja ma t'bukur ska ndynja, se njaj djal qe ti ke ba!?

kur asht err kjo nata e dyt, nana e shkret nuk po i mbyll syt, kur kan shku me ra n'qener, deren hap ka perniher, kmishen djali e kishte hek
e n'at gozhd e kishte vjerr!?

- "me paq n'qaf!!!" i thot, "oj nan, dhe 6 vjet ti me m'pa lan, kisha dal dhe un ne jet, e hajrin dot ma kish pa, jo veq ju po shum dynja! Kurse sot un po kam me vdek, veq po u la 1 amanet, po u la nusen me shtatzan, e 2 djem kan per ti le: njani asht hajri i shtepis, ...

OOOooo`Tjetri asht oooo, oo sherri i komshis, 
....more hejjjjj!!!

12/18/2022

finale spektakolare

Boterori ne fudball mbaroj sonte! Ne disa raste i jam rikthyer faktit se si evenimet per nje muaj te tere ishte nje pike referimi per shumicen e njerezve qe jane fudbolldashes. Qatari ishte nga shumica e pershtypjeve, nje nikoqire i mire qe mirepriti jo vetem perfaqesueset  qe konkuronin ne fushe por eshe shumicen e legjendave te fudbollit qe jane e gjalle! 
Ne trubunat e stadiumeve per gjate gjithe kampionatit u pane shumica absolute e lojtareve qe deri dje shkelqenin ne fushe. Besoj te gjitha kane pasur ftesa dhe shumica iu jane pergjigjuer keture ftesave dhe me ate e begatuan te gjithe evenimentin.

Edhe pse mendimet mund te jene te ndryshme por ne pergjithesi nuk rezulton qe ne kete kampionat te jete shenuar ndonje rast kontravers qe do te vendos nen hije te gjithe spektaklin, ashtu sic parashikonin ugurzite para fillimit.

Shumica e lojave ne fazen eliminatore, rezultuan te jene interesant dhe ne fund me fitues i cili ishte meritor qe te vazhdoj me tutje. Kjo ndodhi edhe ne ndeshjet ne negjysem finale, qe rjedhimisht na dhane nje finale, nje ndeshje mes dy skuadrave meritore qe te jene ne finale, ne mes Argentines dhe Frances.

Nje finale ku pjesa e para rezultoj te dominohet nga Argjentina, me nje penalti te shkatuar nga Dembele ndaj Angel di Maria, ku nuk u rishikua nderhyra ne VAR, edhe pse edhe une e kam pershtypjen se nje rishikim mund ndoshta edhe te mos arsyetonte penaltin, qe rrjedhimisht u shfrytezua ne minuten 23' nga Leonel Messi dhe Argjentina kaloj ne avantazh 1:0, rjedhimisht me vone ne minute 36' me golin e Di Maria te behet 2:0 per Argjeninen.

Ne pjesen e dyte te finales loja ne fillim ishte njefar ping-pongu me teper me me iniciativ te Argjetines deri sa ne 79' kur per Francen rezultoj te kete pelati te cilin e goditi Mbappe dhe rezultati u be 2:1 dhe hiç me pak se dy minuta me vone, ne minuten 81' ne aksion fantastik Mbappe goditi perseri duke shenuar per Francen dhe rezultati u barazua 2:2 pas cka loja mori dimanik tjeter! Pasuan disa mundesi ge reja por koha e parapare u harxhua me barzim dhe pasuan minutat shtese.

Eh, tek minutat shtese ishin ajo qe shenoj mrekillin. Pasuan dy gola tjer, shenoj Messi per avantazh 3:2, pas pak shenoj Mbappe nga penaltia per barazim 3:3, dhe keshtu perfunduan minutat e parapare te kphes shtes!

Pasuan penaltit, Franca humbi dy goditje dhe fundi ishte shperthim ne gezim i Argjentinasve, Messi Kampion bote, Atgjentina fituese e Boterorit! Fantastike, Qatar 2022! Spektakel!

12/17/2022

furrnaxhiu

Sot per disa caste bredha rrugeve te qytetit, sikur pa qellim, edhe pse kisha pune per te bere, por gjithashtu e kisha edhe komoditetin qe te mund te shetiti pak para qe te bej terheqjen taktike, te kry punen edhe te vi ne shtepi!

Nen "presionin" qe te gjej motivin te shkruaj postin edhe sot, natyrshem vine me dhjetra çeshtje qe njeri mund tu referohet dhe ti kontekstualizoj dhe te reflektoj mbi cka shikon apo perjeton per momenti.

Me beni pershtypje, tek sa ecja rruges qe perdite e kam ecur si femije kur kemi shkuar dhe jemi kthyer nga shkolla, rruges qe njihet si "rruga e Dibres", kur arrita afer apo pran furres te bukes e cila ká tani me nje kohe, me shume se dy dekada, qe eshte e mbyllur, duke u zbehur me disa xhama te thyer e disa te mbuluar tek-tyk me ndone lesonit. Ne moment ajo qe me terhoqi vemendje ishte fakti qe sot per here te pare e verejta se njeri krah i deres hyrse qe conte tek shtepia, me sakte mbas shtepise, ishte i thyer, dikush me force e kishte rrezuar, qe me dha mundesin te hudhi nje shikim mbrenda oborit.

Ç'te verej, bari i rritur dhe i shembur nga te rreshuarat e shiut kishte mbuluar gjithcka, muret e shtepise me gure te zymte, shtepi e abandonuar e lenun mbas dore tersisht. Ky ishte momenti qe, ne çaste me ktheu kujtimet e kohes te atehershme, tani duket shume large, kur kalonim si femije per cdo dite, ne vecanti ne mengjes kur shkonim ne shkolle, kur e ndjemin ngrohtesine qe dilte nga dritarja, ateher kur axha plake, furrnaxhiu i shiste buket nga bodrumi, me sakte lepinjet e ngrohta qe e mbushnin rrugen me aromen e kendeshme te bukes taze. 

Ateher, asnjeher nuk kam patur raste ta shoh nga mbrenda ate ambient, sepse i vetmi kontakte behej nga dollapi i vogel, relativisht i ulur per toke kur e blenin buken, por as nuk isha kurioz sepse ne memoment gjithcka dukej normale e zakonshmr. Por me vone kur e kupton dedikimin, punen dhe mundin te nje furrnaxhiu, e kupton dhe reflekton, sic me beni vaki sot, se cfar jete, ka ber furrnaxhiu, i cili sigurisht i dedikoj nje jete te tere keti zanati, duke punuar naten, pran furres vale te nxehte, vetem qe ne mengjes te kete gati buken e pjekur taze per neve qe ta blejm "per nje miljard"!

Nuk mund ta them dot se sa e gjate e kishte jeten, as kush ishte e cka kishte, kishte apo jo trashigimtar, ne fakt nuk mund te them asgje pervec pershtypjeve dhe kujtimeve te mija femirore, por e thash cka pash sot dhe per fund mund ta them se cka thash me moment kur e pash edhe njehere shtepin e shkrete, se,  kjo eshte jeta e kesaj bote!

