11/26/2022

hov

Me nje profesor, koleg me thon, para do viteve, me inercion rám ne nje debat i pa nevojshem ne lidhje me rolin e shqiptareve ne histori, dhe argumentin qe impononte ai se, "...fatekeqesia e shqiptareve eshte sundimi 500 vjecar i otomanve!". 

Duke tentu, here andej e her kendej ti ndaj qendrimet varesisht nga rastet, epokat, shkaqet dhe pasoja, duke tentu qe te jeme racional dhe te sqarohem se historia jo rastesisht edhe formalisht ndahet ne epoka, ne shekuj dhe mileniume dhe kjo do te duhet te na ndihmoj neve qe cdo gje ta shohim ne kontekstin e duhur, gjithmon hasja ne kunder argumentin "...turku per 500 vjet na ka vra e na ká pré"!!! Gjithe kohen pyetesha me vete, me shume habi: "Si ka mundesi be ky profesor doktor te vendos me nje fjali pesqind vjet"!?????

Aq shume i frustruar ishte edhe pse i qete dukej, sa qe ne moment dyshova se po "bene" shaka me mua si nje djal i ri i cili sa po u kish hip skijave ne boten akademike! Por fatekqesisht nuk ishte ashtu, sidomos tani jam i bindur nga distanca kohore kur i mati gjerat me gjakftohtesi. Tani kur e di se, gjithe karieren akademike e perfundoj/n vetem duke shá turkun e serbin atehere po kuptohet qart se sa "pa yndyre" e gatuajm idealin per vleren reale qe ka te bej me te bëmat tona ne histori.

Prandja dje rekomandova leximin e Kujtimeve te Eqeremit! Sepse edhe ky profesori, doktor profesor by the way, si shume te tjere nuk e kishte lexuar kete veper madheshtore dhe si kjo te ngjashme, dhe per pasoj dukej qesharak para dikuj si une dhe me sigur si nje manipulator para dikuj qe e ka ndegjuar me pà dije!

Gjithe kete me duhet ne ritheksoj ndoshta per disa here ne kete blog, sepse, nese vazhdohet me nxjerje nga konteksti i ngjarjeve e ne vecanti asaj qe eshte vlere e jona kombetare, kadrovike, kulturore, politike, fetare e te tjera, neve i bejm shume padrejtesi vetes, shumefish me shume qe mund te na bej edhe armiku me i perbetuar. 

Keshtu qe sharlatanet, manipulatoret, profiteret, mashtruesit, egoistet, uzurpatoret e dijes, pasurise dhe prones publike, vlerave tona dhe kontributit kombetar dhe fetar, keta duhet konfrontuar me argumente dhe fakte. Me se paku me u ndal hovin se me i pengu tersisht ndoshta sun i ndalim sepse "kemi bo edhe neve do gjyhahe"!

No comments:

FIFA