11/30/2022

pale!?

Sot me rastisi qe ne kohe reale te ndjek ne nje profil ne facebook vendimin e gjykates qe kishte te bej me rastin e rrahjes deri ne vdekje te nje ish hendbollisti kroat ne Shkup para disa muajve.

Sic po ndodhe ne kesi raste Gjykatesja para shqiptimit te vendimit, lexonte permbledhjen e procesit gjyqesor, duke filluar nga pershkrimi i rastit, deshmit qe jane konsideruar ne proces, deshmitaret si dhe deklaratat e paleve tjera te involvuar, mjeket, ekspertet e mjeksise ligjore si dhe egzaminimet qe u jane bere te akuzuarve nga ana e psikologeve dhe psikijaterve.

Pra ne pergjithesi nje pershkrim i detajuar dhe permbajtesor i gjithe rastit dhe procesit gjyqesor. Qe per fund u kurorzua me vendim qe shiptonte denim per tre te akuzuarit ne totale me 52 vite burg, dy nga 18 vjet, njeri 16 vjet, perfshir edhe paraburgimin.

Pervec tjerave, qe ne pergjithesi krijonin pershtypjen e nje procesi gjyqesor profesional dhe nje model te ndarjes se drejtesise konform ligjit, ndoshta edhe nga fakti qe prezent ishin edhe mediat, nje gje qe me beri shume pershtypje ishte momenti kur lexoheshin rezultatet e testimit dhe egzaminimeve psikologjike dhe trajtimeve psikiatrike nga e kaluara te te akuzuarve fjale.

Interesant ishte fakti qe rezultatet qe lexoheshin beni pershkrim te detajuar te profilit te subjektit, ne kete rast te te akuzuarit, dhe me ate prortretohej subjekti me karakteristikat qe kadhe efektet e atyre karakteristikave qe jane manifuar ne rast te caktuar, konkretisht sic ishte rasti ne fjale kur eshte perdorur dhune e pa kontrolluar dhe manifestim frustracioni qe ka shkaktuar sjelljen me pasoja fatale per viktimen.

Thash me vete, me iu nenshtru kesi lloj egzaminimi cdo nje individ dhe mos Allah te gjindemi ne situat ku ato rezultate te lexohen publikisht, ku me dite me cfar profile momstruoze do portretizoheshim, dhe pale cfar mediokrtiteti do te dilte ne siperfaqe dhe sa profile do te mbylleshim ne rrejtet sociale kur te definohej karakteri i yne me konkluzat "proseçna intelegencija", "sklon na nasillstvo", "elementi na kleptomanstsvo", "kompleks na inferioritet", "sy pa frynsh", "animal instinkt", ... e cka mos tjeter! Pale!?

No comments:

FIFA