12/16/2022

Universitet!

Nje nder te arrituarat me te medha dhe me kryesorja te neve shqiptareve qe jetojm ne Maqedoni, pa dyshim eshte themelimi e me pastaj legalizimi i Univeristetit ne Tetove! Gjeneratat qe perjetuan fillimin e viteve te '90 te shekullit te kaluar, i dine mire peripecit me te cilat populli shqiptare perballej ne Maqedoni per cfaredo kerkese per te drejtat elementare njerezore, mos flasim per arsimin universitar, i cili nga shteti u tentua te pengohet edhe me perdorimin e dhunes, ku edhe u derdhe gjaku i shqiptarit per ketet te drejt hyjnore.

Profesori Fadil Sulejmani me shoke, elita politike, veprimtaret e te gjithe fushave, populli, u treguan te vendosur, sy pa trembur para te gjithe pengesave qe dilnin, nuk u ndalen e themeluan, e filluan, qendruan stoik, ngadhnjyen nder vite, fituan, dhe sot e 28 vjet kemi Universitet!

Universitet qe fale te gjitheve pa parjashtim, sot ka autonomi veprimi dhe mundesi per kontribut dhe arritje ne te gjitha fushat! Sfidat vazjdojn te ngelin konforme evuluimit kohor, por keto nvaren nga neve dhe vetem neve mund te bejm me te miren. 

Ata qe e sollen deri ketu, e lane amanet per neve, na e lane mbi supe qe te ua dorezojme pasardhesve tane me te fuqishem, me konkurues me te sukseseshem se sa qe e gjetem. Une besoj te gjithe neve qe jemi aty, e dime kete, e duam kete dhe per kete do te angazhohemi deri ne vetemohim!

Faleminderit te gjitheve qe kontribuat, faleminderit te gjitheve qe besuat, faleminderit te gjitheve qe duruat! Njerezit e duhur kurre nuk do ta harrojn kete, kurre nuk do ta tradhetojn kete amanet! Ky amanet sot mundesoj te kemi disa universitete ne vend e plot ne trojet tona, por Nje e kemi UNIVERSITET ne BOTE qe eshte themeluar me gjake, ne TETOVE! Le te rroj sejeta!

12/15/2022

senzacionale

Senzacioni Maroko! E gjithe bota dashamire te fudbollit rane dakort me kete kualifikim sa i perket paraqitjes te ekipeve ne boterorin Qatar 2022! Dikush ndoshta ishte ne rrjedha edhe me heret per cilesin e disa lojtareve marokin qe paraqiten ne skuadra te ndryshme europjane, por shumica besoj jo, ku bej pjes edhe une, dhe ketu i bije se Maroko ishte befasia e kendeshme per te gjithe dashamiret e fudbollit ne bote.

Si nje tifoz i rendomte, jo edha aq i pasionuar sic ishte rasti ne rini, prioritet mbi prioritetet per mua ishte te vjen ne shprehje kualiteti i lojes dhe talenti e fudbollisteve qe me te vertet i shtojne vleren kesaj loje!

Edhe per kete shumica mund te bijemi dakord se jane disa qe ne trend i quajm ndoshta subjektivisht, si GOAT, "Grate Of All Time" (me i miri i gjitha kohrave), Ronaldo dhe Messi, por edhe shume te ri qe jane rruges! Pra, me prioritet per mua ishte qe te shohim si shkelqejn keto yje, mbi te gjitha te shohim dominacen e Gjerdan Shaqirit dhe Granit Xhakes, aty ku duhej!

E gjithe kjo, mund te them se ndodhi si me mire qe mundej, páme shume cka, gjithcka! Ngelen te shohem kampionin finalen pas disa diteve, Argjentina vs Franca! 

Subjektivisht isha i interesuar te perfundoj karieren Ronaldo si kampion, si rjedhoj subjekivisht deshiroja Maroko te perfundoj si kampion pas fitores ndaj Portugalis, por asnjera nuk ndodhi, cka se nuk ndodhi, nuk me vjen keq, sepse Messi e ka rradhen, e ka mundesin kunder nje France te forte me Mbappen ne krye qe te realizoj endrren, qe do ishte nje fund i mire per nje legjend si Messi!

Per fund, kampionet e vertet jane nenat marokine per te cilat beni tifo e gjithe bota, sa here qe zbarkonin ne fushe dore per dore me evladet e vete! 

Mund ta themi me shume siguri se e gjith cka ndodhi bije dakord me ate qe tha Roberto Karlos para fillimit te kampionatit ne nje iterviste, kur tha: "do te shohim kampionatin boterore me te mire ne historin e fudbollit"! Pajtohem plotesisht, e páme, edhe para se ta presim Kampionin final!

12/14/2022

u dua!

Kam shkruajtur per cka nuk kam shkruar ne keto postimet e shkurta tematike, sarkastike edhe disa serioze e filozofike, nuk kam shkruar sigurisht edhe per plot tema qe nese do kemi ymer do shkruajm insha'Allah! Nje teme per te te cilin moti i rrotullohem te shkruaj eshte tema per shoket e mije, tema per studentet, tema per familjaret e mije e disa tjera, por me rend!

Sot do shkruaj per shoket e mije! Une kam shume te njohur, disa shoke dhe shume pak miq! Me te gjithe mund te them se jam njesoj korekte, i drejteperdrejt ne bised, i sinqert ne qellim. Besoj disa nga ata kane sjellje te ngjajshme me mua, cmoj pa mase konsideraten qe ndonjehere tregojn per mua, gje qe me bene borxhli ndaj tyre qe gjithmojn te jem per ata aty ku u duhem, duke mos kursyer kurre nga vetja ate qe ata kane nevoj nga une!

Vlera e tyre e vertet per mua gjithmon ka qene motivi qe une me ata te sillem konform merites qe kane, me qellim qe raporti te jete korekt dhe i shendosh. Thejshte, kam treguar korektesi dhe ua kam njohur pa kufi vleren dhe meriten qe kan te une, me fjale e me veprim konkret, ashtu sic kam qene ironik dhe ndoshta arogant ndonjehere kur e kam menduar ndryshe, me te vetmin qellim qe te jem korekt dhe i sinqert me ata para syve, edhe pse vazhdimisht i kam mbrojt pas shpine. Sidomos me shoket duhanxhit, qe shpesh eshte sebepi qe nuk preferoj te rri gjate ne tavolina ku pihet duhani me aroganc dhe pa ndergjegje.

U jam mirenjohes dhe falemenderues te gjitheve qe me vetedije apo pa vetedije kane bere dicka per mua! Vazhdimisht kam injoruar cdonje sugjerim qe dikush e ka bere ne drejtim te asaj, "qe shoket e tu nuk jane te sinqerrt me ty sic jé ti i sinqert me ata!"!? Kjo kur nuk me ka bere pershtypje, sepse mendoj se gjerat i kam kuptu paraprakisht dhe gjykimet i kam sjell me kohe, keshtu qe sugjerimet disi ne menyre arogante i kam mare si shpifje per shoket e mije!

