11/02/2022

street's of Philadelphia

E di, dikush si une prej Verbgjani te marre guximin te komentoj dicka qe ndodhen ne Philadelphia duhet te jete tipike shqiptare apo!? E po, ja qe i erdhe rendi edhe keti muhabeti.

Besoj dikush e ka pa fenomenin qe ndodhen ne disa rruge ne Philadelphia ne ShBA, gjegjesisht pamjet qe me teper qarkullojn ne internet jane nga Kensington avenue, ku shihen me qindra njerez qe konstant jane te droguar duke qendru ne rruge te pergjumur, pa ndjenja jete, duke ecur pa orientim, thuajse jane "zombi" ne konceptin hollywoodan, por ne fakt i bie se jane "zombi" aq real sa nje njeri i dërrmuar nga jeta mund te jete. 

Shumica prej tyre jane te rrenuar finaciarisht, pa strehim, te semur aq sa jetojn dite per dite ne munges totale te sensit njerzore. Ata, sipas atyre qe e njohin nga afer fenomenin njoftojn se shumica e tyre jane viktim e droges me vdekjepruse fentanyl qe thuhet se eshte pesedhjete fish me toksike se heroina, qe me mbigozimin eventual vdekja eshte e pa shmangeshme.

Qarkullojn shume shpekulime per fillimin e keti fenomeni qe jehonen me te madhe e ka ne dy-tre vitet e fundit. Autoritetet, ne disa prononcime zyrtare njoftojn se kjo lloj droge kryesisht inportohet nga Kina!

Komuniteti ankohet se autoritetet nuk ndermarrin asgje per trajtimin e ketij fenomeni keshtu qe me fatin apo fatekeqsin e ketyre te ngrateve meren individ altruist qe vete dikur kane qene viktima apo kane humbur ndonjente dashur te tyre. Ata pekujdesen per te siguruar ushqim dhe veshbadhje si munimum duke shpresuar qe nje dite dikush nga ata do te ia dal te mbijetoj dhe ftoj mbi nvarshmerin nga droga.

Pamje te trishtueshme nese vetem i shikon nga distanca, por ne realitet behet fjale per qenje njerzore qe diku kane gabuar dhe gradualisht po humbin betej pas beteje ne lufte me jeten. Zoti na ruajt nga sfidat e paperballueshme.

No comments:

FIFA