11/01/2022

perla

Duke shikuar disa fotografi te vjetra te Gostivarit nder te tjerat me ra ne sy fotografia e shkrepur ne vitin 1950, qe kishte regjistruar momentin kur eshte renuar Xhamia ne qender te qytetit te Gostivarit, me sakt aty ku sot eshte parku, gjegjesisht ne anen perendimore te parkut.

Ne foto shihet rrenoja e xhamise ku vetem minareja eshte akoma ngritur, apo ne proces rrenimi, sepse ne minare larte verehen dy persona qe sic duket jane duke e derdhur minaren ne ate moment.

Tani, sakt nuk i di motivet apo proceduren se si eshte sjell vendimi per rrenimin e kesaj xhamie, kush dha pelqim, kush mori vendim, kush egzekutoj rrenimin etj!? Pra nuk di asnje pergjigje te keture pyetjeve! Por vec mund te imagjinoj dhe shpekuloj per nje gje te tille, edhe pse besoj nuk do jeme large te vertetes cka do qe te them.

Nuk e di, por nuk e besoj se mund te gjendet dikund kollaj ndonje fotografi qe nga afer apo nga brenda mund te kete regjistruar kete xhami, per vec atyre fotografive qe paraqesin pamje nga rethina dhe kende te ndryshme te qytetit te vjeter ku zakonisht duket vetem minareja e kesaj xhamie, qe dukshem eshte e madhe apo e larte.

Me kujtohet, aty nga pjesa e dyte e viteve te nentedhjeta te shekullit te kaluar, kur si xhematli i rregullut i xhamise se sahatit, degjoja nga shoke xhematli qe ishin sheherli e qe kishin ndonje informat me te qarte nga paraardhesit e tyre per kete xhami, me kujtohet entuziazmojesha shume, dhe shpesh diskutonim iden apo mundesin e kthimit te keti vakefi dhe potencialisht (ri)nderrimin e kesaj perle.

Ishin endre djaloshare te stimuluara nga deshira per kultuvim dhe ruajtje te identitetit, ne vecanti ne ate kohe kur rishfaqeshin politikat shoviniste ne vend, qe ishin thuajse te ngjashme me politikat e sistemit komunist qe luftonte me cdo kusht gjenezen tone duke nacionalizuar dhe tjetersuar cdonje vlere e jona.

Ne fakt ishte deshire e shume shokeve, bile edhe beheshin plane qe te iniciohet kjo ide edhe ne instanca me te larta politike, por kot! Pretendentet qe synonin pushtetin nuk ishin aty, me tjera gjera motivoheshin ata, per tjeter send çanin koken, kjo e jona per ata ishte enderr magari, as perrall me mbret nuk ishte dhe!? ...edhe ndodhi '97 (nentedhjet e shtata), e cka nuk ndodhi pastaj, ndodhi dy mije e njishi!

No comments:

FIFA