Ata pak shoke qe i kam ne rrethin e ngusht i kam pranu sic jane dhe asgje nuk mund te ndrroj mendimin dhe qenrimin tim per ata! Ata i du sic jane dhe si te tille i konsideroj shoke!

Ata pak miq pa dyshim i konsideroj ata qe i kam sjell ne familje dhe familjet e tyre i kosideroj si te mijat, pa dallim! Te tille, mire eshte qe jane pak sepse ashtu edhe mundesia per te iu gjinde njeri-tjetrit eshte me e madhe dhe mundesit qe te jemi edhe me efikas dhe te dobishem per njeri tjetrin!

Nuk do te ishte e ndershme qe te filloj te permendi emra te pervetcem ketu, sepse pa shmangeshem dikend do ta vendosi para tjetrit, e qe do te ishte pedrejtesi e pa qellimte. Por sinqerisht besoj se ata te vertetit do ta gjejn veten ketu nese e lexojn, qe eshte nje mundesi e mire qe tu them se i dua!

12/13/2022

asketizem

Jeta asketike, eshte interesant se si perfundon njeriu qe ta jetoj jeten i terhekur, diku-diku i izoluar, i vetmuar, i mbyllur, nga njerezit i vleresuar si i çuditshem, i çmendur! Interesant, menyere e te jetuarit te jetes me bindjet dhe botkuptime thellesisht personale, imagjinare, filozofike, e çka mos tjeter.

Rezulton qe motivet te jene prej me te ndryshmeve. Dikush zgjedhe te jetoj jete asketike pas suksesit te medhe ne jete, ky shembull mund te jete me i ralli, dikush pas ndonje tragjedie qe e bene te reflektoj mbi jeten, dikush pas deshprimit me shoqerine, dikush, per motive religjioze e dikush per botkuptime filozofike.

Jeta asketike eshte ajo qe njihet si jeta e dervishit me motivin kryesor te afrohen me afer Zotit, jeta e monasve budist me motivet e veta filozofike dhe interpretimeve subjektive mbi botekuptimet e jetes , apo jeta e atyre qe duan thjesht ti rikthehen natyres, vetvetes apo paqes shpirterore. Pra, cili do qofte motivi, vendimi me siguri eshte serioz, vendini per tu larguar nga shoqeria, dikush per tu larguar nga familja, thjesht serioz eshte vendimi qe te jetohet vete me veten diku large nga te tjeret.

Nje vendim qe dikur eshte llogaritur edhe si izoluar si fenomen, por shpesh degjojm edhe nga njerez qe i njohim qe ne menyra te ndryshme e arsyetojm kete veprim, dikush edhe e deshiron qe ta beje nje veprim te tille. Per ta shpetuar veten, por nuk eshte e lehte, sepse, ndoshta duhet me u sprovu akoma!?

12/12/2022

me avash

Pa dyshim jame ne favor te egzistimit te regullave dhe gjithe asaj qe quhen norma dhe ligje qe ne nje menyre apo tjeter organizojn shoqerine. E besoj aksiomen se edhe ligji i keq mund te jete me i mire se anarkia!

E besoj pra nevojen qe gjerat duhet te funksionojn konform parametrave qe ne shoqeri, ne institucione dhe familje do te mundesojn rend dhe hapsire progresi.

Por ama, kam nise seriozisht te dyshoj qe fromalizini i tepert, e bene te pa shmangeshem edhe banalizimin e gjerave dhe te gjitha vlerave tjera qe realisht mund te jene te dobishme.

Dyshoj qe formalizimi, ne emera te progresit, modernizinit, integrimit e cka mos tjeter, de facto me duket tendec per te fshehur apo mjegulluar leshime dhe dobesi te medha ne ate qe quhet sistem, qoft me qellim, qoft pa qellim!

Kur gjerat mundon ti vendojsh "ne pé*, mirepo penin qe e hjek e ke lidhe ne dru i shtrembet (ne kete rast me nijet jo te mire) me keq edhe i shtrembet edhe i kalbur, atehere si ka mundesi qe te bejsh gardh te drejt!?

Besoj shume, se dikush ka pervojen, ku ne emer te ligjit dikuj i behet edhe padrejtesi, qe do duhej te jete e kunderta. Ne emer te regulloreve i mohohet e drejta e garantuar me ligje dikuj tjeter, dhe plot paradokse qe si pasoj vetem e legjitimojn anarkin. Pra daj nuk duhet me i dhon edhe çaç zor per do pune!

12/11/2022

palare-ja

Ishte kjo nje nga ditet kur me rà hisja te gatuaj dreken per ata pà te cilet shumecka nuk do te kishte kuptim! E mira ishte se koha qe ishte ne dispozicion, moti jashte dhe ambienti mbrenda, te gjitha rrethanat ishin ne favor te mundesise per parapegaditje dhe pergaditje te parakushteve dhe kushteve qe te ulemi te gjithe se bashku ne nje dreke modeste familare, por me plot dashuri.

Çorb me leqe e shishme me perberese te zakonshem por me plote dedikim dhe dashuri si dhe buke e gatuar, e ngjeshur dhe e pjekur me perkushtim dhe art, motive jo vetem per te ushqyer veten por per te qene falemenderues per furnizimin qe vjen nga i Madhi Allah!

Edhe si zakonisht, ideja per te shfrytezuar nga rasti, qe te behet video dhe publikim te reels-at si dhe fotografi per te postuar, e fundit, edhe nje inspirim per te shkruar postin e sot'çem! E gjitha kjo me motive naive, me sarkazem miqesor si dhe mundesi çdonjërin nga ju qe jeni dashamir par ta futur brenda ambientit tone familjare.

Me e bukuara me dozen e shakase, mundesia qe edhe nje here per te saten here qe duke fotografuar buket, te palareja, ta nxjere "palaren e famshme", qe kush e di sa here ne te kaluaren kam postuar gatimet ne facebook.

Palare-ja e ndertuar nga gjushi, rahmet paste, diku ne fillimin e viteve te '70 te shekullit te kaluar, pra mbi pesedhjet vjet, aty ku gjyshja, rahmet paste, kush e di sa here ka veduar buket e pjekura, aty ku nena ime gjithashtu kush e di here ka servuar gatimet e veta per te na ushqyer neve, palareja te cilen sot e perdorim neve po me aq zell per te bere te njeten, per tu ushqyer, per te qene mirenjohes, per te qene falemenderues pa fund paraardhesve tane per gjithcka dhe per te rikujtuar veten se, pafund duhet lutur Allahun per meshire ndaj te pareve tane dhe faleminderim me sexhde per furnizimin dhe miresit qe kemi! Elhamdulilah!

