12/21/2022

kerkushi

Me siguri kemi hasur apo hasim edhe sot per cdo dite tentime qe bejn njerzit per te pershkruaj njeriun, individin, personalitetin e dikuj, etj. Nje definicion qe e kam lexuar moti thot: "nje njeri ne fakt eshte dy, njeri qe e njohin te tjerit dhe njeri (tjetri) sic e njeh ai veten"!

Ky konstatim ne fakt eshte shume i drejpersedrejt dhe i lehte qe ta pranom si definicion me i sakte. Por ajo qe eshte bajagi sfidues eshte fakti qe nuk eshte edhe aq e lehte qe te tjerit te na njohin sic jemi, apo edhe me sfiduese, kur nuk arrime neve qe te njohim te tjeret sic ne realitet jane ata.

Kjo per neve qe pretendojm se jem "normal" madje edhe behet nje loje dinake ku ndaj te tjereve me qellim, me plot loja dhe lajka ndertojm profilin e individit qe neve deshirom qe ta na njohin ata, me qellim qe te jemi komod ai qe na konvenon te jemi sic jemi!?

Por cka behet me ata qe jane sprovuar me pamundesi qe ta ndertojn profilin publik qe ata duan apo jane sic ndjehen vete ne brendi, ne realitet, duke qene te kufizuar ta bejn ate per arsye te ndryshme, dhe duke qene te "denuar" qe te njihen vetem sic i gjykojn te tjeret dhe jo si ndjehen vete kur ne vetemi.

Sa paragjikme behen ndaj atyre, sa nderhak ngelim ndaj atyre, sa padrejtesi shkaktojm kur pershkruajm dikend, vetem pse e shikojm ne rruge i leckosur, sepse e shikojm ne situat duke lypur, e shikom ne rruge i pà lare, sepse e shikojm me ndonje kufizim fizik, apo cfar do lloj gjendje "ndyshe" nga dikush tjeter duke mos i dhene asnje mundesi qe te njihet si ne realitet mund te jete.

Sa njeri i forte ne realitet eshte ai person qe shkon perpara edhe perskaj skamjes, pamjes, lamjes e cfado kufizimi tjeter. Si jeton ai qe nuk ka profil fejsbuki apo instagram qe te kamuflohet me pamje dhe filtera per te "gezoj" respek e pelqehet nga te tjeret, por ashtu origjinal çane rrugen perpara si "kerkushi"!?

No comments:

FIFA