11/11/2022

Xhakomo!

Nje nga librat qe i kam fillu ti lexoj e qe e kam lene per gjyse, kane kalu disa muaj, ne fakt as te gjysa nuk kam mbrri eshte "THE MEMOIRS OF JACQUES CASANOVA de SEINGALT 1725-1798", shkurt "Memoaret e Kazanoves"! Jane diku 3 vollime, afer 4000 faqe ne edicionin anglisht! Jam lexu vetem 5 kapitujt e vellimit pare, pra vetem fillimin me thone! Por sidoqofte vazhdoj te jeme i intriguar qe te vazhdoj leximin me rastin e pare qe te vjen.

Mund te them se fillova te bezdisem kur fillon te pershkruaj shfalerancin e pare! Disi nga distanca filloj te me duket klishe, edhe pse interesant eshte kur mundon ta perceptojsh ne konstruksion e atehershem shoqeror.

Por ketu nuk do te doja te ndalem hic ne ate per te cilen eshte i njohur Kazanova, apo per te cilen apostrofohet Kazanova edhe pse epiteti i "dashnorit" eshte ndoshta i fundit per te cilen ai thuhet se shkruan ne memoaret e veta, fakt qe duhet konstatuar vetem nese arrihet te lexohen te tre vellimet, por do te doja te vecoj nje detal qe me beni pershtypje e qe ajo qe i ka ndodhe Kazanoves mund te ishte shpetim per shume gjera qe zakonisht marrin nga e prapa!

Shkruan ne fillim ai per femire e atij, duke kujtuar faktin se si femije ka qene me shendet te lige, si femije i plogsht, pa energji, anemik. Kujton se si familja eshte angazhuar ta mjekoj, duke kerkuar medet tek mjek te njohur te kohes dhe duke e trajtuar me barrna te ndryshme, por me shume pak sukses.

Kujton se i fundit nga mjeket qe familes i eshte rekomanduar qe ta konsultojn kish qene nje mjek ne Padova te Italise. Kujton qe pas vizites tek mjeku i rekomanduar i njejti kishte konstatuar qe gjendja Jacques thjesht eshte pasoj e faktit qe klima apo ajri kur rritet ai, atij nuk i bene mire, prandaj asgje nuk i ndihmon!? Keshtu qe mjeku ka rekomanduar nje vend ne periferi ku ka klim e pershtateshme qe mund te ndikoj ne permirsimin e shendetit.

Familja Kazanova edhe keshtu vepron. Vendosen qe ta dergoj Jacquen ne ambiente e nje manastiri (shkolle) ne zonen e rekomanduar, per te cilen Xhakomo pershkruan detale te ndryshme duke e kujtuar faktin qe pervec tjerave ka pesuar permirsim te dukshem te shendetit me kalimin e kohes.

Ky detal edhe ateher kur e kam lexuar por edhe tani qe po e kujtoj edhe e shkruaj, me bene te kuptoj nje fakt te rendesishem, qoft ne kontekstin e shendetit fizik, por edhe nje cfaredo konteksti tjeter, ndonjehere per te tejkaluar ndonje veshtersi, sprove apo cfardo qe te jete, ajo qe duhet bere mund te jete vetem te drrojm ambient apo ta ndrrojm ajrin, dhe gjithe mund te marre nga e mbara! ... paramendo sa e thjesht mund te jete!!?

Por, pse te jete e thjesht, kur mund te jete e komplikuar!? Do te pyeste dikush!

No comments:

FIFA