12/10/2022

pufka

Pasi qe shkrujta per lojen me kater golla, dje duke ecur rruges se lagjes nen ndikimin e kujtimeve dhe me deshiren te rishikoj vendet ku luanim lojrat femirore, edhe pse ambienti totalisht i redizajnuar, me mure dhe shtepi te reja, arrija te udhetoj ne kohe me makinin e imagjinates dhe per pak çaste te perjetoj flash back duke sejlle per pak sekonda ambientin, momentet, shoket, rruget e pa asfaltuara, megjat, ...livadhet, ku u rritem!

Momentet kur rrugeve te pa asfaltuara luanim, ne u thonim pisha, ate kohen kur dikush ishte me i shkathet se shumica, dhe me shume elegance na i "mblidhte pishat"! Ma e forta qe me kujtohet ishte kur u vendonim emra pishave! Pastaj, ai momenti epik kur e paralajmeronim ripozicionimin para se te bejm goditje kur na vinte rendi, me still: "digam, kabulim, ...gagjam"!

Kur benin kosh me bandash bicikle poni, kur luanim amerikanski! Kur luanim serva, kur luanim bërrnato me seriozitetin maksimal! Kur na zinte syri donjeher me lujt edhe llastik me vajzat, lebec, ah, lebec nuk kam lujt se mdukej gllupo, nuk e di pse!? Kur lunanim bythças, pula fshehtas, e cka mos tjeter!

Nje moment qe shume i fresket me duket akoma, edhe pse kane kaluar dyzet vjete, eshte momenti kur grubullonin slikica per albumet, kur i ndrronim njeri me tjetrin, kur benim lojen pufka, kur me shuplak goditnim slikicat te kthyera nga e prapa, edhe fitonim aq sa arrinim ti kthejm mbare. 

Per mua atehere fascinante ishin albumet qe i mbushja te Zagorit edhe me vone te Komandantit Mark pervec albumeve Panini te kamiponateve Boterore dhe Europiane! Kjo nga distanca duket qarte se ka qene pasion femirore, por de facto ishte interneti i atehershem, neve ashtu e zbulonim boten pertej muhalles ne profince.

Rikujtoj rutinen duke shkuar per cdo dite para ose pas shkolle te trafika, qe te blej stripat ose slikica, duke lujatur per cdo dite para akshami ne rruge, duke ndjekur me fanatizem sportet e ndryshme ne televizor qe neser te perpiqem te bejm te njeten ne rruge, dite per dite rriteshim deri sa filluam ta ndejm veten gjalle, filluan te na kujtohen sende tjera, ... edhe op, simpatia e pare!

12/09/2022

1899

Ka nje jave qe pak me zor per cdo dite shikoja nga nje epizode te serialit ne Netflix, 1899! Nuk jam ndonje fan i keture zhanreve, por si zakonisht, edhe kesaj radhe, nga kurioziteti, nje nga nje, deri sot i pásh te 8 epizodat!

Sic e thash, nga kurioziteti, por edhe nga mjeshtria si e kishin komplikuar konceptualisht naracionin, me beni qe mos dorzohem dhe ta shikoj deri ne funde!

Edhe me dashte, per cka behet fjale nuk mund ta bej me pak fjale, sepse ishte super e koplikume ta kuptojsh, qe ne fakt eshte komplimenti me i madhe qe shkon per ta qe e kane ndertuar dhe realizuar idene!

Por ndoshta mund te vlej dicka nese tregoj qe ne epizoden e fundit behet nje spin i rendesishem kur permendet "Alegorija e Shpelles", ngjarjen per te cilen Platoni shkruan ne librin e shtate te vepres Republika. E qe nenkuptohet qe nuk mund plotesisht te kuptohet filmi nese nuk je i familjarizuar me teorine e alegorise se shpelles!

Tani, nuk dua te theme qe njeriu duhet te jete filozof qe te mund ta shikoj serialin 1899, por ama nuk mund ta shikoj deri ne fund nese nuk "eshte" pak filozof!

12/08/2022

rrugaç

Eh, ai vakti kur sokaket ishin perplot me neve lagjeve, rrugeve, kur ishim rrugaç! Mbas shkolle, grumbull, sekush me secilin muhabet plot, shaka, hile femijesh, gara, zenka e ndonje hidherim femiror, ...vakt e vakt!

Sa e sa loja, me lloj lloj emrash, me top, me shkop, me vrap e fshehje, ...bërnato!!! Ani, loja me kater golla, "haj do lujm' me kater golla", edhe vrap, kush i pari do te kape anen qe ka murin e avlijes mbas, i dyti nxitonte te kape anen tjeter qe ka ndonje mburoj tjeter, telin, i treti anen qe i pelqente e i fundit mbetej te ana nga fusha, ku duhej te vrapoj sa here qe topi shutej large.

Sekush te golli i vete, me dy gure anesh, pese a gjashte kembe femije i gjónde, sekush rregullonte gollin e vete, ...fillonte loja! Sekush sekuje mundonte ti jep gol, vetem nje here kishim te drejte ta prekim topin, dhe sekush gjuante te goli me i pershtatshem per ta goditur, shpesh te shoku me zaif ka fudballi! Ne zort ishte ai qe duhet ta kthej topin ne loje pasi qe dikush e kishte shutur me large, sepse ashtu i ngelte golli i hapur dhe me azgani ose te tre ne ujdi e ndreqnin topin duke e goditur nga nje here qe ti japin gol me koke, sepse ashtu goli i shenuar me koke vlente sa tre, ose me peta nese mjaftonin vetem dy gola per ta nxjer prej loje ate qe kishte 5 gola!

Kush me dashje e kush pa dashje, nese ndodhte qe dikush e prek topin dy here, ateher i neshtrohej penalit, ku, zakonisht te goli me murin mbas shpine, per mos ike topi, shkonte dhe mbronte penalti pa te drejt te mbroj me dore, ku te tre shoket tjere, secili godit'te nga nje here duke tentuar ndonjehere edhe te gjuaj me peta, krejt çalam nese shenonte, e sidomos nese ia fut'te nder baxhak!

Kush humbete, ai dilte, zakoshisht i hidheruar kur kuptonte se te tre tjeret benin ortakllek  kunder atij! Luanim edhe dy ka dy, ama nuk ishte inati i madhe atehere, me lezet dukej kur behej pak sherr edhe hile, cull! Pastaj vinte, ...sledeçi!

12/07/2022

pavin caffe

Do me duhet, potencialisht, ne fund ti ndaj postimet ne nje kategori te vecan, si shkrimet e mengjesit! Sepse, kur ulem e perpiqem te shkruaj me sabah, disi i gjithe inspirimi shkrihet ne nje ispirim ku tekstin e filloj si pá inspirim!?

