Kjo "dileme" si e ketille para disa viteve ndoshta edhe mund te kishte ndonje "baze", ama, besoj sot nuk ka baze te problematizohet sepse tani me dy-tre vitet e fundit kemi nje realitet te ri, qe te gjithe e kemi pranuar me konsenzus. Kemi faktin e inkuadrimit te Shqiperise dhe Maqedonise ne NATO, me konsenzus te gjere jemi percaktuar per orientim Euro integrues, kemi Kosoven qe demostrohet Shtet me Albinin Kryeminister, kemi rivalitet politike ne Maqedoni qe prodhon gare, pra kemi situat ku per cdo dite mund te zhvillohen beteja per permirsimin e kushteve qe nevoiten te avancohen, por ne te njejten kohe kemi nevoj per kultivim te vazhdueshem te identitetit autokton, autonom dhe autentik shqiptare.
E, ku ka mundesi me te mire qe kjo te behete me pretekste real, sic eshte perkujtimi i Lidhjes se Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarsise, Clirimi i Kosoves, Themelimi i Universiteteve, Bajramet, e te tjera momente!
Pra, nje mundesi e mire qe ne menyre autonome, te demonstrojm qe jemi NJE edhe kur nuk jemi njesoj, edhe kur nuk mendojm njejt, kur garojm mes veti, por jemi nje dhe jemi ketu dhe ketu do te jemi, den babaden, deri sa mali do te behet hí dhe hiri te behet mal perseri.
No comments:
Post a Comment