11/23/2022

dolece vita

Italiant e kane nje shprehje: "il dolce far nient"! Me me kuptim do te perkthehej si: "kenaqesia e te berit asgje! Nje shprehje qe po te kuptohet me tendence do te mund te keqekuptohet shume, por po te tentohet te kuptohet filozofia qe ka ne vete mund te jete nje rrugedalje nga shume momente te veshtira.

Tani kjo mund te bjene dukshem ne kundershtim me ate qendrimin "kot puno, por kot mos rri" dhe si rrjedhoj nese tentojm ti "zbatojm" te dyja do te jemi ne situat konfuze, por sidoqoft nga pervoja dhe nga shume piKpamje tjera sikur me bindje mund ta theme se kjo e italianeve po me flene me shume.

Madje arsyja pse kjo e para mund te me jete me e pranueshme me korespondon me botekuptimin qe kam nxjer nga mesimet e islamit, nuk e di nese sakte eshte hadith, kur kam lexuar thenjen qe "gjumi i dietarit, eshte me i vlefshem se namazi i te paditurit", dhe e gjitha disi me nderlidhet kur me krijohet bindja, se, ndonjehere me mire eshte mos bejsh asgje, se sa te shtiresh se bene dicka, duke mashtruar te tjeret dhe pashmangeshem edhe veten! 

Me vjen keq ta them, por keshtu i shoh, shumicen e aktiviteteve, prezentimeve, organizimeve, iniciativave, puneve, veprimeve,  kriimtarive, politikave, ligjeve dhe normave, dogmave, sjelljeve e shumecka tjeter, vetem pse nuk díme te kenaqemi me ate qe mund te jete me e thjesht, me e sinqert, me e natyrshme, me e nevojshme, me reale, me e dobishme, me e vertet, me kendeshme, qe me pastaj te kenaqemi me jeten ne harmoni me ate qe na rrethon duke shfrytezuar mundesit reale per ngritje dhe ngjitje drejt vleres dhe me afer Zotit!

Por ama per me u kenaq duke bere asgje duhet dituri me be shume gjera! Duhet parasegjithash me e njohur veten, e kur ta njohish veten e kupton se me se paku veten nuk duhet mashtruar, e kupton se kush duhet te jeshe realisht, e njeh Krijuesin dhe per pasoj te behet obligim paresor qe te luftojsh mashtruesin tek vetja, ateher edhe nese "nuk bene asgje" ... jeton i lumtur pa dyshim!

No comments:

FIFA