12/17/2022

furrnaxhiu

Sot per disa caste bredha rrugeve te qytetit, sikur pa qellim, edhe pse kisha pune per te bere, por gjithashtu e kisha edhe komoditetin qe te mund te shetiti pak para qe te bej terheqjen taktike, te kry punen edhe te vi ne shtepi!

Nen "presionin" qe te gjej motivin te shkruaj postin edhe sot, natyrshem vine me dhjetra çeshtje qe njeri mund tu referohet dhe ti kontekstualizoj dhe te reflektoj mbi cka shikon apo perjeton per momenti.

Me beni pershtypje, tek sa ecja rruges qe perdite e kam ecur si femije kur kemi shkuar dhe jemi kthyer nga shkolla, rruges qe njihet si "rruga e Dibres", kur arrita afer apo pran furres te bukes e cila ká tani me nje kohe, me shume se dy dekada, qe eshte e mbyllur, duke u zbehur me disa xhama te thyer e disa te mbuluar tek-tyk me ndone lesonit. Ne moment ajo qe me terhoqi vemendje ishte fakti qe sot per here te pare e verejta se njeri krah i deres hyrse qe conte tek shtepia, me sakte mbas shtepise, ishte i thyer, dikush me force e kishte rrezuar, qe me dha mundesin te hudhi nje shikim mbrenda oborit.

Ç'te verej, bari i rritur dhe i shembur nga te rreshuarat e shiut kishte mbuluar gjithcka, muret e shtepise me gure te zymte, shtepi e abandonuar e lenun mbas dore tersisht. Ky ishte momenti qe, ne çaste me ktheu kujtimet e kohes te atehershme, tani duket shume large, kur kalonim si femije per cdo dite, ne vecanti ne mengjes kur shkonim ne shkolle, kur e ndjemin ngrohtesine qe dilte nga dritarja, ateher kur axha plake, furrnaxhiu i shiste buket nga bodrumi, me sakte lepinjet e ngrohta qe e mbushnin rrugen me aromen e kendeshme te bukes taze. 

Ateher, asnjeher nuk kam patur raste ta shoh nga mbrenda ate ambient, sepse i vetmi kontakte behej nga dollapi i vogel, relativisht i ulur per toke kur e blenin buken, por as nuk isha kurioz sepse ne memoment gjithcka dukej normale e zakonshmr. Por me vone kur e kupton dedikimin, punen dhe mundin te nje furrnaxhiu, e kupton dhe reflekton, sic me beni vaki sot, se cfar jete, ka ber furrnaxhiu, i cili sigurisht i dedikoj nje jete te tere keti zanati, duke punuar naten, pran furres vale te nxehte, vetem qe ne mengjes te kete gati buken e pjekur taze per neve qe ta blejm "per nje miljard"!

Nuk mund ta them dot se sa e gjate e kishte jeten, as kush ishte e cka kishte, kishte apo jo trashigimtar, ne fakt nuk mund te them asgje pervec pershtypjeve dhe kujtimeve te mija femirore, por e thash cka pash sot dhe per fund mund ta them se cka thash me moment kur e pash edhe njehere shtepin e shkrete, se,  kjo eshte jeta e kesaj bote!

No comments:

FIFA