12/01/2022

n'hall

Prap, edhe nje vrasje, edhe nje dhune, edhe nje mister, edhe plot paragjykime, plot hipoteza, plot vujatje, plot hipokrizi dhe demagogji, plot perplasje ideologjike e akuza ndaj sistemit, ndaj modelit shoqerore, prap edhe tre dite lajme senzacionale, tendenca shoviniste krahinore, konfrontim maskilist dhe feminist e cka mos tjeter.

Rasti i djeshem i vrasjes se gruas shtatezen, nga burri ne hapsire publike ne Prishtine, ne kohe kur keto dite eshte prit te linde nje foshnje, per vete eshte nje akt makaber i cili e trishton cdo njeri qe e degjon apo e imagjinon aktin, si ka ndodhur!?

Nje pyetje sa hipotetike, aq praktike kur e parashtron me tre pik çuditse dhe pik pyetje ne fund: Çka mund te kete ndodhur qe ka sjell dikend ne gjendje te bej nje akte te ketill makaber!!!? E bene rastin edhe me konfuz, edhe me trishtuese, edhe me makaber! Edhe me shume trishtues!

Fatekeqesisht per cdo dite degjojm histori te cuditshme jo shune larg neve!

Raste kur nje çift tane kohen jeton ne grindie, shkak i fukarallekut dhe pamundesis dhe injorances te burrit te plotesoj nevojat elementare te gruas, matriale!

Raste kur nje çift tane kohen jeton ne grindie, shkak i impotences dhe dembelozmit te burrit te plotesoj nevojat elementare te gruas, epshore!

Raste ku nje çift jeton ne grindie pershkak qe nusja dikuj tane kohen ia ofendon priderit, e ai viç me shume se ajo u grindet atyre, tane kohen e krahason me diken tjeter dhe per pasoj ne rastin me te mire ikin te jetojn vec dikund me banes, ku edhe me teper u hypen fesati se "e shtrejt jeta, nuk del hesapi" edhe frustrime plot.

Raste kur cifti vendosen te iken ne gurbet "te siguroj ardhmerin e femijeve", a, te shpia i len prinderit ne moshe te thuer, te paafte te luftojn me jeten, pasi qe e jane tret duke rrit djalin, edhe si pasoj i zen haku i prindit edhe u hypen fesati, parap!

E, sa e sa raste tjera qe ju me siguri dini qe hic me larg se dje a pardje i keni degju qe si pasoj perfundojn me epilog trishtues, ku dikush e ka lón nusen, dikuj nusja i ka ik, dikush e ka rreh baben apo nenen, dikund nusja e ka rreh vjehren, diku vjehra e ka rreh edhe nusen edhe djalin, dikush dikend e ka nxjer haric prej shpise, dikund djali e ka çu nenen ne azil te pleqeve sepse nuk ia ka dash nusja nene te shpia edhe pastaj atje ia ka rrej nene dikush qe eshte nusja e dikuaj qe pastaj eshte me budall se ajo qe e ka marre nuse ate vetem pse eshte ajo eshte "femen e forte"!!!! ...o bo bó!!!

Edhe me ne fund, ka te vrame, te pime, te dashuri jashte martesore, ka ska pare, ka mbarre, ...n'hall!

No comments:

FIFA