11/16/2022

ncëk

Keto videot qe po i postoj ne story diteve te fundit, ku shihen pamje, kur, ku me hiri ku pa hiri jane regjistruar momente ku me top goditet kamera dhe per nje çast shkaktohet nje reagim instiktiv i "mbrojtjes" te vetes nga pasojat e "goditjes te mundeshme"! 

Por sic shihet ne videot, pas atij momenti, une kam montuar sekuencen e radhes ku thjesht me animacion shfaqet mbishkrimi piKpamje dhe linku i blogut. Ideja e thjesht eshte nje tentim reklam per promovim te blogut, me tendecen e krijimit te momentit qe do te mundesoj mbajtje mend te "situates"!

Pra e gjitha eshte trik, i cili shoqerohet me tendencen qe te behem i bezdiseshem dhe me ate eventualisht te nxitet "perfolje" apo "sharje" vetem e vetem qe te terhiqet vemendja dhe gjithese te shkaktohet moment zbavites tek gjith ata qe bijen te shtosi, sepse me ne fund e di se do qeshnmin pasi te hahet forja! 

Normal, une ne fund te fundit do tu kallzoj sepse nuk ka ketu agjenda te fshehta, nuk ka ketu tendenca influencimi, propagande apo dezonformimi, por thjesht shaka miqesore me qellimi te krijimit te pretekstit qe te kemi mundesi ta themi per fund, se ketu tek neve, keshtu ne pergjithesi behet propaganta dhe manipulimi i opinionit publik duke perdor trika te ndryshme me te cilit trika behet manipulimi dhe krijohen opinione te ndryshme per qellime te caktuar. Duke e perserit nje genjeshter nje qind here duke shpresuar qe me ne fund te besojet si e vertet. Ama, ncëk!


No comments:

FIFA