Me caffe esspresso ne filxhan ku shkruan pavin caffe ne tavolin, me got uje perpara pran syzave, Kindle-i dhe mbi te çelsi i vetures, i rrethuar me shok te ulur ne tavolinat per rreth, vete, me telefonin ne dore, me muzik ne sfond dhe tym i cili fillon "ti bej" atmosferen Picasso-s arri deri te ispirimi, te mos shkruaj per rezultatet e kampionatit boteror, as sot te mos shkruaj per ngjarjet ne veri te Kosoves, te mos shkruja as sot per zbarkimin e FBI antikorupcion eksperteve ne Maqedoni, as mos shkruaj per blokadat e trasportereve ne Shkup, as per trasferin eventual te Ronaldos, as sot mos shkruja per ndonje strip hero!

Pra i bie se egzistojn mbi 50 tema per te cilet vetem tami per tani kollaj - kollaj mund te vendosi te mos shkruaj, sepse ashtu eshte me kollaj apo, pra do te mundohem ta lo "pà shkrujt sot" sepse sà vendosa qe pasi qe ta pí caffen, te vazhdoj te lexoj librin qe kam filluar keto dite, Roman, te publikuar ne vitin 1981 nga nje novelist/artist serb!

Nuk e them dot titullin e librit pà e perfundurar! Sepse jashtezakonisht jam kurioz si do te perfundoj, e, ku besoj (para kohe) se konkluzionet do te dekonspirojn disa konspiracione si disave prej nesh u jane pergadite kurthe ne jeten reale!

Besoj autori kete nuk e ka autobiografi, por ama, dyshoj shume se eshte i inspiruar nga ngjarje reale e rrefyer ne rastin real nga dikush, ne kete raste profesori, apo e degjuar nga ndonje shok i profesorit, por gjithesesi nje kurth i hatashem, tani per tani ne rrjedhe! Looking forward!

12/06/2022

kap-shkllup

Koruptimi shpirteror per mua eshte kategoria me e rezikshme e asaj qe ne pergjithesi quhet korupcion! E di, e para gje qe gjithve na shkon ndermend kur flasim se dikush eshte i koruptura, ate qe e nenkuptojm eshte se ai dikush merr parà per te bere nje sherbim te caktuar.

Edhe pastaj ketu nuk e kemi aspakt veshtire te numerojm kategorit te caktuara te profesioneve, konkretisht te inivideve qe identifikohen me profesionin duke thene se, filanet ose fallanet jane te koruptuar.

Nje gje, sa me heret ta sqaroj aq me mire! Une ne jeten time asnje here nuk kam dhe para per te kry nje sherbim, as kam marre para per ti kry dikuj sherbim. Dhe kjo do te me bente zero kompetent te flas per kete gje!

Por ama, per hater kam kry ndenje pune dhe per hater me eshte kry ndonje pune eventualisht! E besoj se nuk eshte njesoj ndoshta, ama ndoshta edhe eshte, nese e sqarojm se cka eshte hatri!

Ndonje qe mendon zakonisht ndryshe ne cdondonje bisede, tani do kishte thon: "o shoç, lujti hatri se, nuk ka mund te lune leku"!? Op, ...epo he, cka nese eshte keshtu ne ndonje rast!? Del muhabet shume ketu, por me e rendesishma do dalim te tendenca kryesore dhe me e frikshme, e ajo se cdo kush pontencialisht eshte koruptor dhe i koruptueshem, potencialisht!

Edhe me e frikshma, ne rastet kur dikuj i mbajm hatrin edhe kur nuk e meriton, qofte kur "e duam per interes" helbet mos na gjindet, qofte kur i "frigemi" mos na demtoj, qofte ku e "degjojm" shume, por qofte edhe kur ia bojm share statusat edhe like postet edhe kur nuk na pelqejn. Kjo pak naive duket por i bie te jete kategoria me e dhimbeshme e koruptimit, ky insivid vuan mbrenda nese ka ndegjegje.

Per ndryshe, kur dikush jep para, ai tregon vete edhe kap-shkllup n'burg se ka dhon mito! Kur ai qe ka marre para pasi qe tregon emrin e ati qe i ka dhene para, tap vendoset ne veprim prokuroria dhe tap-rrup, shkullup n'burge ate qe ka marre para! Ama, jo, se te gjithe ia kane shit shpirtin djallit, ... mbajme hater!

12/05/2022

stretto

Sot me sabah, para se te ulem te shkruaj, neper koke vec duke ecur rruges deri te autobusi me jane rrotulluar disa ide, disa tema, edhe ne autobus, po edhe deri tani disa tjera, ...plot!

Ama, hala nuk kom vendos per cka te shkruaj edhe pse ia kom nise, ...ha ha! Si zakonisht do thoni tani, "prap ia nisi kot e kot te shkrune"! Edhe natyrshem do vinte sygjerimi nga nje dashamire, "...epo leje, pse isniston te shkruajsh me sabah, ...leje per ma vone"! Normal, hop m'kujtohet denise tjeter!!?

Ama si ta ló per me vone, kur tani, ora 8:03, te TRENDI, duken pí caffe nga filxhani ku shkruan Stretto, karshi Univesitetit, jam vete, cigare nuk pi, asnjo ska ardhe te me shoqeroj akoma, vaket pak kom, para se te filloj me ligjeraten, çish t'boj, paqet me cigare skom ti vertiti ne astall, keshtu qe de shkruj per kot e kot, ose jo, ... do shkruj per ty qe lexon!

Ndonje prej t'mocmime do thonet, epo jete boheni çon! Une de e lekundja koke, ne stilin "aha!!!", kursem denise! 

Ama me te vertet, sipash jush, a do ia vlente te shkruhet dicka per ate vajzenopinionisten ne Kosove qe ne nje emison kishte ofendu Granit Xhaken!? Ose per nje tip tjeter shqipfoles diku ne facebook, pash nje  screen shot, i cili glorifikonte serbin qe kish kap per fyti Xhaken, a do ia vlente!!!? Jo nuk ia vlen! I sigurte jam se keto pak fjale koti, qe per kokerren e qejfit qe i shkruaj, jane me me peshe se sa opinionet e disa shovenve shqipfoles qe jane te frustruar dhe te ngulfatur ne mllefin e tyre anti kosovar, de facto anti musliman! Jo nuk ia vlen te merrem me ju! Epo rrini aty dinseza! E ju miq te me rroni sa malet!

12/04/2022

la verita

Kish kaluar nje kohe qe nuk kisha lexuar nje nga avanturat e Ken Prakerit! Sot i disponuar per te lexuar strip, sikur me short ne nje kend te njeres nga librarit qe kam te shpia rastesisht e zgjodha stripin "Dani Straha" (dite frige) nga edicioni Lunov Magnus Strip nr. 661 i publikuar ne tetor te vitit 1985, ndersa origjinali me titull "la verita" (e verteta) eshte bublikuar ne pril te vitit 1982 ne Itali!

Nuk do te doja te ndalem ne permbajtjen duke u munduar ta pershkruaj historin per te cilen behet fjale aty, sepse nuk do te doja te spoiliratit per ate qe eventualisht do te shfaqte kuriozitet qe ta lexonte kete strip, atje ku qoft!?

