Vazhdonjm, te jemi konsistent ne trajtimin e gjerave, temave, mometeve, vazhdojm te shprehim mendimin, qendrimin, pse jo edhe synimin, te bejm analizen, kritiken, lavdaten, e cka mos tjeter, vazhdojm!
Ne pyetjen e djeshme nga vajza, deri sa sherbenim torten: "Bá, ku i gjene gjithe ato fjale!?" I thash, "... kollaj eshte! Me gjithe kete dukuri, fenomene, budallalleke qe na ndodhin rreth e rrotull, kurr nuk mungon inspirimi"!
Qeshem, se ishte shaka edhe pyetje edhe pergjigjeja. Por me e mendu me thelle e me sinqert, nevoja per te shprehur mendimin, apo per te artikulimin gjithesecili nga neve qendrimin, ndoshta nuk eshte e domosdoshme qe ta bejm publike, por eshte ndoshta e vetmja menyre qe na ka ngelur sot si vegel per te kontribuar ne dicka, ne vecanti ne kohen kur ka marre jehone heshtja karshi padrejtesive e hileve apo ndonje zullumi tjeter, ose kur heshtja eshte bere metode per ta zbatu planin, per ta realizu intrigen e te tjera strategji hilexhistike ugurzeze.
Heshtja e heshtaxhive eshte bere formule suksesi, sepse, nese folen, sun ja dalish! Nese e thua te verteten, bene armiq, nese e shprehen mendimin, "shet çallom", je fantazu", "pale kush mendon se ó!?" Nese pak merre guximin edhe shkrune, "oni, lije le shkrune, ... ska hajr pi ati"! A nga ana tjeter, nese heshten, je i mire, i ndegjueshem, ka dobi prej teje, e tj.!
E di se kam shkrujt me heret per kete fenomenin, a me me hesht a me fol, prandaj ketu nuk e elaboroj me teper sepse, vendimi eshte marre, vazhdojm te folim edhe te shkrujm insha'Allah deri te torta tjeter.
No comments:
Post a Comment