12/25/2022

open world

Ej, verte, nuk kam shkrujt per video lojarat, ja ja, si kom harru ta trajtoj kete teme, kaq te rendesishme per mu, per nje periudhe te jetes!? Kjo disciplin bashke me stripat e zen vendin e "merituar" ne eksperiencen dhe formimit te karakterit personal?

Njoftimi me kete bote te video lojrave kompjuterike 3D filloj aty nga mesi i viteve nentedhjeta te shekullit te kaluar, perjashtuar ketu, fliperta, topkiçet, apo ato video lojrat arkad 2D ne konsolat te tipi super mario! 

E vecanta ishte, se atebote filloj gradualisht qe ti prezentohet botes dimenzioni i trete i botës virtuale qe bashkarishte me avancimin teknologjik dhe intelences artificiale mundesoj qe te tejkalohen kufit e imagjinates te njeriut te zakonshem dhe me ane te video lojrave te krijoj qasje virtuale edhe ne vendet qe per arsye te ndryshme nuk mund te jene te vizitueshme.

Aludoj konkretish per nje pjese shume te rendesishme qe ateher ne fillim kam qene i fascinuar, kur me ane te lojes Medal of Honor edhe me pastaj Call of Duty apo edhe Brother's in Arms me mundesohej te vizitoj lokalitet ku jane zhvilluar disa nga betejat qe jane shenuar ne Luften e Dyte Boterore. Apo edhe mundesit tjera qe me ane te lojrave tjera te vizitohen lokacione nga e kaluara te civilizimeve te ndryshme.

Sa e sa perjetime dhe eksperienca me rrotullohem ne koke perderisa e shkruaj kete tekst tek sa pran ne moment ne dhome evladi  luajne ne PlayStation lojen Ghost of Tsoshima, duke bashkeudhetuar me Samurai ne nje Bote te Hapur ne Japoni. Nje bote virtuale atraktive dhe me mundesi qe te eksplorohet nje vend qe nje femije qe gjindet ne nje hemisfer tjeter nuk mund ta vizitoj.

Duke mos dash ta pretendoj aspak roline e dikuj qe mund te ndertoj qendrim se cila duhet te jete qasja per kete fenomen, nje gje me siguri mund ta theme, se, mundesija per te shfrytezuar kete dimension per qellime edukative eshte shume e madhe, por kjo sigurisht do te nvarej nga qellimi qe nje individ do ta kete kur zhytet ne kete bote! Une jam kenaq!?

No comments:

FIFA