12/27/2022

kandili

Udheheqesi i drjete! Nuk e di pse, madje, ndoshta e di pse, ... i pari qe me shkon ndermend kur permendet apo kur e permendim kete teme ne kontekst te udheheqesit te drjete, i pari qe me shkon ndermend eshte Omeri r.a., pastaj Omer Abdul Aziz r.a! 

Nenekuptohet kete pershtypje e kam dukshem te inluencuar nga leximi per keta udheheqes te kohes te hershme te besimtareve, por edhe nga leximet tjera qe natyrshem me kane imponuar krahasimin dhe me ate ardhej ne perfundim se ndoshta keta jane shembullimi i mire.

Nuk e mohoj qasjen subjektive, as mohoj mundesim qe ne histori te kete patur shembull ideal te udheheqesit te drejte, madje fort e besoj se kjo ka qene e mundeshme, pse jo, mendoj se edhe ne kohen tone ká udheheqes te drjete, te cilet pushtetin, autoritetin, e ushtrojn konform parimeve te cilet ngrihen mbi drejtesine!

Kam fillu here - here te dyshoj se udheheqes te drjete jane ata qe ndoshta me pake duken si te tille, apo anasjelltas, ata qe duken apo proklamojne drejtesi ndoshta jane me pak te tille, ndoshta!?

Por, por, ne kete kontekst tani me, me thell dyshoj qe shkak i "mungeses" te udheheqesit te drjte eshte padrejtesia qe neve shpesh ia bejm vetes e pastaj njeri tjetrit, e per pasoj zullumqartet na vin halut!?

Per mos me e tepru me insinuata, do te sjell dy shembull qe te argumentoj bindjen pse Omer Ibnu Hatabi r.a. eshte ne top liste. Shembulli i rrugetimit te Omerit r.a me shoqeruesin drjet Jeruzalemit diku nga viti 637, kur jane ndrru mes veti gjat shfrytezimit te kafshes (kale a gomar cfar ka qene!?)! Ku si rrjedhoj, kur hyne ne Jeruzalem, rradha ka qene qe mbi kalin te jete shoqeruesi, e Omeri ka ecur ne kembe pas refuzimit te insistimit te shoqeruesit qe Omeri te jete mbi kale si Emir el Muminin, me arsyetimin, se "jemi te barabart"! Gjenjenkete histori, eshte shume interesant.

Dhe rasti tjeter fascinues, kur per vizit i kane ardhe nje delegacion te Omer Abdul Azizit dhe pasi qe kane disktuar per ceshte te shtetit, kur fillon biseda per ceshtej private, Omer Abdul Azizi urdheron qe te kallen kandilat tjere e ata te kallurit te fiken. Kur dikush interesohet, se cfar ishte kjo manever, Omeri r.a jepe pergjigjen epike, shembullin e udheheqesit te drjte dhe thot: "...perderisa merreshim me qeshtjen e shtetit, shfrytezonim nga shteti per shtetin, tani kur filuam te merremi me çeshteje personale, do harxhojm nga e jona qe eshte personale!"

No comments:

FIFA