Ne fillim do te nenvizoja faktin qe titulli ne origjinal "e verteta" (la verita) eshte ai adekuati per dallim nga ai i perkthyeri ne gjuhen serbo-kroate ne edicionin Lunov Magnus Strip!

Shkurt, Ken Parker deri sa hyne ne nje qytez ne New Mexico me vete, te ngarkuar mbi kalin sjell nje kufome. Banoret e vendit fillojn te acarohen, duke paragykur se vrasesit jane indianet dhe me kete fillojn telashet qe karakterizojn te gjithe storjen. Por, per gjithe cka ndodhen, tane kohen mungojn faktet, dhe me ate shumica e vendimeve sillen mbi bazen e emocioneve dhe paragjykimeve, ku si pasoj peson drejtesia perderisa nuk jepet kohe qe te zbulohet e verteta.

Nje konkluzion logjik qe si duket eshte edhe poenta e vete autorit, mund te nxjerete kur konstatojm qe, mungesa e te vertetes zakonisht "nxjer" ne siperfaqe nje gje me te hidhur se se cila do qofte ne realitet e verteta e hidhur! 

Nxjer ne siperfaqe egon, epshin, racizmin, egersin njerzore, e cka mos tjeter, duke mos kursyer asgje, nga vlera njerezore. Pa cka se nuk dihet e verteta, si ne kete raste ku rane plot viktima, u mohua drejtesia, u hudhen plot dyshime, u vrane shume njerez vetem e verteta nuk u zbulua! Vetem dy vete qendruan ne rrugen e se drejtes, ...pak veta!

12/03/2022

evo ti ga nà!

Sot nuk do shkonte asgje me shkrujt pervec per ate qe ndodhi mbrem ne Qatar ku Zvicra e fitoj Serbijen dhe me ate e eliminoj nga garat dhe i siguroj vetes vazhdimin e garave te me tutjeshme ne perballje me Portugalin.

Goli i Gjerdan Shaqirit, loja e Granit Xhakes, rezistenca e tyre ne fushe si profesioniste e ne vecanti qendresa karshi lojtareve dhe selektorit shovinist serb, e tera e kurorzuar me fitore 3:2 e deklasoj Serbin, beni jehon qe çoj Shqiptaret ane e mban ne delirium te vertete per gjate gjithe mbremjes.

Loja u shenua me plot gjeste brenda lojes, me sharje, shtypje, kapje e cka mos tjeter! Ra ne sy gjithashtu shume frustrimi i Dragan Stojkovicit, si ne momentet kur shenonin gola ashtu edhe kur pranonin. Cmenduri e llojit te vete ne cka jane katandisur ky "nebeski narod"! 

Piksi prej nje lojtari legjend e fudbollit te viteve ’80 dhe '90, qe si femije e perceptoja si Ronaldo apo Messi sot, shihej i transformuar ne nje legen tipik serb i frustruar nga epshi dhe urrejtja tipike e nje populli qe e mashtron vetene permanente me endrra magari.

Tifoja per reprezentacionin e Zvicres nga ana e jone dihet pse eshte kaq e zhurmeshme, edhe na vjen mire qe eshte keshtu sepse ne sinkron me kete tifozllek eshte 100% edhe mundi i dy djelmoshave qe mbajn mbi supe kete entuziazem thuajse epik, ku si gardian mbrojn nderin e nje populli te tere para te gjithe botes ne perballje me nje kulçeder dinake qe mba emrin Serbi si sinonim i cdo te keqe per shqiptaret.

Interesant kjo, nga ku mund te nxjeret shume urtesi nga keto fenemone te çuditshme! Qe per neve shqipatert ne fakt paradokalitetet jane normalitet, si per shembull ti gezohesh te hujes, duke kontribuar per te huajin sepse ne fakte kontribone per vete dhe me ate gezon te vetit! "Hajde shqipe...", "...zemra mal"!!!

12/02/2022

cka nese!?

Nese ke njembedhjete limona edhe e ke dymbedhjet femije, si do ti kishim ndare ne proporcion te barabarte, qe cdo njerit femije ti jepnim sasin e njejte nga limoni duke mos diskriminuar asnjerin.

Normalisht njera nga menyrat do te ishte, te benin matematiken e thjeshte duke i pjestuar njembedhjet limona per dymbedhjet femije edhe matekanikisht do te na dilte qe cdonjeri nga femijet te mirrte nga zero pik nente, nje, gjashte, gjashte, gjashte, gjashte, gjashte, gjasht, shtate nga limonanat (11÷12=0.916666667)!

Por ketu do te na dilte problemi, cfar cilesije do te merrte nje femije, a do te merrte cdokush kualitetin me te mirre nga limoni ose dikuj mund ti takonte me teper nga koreja e limonit se sa nga ajo qe eshte vlere ushqyese e atij. Pra problem tjeter do te ishte ky!?

Nese do te shkohej ne variantin qe cdonjerin limonat ta ndajme ne dymbedhjet pjese dhe me pastaj cdokujt ti jepej pjese e ngjashme e limonit nga cdo limon, rezikohet qe te behet çull puna dhe te humbet shume nga lengu i limoti!

Keshtu qe varianti i mire do te ishte qe njembedhjet limona ti shtrydhim dhe te gjithe ti bejm limonad dhe ne kete menyre me lehte do te ishte ti mbushim dymbedhjet gota ne sasi te barabarte, ku cdonjeri nga femijet te merrte sasin e duhur!

Nese eventualisht ju tani e parashtroni dilemen, po cka nese ndenjeri nga femijet nuk de te deshironte limonad, por do ta kerkonte limonin ta kete i pá shtrydhur, per ta perdor kur do te pinte çaj!? Atehere kesaj dileme ju lutem jepjani ju zgjedhjen!

12/01/2022

n'hall

Prap, edhe nje vrasje, edhe nje dhune, edhe nje mister, edhe plot paragjykime, plot hipoteza, plot vujatje, plot hipokrizi dhe demagogji, plot perplasje ideologjike e akuza ndaj sistemit, ndaj modelit shoqerore, prap edhe tre dite lajme senzacionale, tendenca shoviniste krahinore, konfrontim maskilist dhe feminist e cka mos tjeter.

Rasti i djeshem i vrasjes se gruas shtatezen, nga burri ne hapsire publike ne Prishtine, ne kohe kur keto dite eshte prit te linde nje foshnje, per vete eshte nje akt makaber i cili e trishton cdo njeri qe e degjon apo e imagjinon aktin, si ka ndodhur!?

Nje pyetje sa hipotetike, aq praktike kur e parashtron me tre pik çuditse dhe pik pyetje ne fund: Çka mund te kete ndodhur qe ka sjell dikend ne gjendje te bej nje akte te ketill makaber!!!? E bene rastin edhe me konfuz, edhe me trishtuese, edhe me makaber! Edhe me shume trishtues!

