12/14/2022

u dua!

Kam shkruajtur per cka nuk kam shkruar ne keto postimet e shkurta tematike, sarkastike edhe disa serioze e filozofike, nuk kam shkruar sigurisht edhe per plot tema qe nese do kemi ymer do shkruajm insha'Allah! Nje teme per te te cilin moti i rrotullohem te shkruaj eshte tema per shoket e mije, tema per studentet, tema per familjaret e mije e disa tjera, por me rend!

Sot do shkruaj per shoket e mije! Une kam shume te njohur, disa shoke dhe shume pak miq! Me te gjithe mund te them se jam njesoj korekte, i drejteperdrejt ne bised, i sinqert ne qellim. Besoj disa nga ata kane sjellje te ngjajshme me mua, cmoj pa mase konsideraten qe ndonjehere tregojn per mua, gje qe me bene borxhli ndaj tyre qe gjithmojn te jem per ata aty ku u duhem, duke mos kursyer kurre nga vetja ate qe ata kane nevoj nga une!

Vlera e tyre e vertet per mua gjithmon ka qene motivi qe une me ata te sillem konform merites qe kane, me qellim qe raporti te jete korekt dhe i shendosh. Thejshte, kam treguar korektesi dhe ua kam njohur pa kufi vleren dhe meriten qe kan te une, me fjale e me veprim konkret, ashtu sic kam qene ironik dhe ndoshta arogant ndonjehere kur e kam menduar ndryshe, me te vetmin qellim qe te jem korekt dhe i sinqert me ata para syve, edhe pse vazhdimisht i kam mbrojt pas shpine. Sidomos me shoket duhanxhit, qe shpesh eshte sebepi qe nuk preferoj te rri gjate ne tavolina ku pihet duhani me aroganc dhe pa ndergjegje.

U jam mirenjohes dhe falemenderues te gjitheve qe me vetedije apo pa vetedije kane bere dicka per mua! Vazhdimisht kam injoruar cdonje sugjerim qe dikush e ka bere ne drejtim te asaj, "qe shoket e tu nuk jane te sinqerrt me ty sic jé ti i sinqert me ata!"!? Kjo kur nuk me ka bere pershtypje, sepse mendoj se gjerat i kam kuptu paraprakisht dhe gjykimet i kam sjell me kohe, keshtu qe sugjerimet disi ne menyre arogante i kam mare si shpifje per shoket e mije!

Ata pak shoke qe i kam ne rrethin e ngusht i kam pranu sic jane dhe asgje nuk mund te ndrroj mendimin dhe qenrimin tim per ata! Ata i du sic jane dhe si te tille i konsideroj shoke!

Ata pak miq pa dyshim i konsideroj ata qe i kam sjell ne familje dhe familjet e tyre i kosideroj si te mijat, pa dallim! Te tille, mire eshte qe jane pak sepse ashtu edhe mundesia per te iu gjinde njeri-tjetrit eshte me e madhe dhe mundesit qe te jemi edhe me efikas dhe te dobishem per njeri tjetrin!

Nuk do te ishte e ndershme qe te filloj te permendi emra te pervetcem ketu, sepse pa shmangeshem dikend do ta vendosi para tjetrit, e qe do te ishte pedrejtesi e pa qellimte. Por sinqerisht besoj se ata te vertetit do ta gjejn veten ketu nese e lexojn, qe eshte nje mundesi e mire qe tu them se i dua!

No comments:

FIFA