12/12/2022

me avash

Pa dyshim jame ne favor te egzistimit te regullave dhe gjithe asaj qe quhen norma dhe ligje qe ne nje menyre apo tjeter organizojn shoqerine. E besoj aksiomen se edhe ligji i keq mund te jete me i mire se anarkia!

E besoj pra nevojen qe gjerat duhet te funksionojn konform parametrave qe ne shoqeri, ne institucione dhe familje do te mundesojn rend dhe hapsire progresi.

Por ama, kam nise seriozisht te dyshoj qe fromalizini i tepert, e bene te pa shmangeshem edhe banalizimin e gjerave dhe te gjitha vlerave tjera qe realisht mund te jene te dobishme.

Dyshoj qe formalizimi, ne emera te progresit, modernizinit, integrimit e cka mos tjeter, de facto me duket tendec per te fshehur apo mjegulluar leshime dhe dobesi te medha ne ate qe quhet sistem, qoft me qellim, qoft pa qellim!

Kur gjerat mundon ti vendojsh "ne pé*, mirepo penin qe e hjek e ke lidhe ne dru i shtrembet (ne kete rast me nijet jo te mire) me keq edhe i shtrembet edhe i kalbur, atehere si ka mundesi qe te bejsh gardh te drejt!?

Besoj shume, se dikush ka pervojen, ku ne emer te ligjit dikuj i behet edhe padrejtesi, qe do duhej te jete e kunderta. Ne emer te regulloreve i mohohet e drejta e garantuar me ligje dikuj tjeter, dhe plot paradokse qe si pasoj vetem e legjitimojn anarkin. Pra daj nuk duhet me i dhon edhe çaç zor per do pune!

No comments:

FIFA