Fatekeqesisht per cdo dite degjojm histori te cuditshme jo shune larg neve!

Raste kur nje çift tane kohen jeton ne grindie, shkak i fukarallekut dhe pamundesis dhe injorances te burrit te plotesoj nevojat elementare te gruas, matriale!

Raste kur nje çift tane kohen jeton ne grindie, shkak i impotences dhe dembelozmit te burrit te plotesoj nevojat elementare te gruas, epshore!

Raste ku nje çift jeton ne grindie pershkak qe nusja dikuj tane kohen ia ofendon priderit, e ai viç me shume se ajo u grindet atyre, tane kohen e krahason me diken tjeter dhe per pasoj ne rastin me te mire ikin te jetojn vec dikund me banes, ku edhe me teper u hypen fesati se "e shtrejt jeta, nuk del hesapi" edhe frustrime plot.

Raste kur cifti vendosen te iken ne gurbet "te siguroj ardhmerin e femijeve", a, te shpia i len prinderit ne moshe te thuer, te paafte te luftojn me jeten, pasi qe e jane tret duke rrit djalin, edhe si pasoj i zen haku i prindit edhe u hypen fesati, parap!

E, sa e sa raste tjera qe ju me siguri dini qe hic me larg se dje a pardje i keni degju qe si pasoj perfundojn me epilog trishtues, ku dikush e ka lón nusen, dikuj nusja i ka ik, dikush e ka rreh baben apo nenen, dikund nusja e ka rreh vjehren, diku vjehra e ka rreh edhe nusen edhe djalin, dikush dikend e ka nxjer haric prej shpise, dikund djali e ka çu nenen ne azil te pleqeve sepse nuk ia ka dash nusja nene te shpia edhe pastaj atje ia ka rrej nene dikush qe eshte nusja e dikuaj qe pastaj eshte me budall se ajo qe e ka marre nuse ate vetem pse eshte ajo eshte "femen e forte"!!!! ...o bo bó!!!

Edhe me ne fund, ka te vrame, te pime, te dashuri jashte martesore, ka ska pare, ka mbarre, ...n'hall!

11/30/2022

pale!?

Sot me rastisi qe ne kohe reale te ndjek ne nje profil ne facebook vendimin e gjykates qe kishte te bej me rastin e rrahjes deri ne vdekje te nje ish hendbollisti kroat ne Shkup para disa muajve.

Sic po ndodhe ne kesi raste Gjykatesja para shqiptimit te vendimit, lexonte permbledhjen e procesit gjyqesor, duke filluar nga pershkrimi i rastit, deshmit qe jane konsideruar ne proces, deshmitaret si dhe deklaratat e paleve tjera te involvuar, mjeket, ekspertet e mjeksise ligjore si dhe egzaminimet qe u jane bere te akuzuarve nga ana e psikologeve dhe psikijaterve.

Pra ne pergjithesi nje pershkrim i detajuar dhe permbajtesor i gjithe rastit dhe procesit gjyqesor. Qe per fund u kurorzua me vendim qe shiptonte denim per tre te akuzuarit ne totale me 52 vite burg, dy nga 18 vjet, njeri 16 vjet, perfshir edhe paraburgimin.

Pervec tjerave, qe ne pergjithesi krijonin pershtypjen e nje procesi gjyqesor profesional dhe nje model te ndarjes se drejtesise konform ligjit, ndoshta edhe nga fakti qe prezent ishin edhe mediat, nje gje qe me beri shume pershtypje ishte momenti kur lexoheshin rezultatet e testimit dhe egzaminimeve psikologjike dhe trajtimeve psikiatrike nga e kaluara te te akuzuarve fjale.

Interesant ishte fakti qe rezultatet qe lexoheshin beni pershkrim te detajuar te profilit te subjektit, ne kete rast te te akuzuarit, dhe me ate prortretohej subjekti me karakteristikat qe kadhe efektet e atyre karakteristikave qe jane manifuar ne rast te caktuar, konkretisht sic ishte rasti ne fjale kur eshte perdorur dhune e pa kontrolluar dhe manifestim frustracioni qe ka shkaktuar sjelljen me pasoja fatale per viktimen.

Thash me vete, me iu nenshtru kesi lloj egzaminimi cdo nje individ dhe mos Allah te gjindemi ne situat ku ato rezultate te lexohen publikisht, ku me dite me cfar profile momstruoze do portretizoheshim, dhe pale cfar mediokrtiteti do te dilte ne siperfaqe dhe sa profile do te mbylleshim ne rrejtet sociale kur te definohej karakteri i yne me konkluzat "proseçna intelegencija", "sklon na nasillstvo", "elementi na kleptomanstsvo", "kompleks na inferioritet", "sy pa frynsh", "animal instinkt", ... e cka mos tjeter! Pale!?

11/29/2022

post festum

Post festum sot me te madhe diskutohen dhe do te komentohen aktivitetet e djeshme qe u zhvilluan gjitheandej me rastin e kremtimit te dites se flamurit, qe nga akademit solemne deri tek aktivitete vullnetare qe jane ndermare nga aktiviste dhe institucione konkrete relevante.

Une mora pjes vetem tek disa dhe mund te theme qe ne perceptmin time shumecka mu duke ne kuader te normalitetit, apo me sakte konform realitetit qe ne si shoqeri e kemi aktualisht.

Mbi te gjitha do te vecoja aktivitetin e ballisteve naten para 28 nentorit kur "ngjyrosen" kuq qiellin mbi Tetoven, me rastin e 30 vjetorit te themelimit dhe specifikisht organizimin e djeshem qe ishte bere nga nxenesit e shkollave i titulluar si "Marshi i Isa Boletinit" poashtu ne Tetove.

Duke qene pak a shume edhe une i disponuar ne frymen e patriotizmit, kur ndoqa videon qe e kishte publikuar dikush ku shiheshin pamje te nje rradhe te gjate te djemve qe ne koke mbanin plisin, qe me te vertet dukej si aradhe e nje njesiti qe reflektonte identitet, krenari dhe guxim, zemar behej mal!

Te gjithe djem te ri, nxenes, shkollar te shollave te mesme, qe shkelqenin me fytyrat djaloshare qe i bashkonte ideali qe te duken bukur duke kenduar ne sinkron kengen qe shkonte ne sfond "jam djal nga Tetova", manifetonin pamje qe shume kush mund ti kishte xhelozi e dikush ndoshta edhe frike.

E dime te gjithe qe nuk jane shume pune sic duhen. Jemi larg ndoshta nga gjendja qe duam te jemi, por ama ku ishm, sot jemi ne situat e re qe duhet shfrytezuar makasimum per te kompenzuar kohrat e humbura dhe te arrim atu ku duhet!

