11/22/2022

At' "insha'Allah"!!!

"Selamu alejkum Fehim bej" nje kalimtar rasti duke vedosur doren tek zemra pershendeti zotin e shtepise i cili me shenja sikleti ecte her andej e here kendej para deres qe gjindej anash sokakut qe frekuentohej qe ne oret e hersme te sabahut.

Ishte ora tete pas sabahut, dite e xhuma, katermbedhjet nendor viti njemije e nenteqind e tete! Ishte dite vjeshte, me mjegull qe pritej te sjell shi. Femi bej Zavallani kishte dal te porta te pres mysafiret qe duhej te vini ate kohe. Disa i kishte vec nbrenda, sepse u kishte be konak.

Ashtu duke qendruar, me duart pas shpine e degjon zerin e zonjes se shtepise, "... bej, mos ke ftohet!?" duke ia leshu doren te krahet me pergedhelje! I buzeqeshur nga momenti i kendshen, Fehimi kthehet duke e perbi me shikim zonjen, "Jo, cfare ftohet, ...une vloj nga gezimi, menzi pres te e ia nisim!". Zonja qeshi dhe si ne befasi i largohet Fehimit, duke i then, "...bej, vjen!", Fehim beu e kthen koken nga ku i beni me shenje zonja dhe me buzen ne gaze duke i hap krahet ben hapat drejt mysafirit duke mos u permbajtut se sa e ngre zerin duke thirre: "At, mire se erdhe!" Ishte At Gjegj Fishta i cili po me aq' ngrohtesi perqafoj Fehimin!

Te dy bashke nisen ne drejtim te shtepise, duke ia mbajt doren te shpina Fehim Beu Atit e njofton se "Mit'hat beu dhe Luigjj jane te selamlleku, Ju presin!". At Gjergji, duke mermeritur "...mire, mire!" duke e kthy koken ne krah dhe duke buzeqeshur ne fytyre Fehimit qe po bente konakun ato dite, shtoj: "... sot do ta nisim dashte Zoti, ...po diku do dale!" Te buzeqeshur te dy hy mbrenda drejt selamllekut ku ishin burrat dhe ku shpejt duhej te vinin edhe te tjeret.

Me te hy mbrenda dhe me te pá Atin, te gjithe u ngriten ne kembe duke nxituar sekush ti shtrengoj doren! At Fishta i buzeqeshur duke hap krahet si shenje qe te ulen sekush ku ishte ulur thot me ze si per vete, "...erdhi dita! Le te vine e edhe te tjeret edhe e nisim insha'Allah!". Te pranishmit, edhe vete Fehimi si ne te qeshur pohun, duke lene te kuptohet qe e kuptuan pse At Gjergj Fishta tha "... insha'Allah"!!! "Insha'Allah", nje zeri dhe ne shenja gezimi te gjithe e konfirmuan ate qe At' Fishta uroj!

*    *    *

Pas kesaj skene, kamera me dron do te largohet ne terhekje nga dritarja duke u ngritur larte duke vendosur ne kuadro te gjithe shtepin ku filloj e gjitha edhe do te kremtohet gjithmone Kongresi i Alfabetit!

No comments:

FIFA