11/08/2022

barre

Interesant eshte ndjenja kur duhet ta mbajsh nje sekret, apo dicka diskrete, kur duhet te kesh kujdes mos e folish ndonje bisede apo informate, qe mos perfundojsh te nxjerish ne siperfaqe dicka qe duhet te jete sekrete, e fshehte, dicka qe te eshte besuar, ta mbajsh ne vete, per vete!

Besoj shumica kane nga ndonje sekrete te tille, dicka qe te bene te ndjesh barre, apo edhe kenaqesi kur arrine qe besimin e atij, dikuj, te ruajsh me dinjitet, me ate ta ruajsh edhe nderin e atij, te kultivojsh moral mirebesimi qoft edhe ne raste kur nuk je mik më!

Gjithesesi edhe ketu egzistoj kategori te rendesise, te fjales te dhene apo edhe fjales qe te eshte thene, qe konforme rendesise apo peshes te fjales ashtu edhe fiton ne prioritet amaneti apo trajtimi j sekretit.

Te lumit ata qe jane ne situat ku amanetin e mbajn dhe e dorzojn kur duhete apo aty ku duhet. Te lumit ata qe dine te ruajn me fanatizem dinjitetin e tjetrit sikur me e pas te vetin, te lumit ata qe me moral te paster trajtojn raportin ndermiqesore!

Kur mos u befshim nga ata, lene qe nuk e mbajn sekret fjalen qe ke thene por e shtremberojne edhe e shtojne bile tek tjetri. Te perqeshin edhe te perbuzin, e lejthitin ate qe ti ke dashur te thuash, te tradhetojn, e shkelin amanetin.

E kur ata shkelesit e amanetit, te shesin moral, pretendojn qe te ndrejtojn edhe neve, kur ata nà akuzojn per ate qe ata vete e bejne, ata le te dihet jane shkaktare te hiles dhe mungeses se suksesit ne shoqeri, sepse ata shkelin bese, nuk mbajn sekretin, shkakton padretesi dhe me ate ndjellin mallkimin e atyre qe u eshte bere padrejtesi dhe shtojne pergjegjesin e gjithesecilit prej neve.

No comments:

FIFA