Nuk do te doja te ndalem ne permbajtjen duke u munduar ta pershkruaj historin per te cilen behet fjale aty, sepse nuk do te doja te spoiliratit per ate qe eventualisht do te shfaqte kuriozitet qe ta lexonte kete strip, atje ku qoft!?
Ne fillim do te nenvizoja faktin qe titulli ne origjinal "e verteta" (la verita) eshte ai adekuati per dallim nga ai i perkthyeri ne gjuhen serbo-kroate ne edicionin Lunov Magnus Strip!
Shkurt, Ken Parker deri sa hyne ne nje qytez ne New Mexico me vete, te ngarkuar mbi kalin sjell nje kufome. Banoret e vendit fillojn te acarohen, duke paragykur se vrasesit jane indianet dhe me kete fillojn telashet qe karakterizojn te gjithe storjen. Por, per gjithe cka ndodhen, tane kohen mungojn faktet, dhe me ate shumica e vendimeve sillen mbi bazen e emocioneve dhe paragjykimeve, ku si pasoj peson drejtesia perderisa nuk jepet kohe qe te zbulohet e verteta.
Nje konkluzion logjik qe si duket eshte edhe poenta e vete autorit, mund te nxjerete kur konstatojm qe, mungesa e te vertetes zakonisht "nxjer" ne siperfaqe nje gje me te hidhur se se cila do qofte ne realitet e verteta e hidhur!
Nxjer ne siperfaqe egon, epshin, racizmin, egersin njerzore, e cka mos tjeter, duke mos kursyer asgje, nga vlera njerezore. Pa cka se nuk dihet e verteta, si ne kete raste ku rane plot viktima, u mohua drejtesia, u hudhen plot dyshime, u vrane shume njerez vetem e verteta nuk u zbulua! Vetem dy vete qendruan ne rrugen e se drejtes, ...pak veta!
No comments:
Post a Comment