12/19/2022

kenga e gjarpnit

A i kujtohet dikuj historia e Lubit te Bit Sadit!? Histori kur ish martu Lubi te cilit pas nenet viteve i kish lind nusja, ...por gjarpen! E dini kengen e gjarpnit, a!? Haj tua tregoj!

I kish pas lind Lubit gjarpen! Ish merzit, ish trishtu, por evlad gjarpni i kish qellue! Pas nentembjet vjet, evladi i kish kerku Lubit qe te shkoj te mbreti ti kerkoj vajzen e mbretit nuse per djalin!

Lubi ish ngushtu shume, por kish shku te mbreti ti kerkoj vajzen. Por ama mbreti kur e kish pá ka fillu te tallet, i ka thon: "ta jap vajzen, si ta shtrojsh me ar rrugen qe ke hec!?" Lubi ish ngushtu shume edhe i merzitun kthehet te shpia, duke u qaj hallin, cilin e kish zatek!

Gjarpni i thot, "mos u merzit bàb", ... i jep nje grusht dhé edhe i thot babes, "ka te hecish hudhe nga pak dhé, e kur te mbrish te mbreti, kur te shohesh mbas, allton rruga ka me u bó"!? Edhe ashtu ben vaki! Mbreti e kishte dhen fjalen edhe premton te ia jep vajzen, duke i vendu kusht tjeter, i thot: "treqin krushqi me mi pru"! Lubi prap i merzitun kthehet te shpia, por prap biri e qetson: "bab, vetem haberin jepe e grubullohen krushqit", edhe ashtu ben vaki, grumbullohen krushqit e shkojn e marrin vajzen e mbretit!

Tre dite e tre nete darsma ka kërcllue, djali gjerpen ish martu, vejzen e mbretit e kish marre per gruú! Ama, nene ish merzit si do zbardhet ajo dite kur nusja esht mbyll me dhendrin!?

Prej ketu lexonje tekstin e kenges, duke imagjinu zerin e qiftelise, kurllum-kurllum edhe ato vajtimet e burrave e meper dhoma:

- kur ka dal e bardha drit, balli i nuses po i ban drit!
- hek nana e na i ka than: "pash nji zot bij qe tka fal, ti me gjarpnin si e kalon"!?
- "pasha i zot nan si mka fal, gja ma t'bukur ska ndynja, se njaj djal qe ti ke ba!?

kur asht err kjo nata e dyt, nana e shkret nuk po i mbyll syt, kur kan shku me ra n'qener, deren hap ka perniher, kmishen djali e kishte hek
e n'at gozhd e kishte vjerr!?

- "me paq n'qaf!!!" i thot, "oj nan, dhe 6 vjet ti me m'pa lan, kisha dal dhe un ne jet, e hajrin dot ma kish pa, jo veq ju po shum dynja! Kurse sot un po kam me vdek, veq po u la 1 amanet, po u la nusen me shtatzan, e 2 djem kan per ti le: njani asht hajri i shtepis, ...

OOOooo`Tjetri asht oooo, oo sherri i komshis, 
....more hejjjjj!!!

No comments:

FIFA