12/22/2022

studentet

Tani me mbi njezet vjet qe vendosem ne funksion te rolit te mesuesit. Edhe pse vazhdimisht e konsideroj veten nje nxenes i cili ka shume nevoj akoma qe te mesoj per vete! Kete e them me plot pergjegjesi, edhe pas kesaj gjithcka mund ta mbylli edhe te terhiqem perperhere nga cdo je pretendim apo kualifikim qe ia nveshi vetes apo tjerit e pretendojn per mua.

Kjo madje edhe nuk do mund te vonoj shume, por deri atehere do ta shfrytezoj rastin qe tù referohem apo te kujtoj gjithe ATÁ qe ne keto njezet vite e kane pas rastin qe te ulen ne bankat para meje qe te degjojn nga ajo qe une "eshte dasht" ta them dhe ata "kane qene" te obliguar ta degjojn, te kujtoj studentet sot!

Nje gje me shume siguri mund ta them ne fillim. Asnjeher nuk kam dale para askuj e te pretendoj qe ate qe une e them eshta me e mira qe ata kane per ta degjuar, por gjithmon ne rastin me normal qasja ka qene, "ta kosiderojm bashke, qe kjo ose ajo qe e themi eshte me e mira qe neve duhet ta dime dhe mbi ate duhet te veprojm gjithesecli nga né, ne detyren apo ne rolin qe do te vendosemi ne jete!"

Rasti ka dashte qe per kete njezete vite te ligjeroj mbi njemije tema sigurt, aq raste qe  mund te jemi i kapur ne kurthin e te qenurit gabim per permbajtjen dhe faktet qe kemi sjell gjate ligjerimit, por nuk ka ndodhur kurre, elhamdulilah, jo qe kemi dituri shume, por asnjehere, kurr nuk kemi fol asgje qe nuk e kemi dite per cka flasim.

Studentin, nxenesin e diturise thuajse gjithmon e kam pare se kush duhet te jete Ai neser, jo kush ka qene ai per momentin, si femije, si i ri, por a kam pare thujse gjithmon ashtu sic do te doja ta shikoj veten ne rastin apo paraqitje me te mire, dhe, Ai ose Ajo qe i eshte pershtat keti formati, Ai ose Ajo pastaj kam qene une vete dhe jam sot akoma. Te tjeret pastaj jane veteperjashtu dhe rjedhimisht nuk i kemi pengu per asgje, kane ecur rrugen qe kane zgjedhe, por ama keta tjerit sot jane me te miret aty ku veprojn, ska si ata, jo ska! 

Tani me nis ti numroj, jam i sigurt qe do te ishit te pajtuar plotesisht me secilin emer qe do te mund ta permendja ne kete rast. Ama jo tani, se nuk eshte ketu rasti, nuk eshte ky qellimi, sepse ata te vertetit, qe do ta gjejn ne kete tekst veten, bash per ata vlen kjo, bash ata jane me te mirit!

E boj hallall cdo gje, ia ka vlejt! Pas kesaj nuk e di ku do dale, por qarte eshte se dal ngadal gjerat kane rrjedhen e vete por edhe fundin e vete, por ama misoni, detyra, beteja per te miren vazhdon, e verteta duhet te ngadhnjej, a, neve duhet te jemi gjithmon ne anen e te vertetes, duhet me ia dhen hakun te vertetes e diturise me i pagujt zeqatin, duke e shperndajt ate!

No comments:

FIFA