12/13/2022

asketizem

Jeta asketike, eshte interesant se si perfundon njeriu qe ta jetoj jeten i terhekur, diku-diku i izoluar, i vetmuar, i mbyllur, nga njerezit i vleresuar si i çuditshem, i çmendur! Interesant, menyere e te jetuarit te jetes me bindjet dhe botkuptime thellesisht personale, imagjinare, filozofike, e çka mos tjeter.

Rezulton qe motivet te jene prej me te ndryshmeve. Dikush zgjedhe te jetoj jete asketike pas suksesit te medhe ne jete, ky shembull mund te jete me i ralli, dikush pas ndonje tragjedie qe e bene te reflektoj mbi jeten, dikush pas deshprimit me shoqerine, dikush, per motive religjioze e dikush per botkuptime filozofike.

Jeta asketike eshte ajo qe njihet si jeta e dervishit me motivin kryesor te afrohen me afer Zotit, jeta e monasve budist me motivet e veta filozofike dhe interpretimeve subjektive mbi botekuptimet e jetes , apo jeta e atyre qe duan thjesht ti rikthehen natyres, vetvetes apo paqes shpirterore. Pra, cili do qofte motivi, vendimi me siguri eshte serioz, vendini per tu larguar nga shoqeria, dikush per tu larguar nga familja, thjesht serioz eshte vendimi qe te jetohet vete me veten diku large nga te tjeret.

Nje vendim qe dikur eshte llogaritur edhe si izoluar si fenomen, por shpesh degjojm edhe nga njerez qe i njohim qe ne menyra te ndryshme e arsyetojm kete veprim, dikush edhe e deshiron qe ta beje nje veprim te tille. Per ta shpetuar veten, por nuk eshte e lehte, sepse, ndoshta duhet me u sprovu akoma!?

No comments:

FIFA