11/28/2022

denbabaden

Brenga, derti dhe gajle tjera qe manifestohen shpesh nga te gjithe neve, per faktin apo dilemen se, a e kemi sell neve te festojm apo eventualisht te gezohemi ne festat tona, ne situat ku nuk ngurojm te thirreme se nuk i kemi edhe aq mire pune, pra sikur e kemi dilemen, "a thu, halli jone e ka sell te festoj!!!!?"

Kjo "dileme" si e ketille para disa viteve ndoshta edhe mund te kishte ndonje "baze", ama, besoj sot nuk ka baze te problematizohet sepse tani me dy-tre vitet e fundit kemi nje realitet te ri, qe te gjithe e kemi pranuar me konsenzus. Kemi faktin e inkuadrimit te Shqiperise dhe Maqedonise ne NATO, me konsenzus te gjere jemi percaktuar per orientim Euro integrues, kemi Kosoven qe demostrohet Shtet me Albinin Kryeminister, kemi rivalitet politike ne Maqedoni qe prodhon gare, pra kemi situat ku per cdo dite mund te zhvillohen beteja per permirsimin e kushteve qe nevoiten te avancohen, por ne te njejten kohe kemi nevoj per kultivim te vazhdueshem te identitetit autokton, autonom dhe autentik shqiptare.

E, ku ka mundesi me te mire qe kjo te behete me pretekste real, sic eshte perkujtimi i Lidhjes se Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarsise, Clirimi i Kosoves, Themelimi i Universiteteve, Bajramet, e te tjera momente!

Pra, nje mundesi e mire qe ne menyre autonome, te demonstrojm qe jemi NJE edhe kur nuk jemi njesoj, edhe kur nuk mendojm njejt, kur garojm mes veti, por jemi nje dhe jemi ketu dhe ketu do te jemi, den babaden, deri sa mali do te behet hí dhe hiri te behet mal perseri. 

11/27/2022

qejfi

E keni parasysh ate kalkulimin qe shunica e bejm kur duam ta krahasojm vleren e dickahit, ne stilin, "...me ato pare i blen tre buke!"! Disa here kjo vjen si menyre per ta nenvlersuar dicka apo edhe per ti dhene peshe nevojes per mbajtje llogari per veprimin dhe si kosuekuence edhe per shpenzimet qe bejem!

Viktim e pare e keti krahasimi zakonisht bie cigarja, kur mundon dikush dikend ta motivoj qe ta lene cigaren zakonish ia ben llogarine, ne kundervlere se sa para harxhon ne vite, sa "buke ka mund te blej me ato pare", "sa gjera noksan i ka lóne familjes" e te tjera!

Une duke mos qene duhaxhi, sikur kete xhoker ua djeg "kontabilisteve popullor", por ama nuk eshte se nuk u jap te drejt, ne vecanti kur jane ne pyetje shpenzime qe apriori definohen dhe de facto jane te demshme, si per shendetin ashtu edhe per xhepin dhe ekonomin familjare.

Tani, kesi shpenzime dhe kesi soj llogaridhenje me iu nenshtru une, edhe une perfundoj domaqin me i dobet qe mund te imagjinohet! Ne vecanti kur e llogariti faktin qe per nje vite vetem per caffe i bie se harxhoj shume me shume se mbi njeqind e pesedhjete euro, po, per gjera tjera mos flasim!!!!? O bo bó, ... sa buke do bleja!?

Vetem nje fakt interesat, kot per qefe me e bo edhe ju llogarin sa buke do kisha blejt! Me sot behen treqind e njezet e dy poste qe shkruaj per cdo dite! Shumicen, mbi dyqind i kam shkruajtur i ulur ne ndonje kend ne kafiterite e preferuara qe i frekuentoj, shumicen ne Gostivar edhe Tetove, gjithmon i shoqeruar me nje filxhan espresso dhe ambient kafetrije me lloj lloj zhurme edhe muzike! Pra, nese vetem e bejem llogari si minimum koston e nje esspresoje, mesatarisht pesedhjet cent, minimim here  dyqind e pesedhjet kafe, i bie, si minimum njeqind e njezet e pese euro te shpenzuae vetem per caffe, vetem duke shkruajtur ne telefon! Sa buke do bejn keto!?

Ama, do sende nuk paguhen me pare, apo!? Prandaj nuk ndalemi!

11/26/2022

hov

Me nje profesor, koleg me thon, para do viteve, me inercion rám ne nje debat i pa nevojshem ne lidhje me rolin e shqiptareve ne histori, dhe argumentin qe impononte ai se, "...fatekeqesia e shqiptareve eshte sundimi 500 vjecar i otomanve!". 

Duke tentu, here andej e her kendej ti ndaj qendrimet varesisht nga rastet, epokat, shkaqet dhe pasoja, duke tentu qe te jeme racional dhe te sqarohem se historia jo rastesisht edhe formalisht ndahet ne epoka, ne shekuj dhe mileniume dhe kjo do te duhet te na ndihmoj neve qe cdo gje ta shohim ne kontekstin e duhur, gjithmon hasja ne kunder argumentin "...turku per 500 vjet na ka vra e na ká pré"!!! Gjithe kohen pyetesha me vete, me shume habi: "Si ka mundesi be ky profesor doktor te vendos me nje fjali pesqind vjet"!?????

Aq shume i frustruar ishte edhe pse i qete dukej, sa qe ne moment dyshova se po "bene" shaka me mua si nje djal i ri i cili sa po u kish hip skijave ne boten akademike! Por fatekqesisht nuk ishte ashtu, sidomos tani jam i bindur nga distanca kohore kur i mati gjerat me gjakftohtesi. Tani kur e di se, gjithe karieren akademike e perfundoj/n vetem duke shá turkun e serbin atehere po kuptohet qart se sa "pa yndyre" e gatuajm idealin per vleren reale qe ka te bej me te bëmat tona ne histori.

Prandja dje rekomandova leximin e Kujtimeve te Eqeremit! Sepse edhe ky profesori, doktor profesor by the way, si shume te tjere nuk e kishte lexuar kete veper madheshtore dhe si kjo te ngjashme, dhe per pasoj dukej qesharak para dikuj si une dhe me sigur si nje manipulator para dikuj qe e ka ndegjuar me pà dije!

Gjithe kete me duhet ne ritheksoj ndoshta per disa here ne kete blog, sepse, nese vazhdohet me nxjerje nga konteksti i ngjarjeve e ne vecanti asaj qe eshte vlere e jona kombetare, kadrovike, kulturore, politike, fetare e te tjera, neve i bejm shume padrejtesi vetes, shumefish me shume qe mund te na bej edhe armiku me i perbetuar. 

Keshtu qe sharlatanet, manipulatoret, profiteret, mashtruesit, egoistet, uzurpatoret e dijes, pasurise dhe prones publike, vlerave tona dhe kontributit kombetar dhe fetar, keta duhet konfrontuar me argumente dhe fakte. Me se paku me u ndal hovin se me i pengu tersisht ndoshta sun i ndalim sepse "kemi bo edhe neve do gjyhahe"!

FLAMURI