11/12/2022

mister "jo"

Mister No, njeri nga personazhet e stripit te botes Bonelli qe eshte llogaritur si favorit i imi per gjat gjithe kohes qe kame lexuar stripa si i ri, por edhe me vone sa here qe me ka ra ne dore ndonje storje e mire.

Me kujtohet ne fillim edhe nuk me ka terhekur aq shume, pershkak se si femije, preferenca ka qene per temat apo personazhet qe kane korespondu m e moshen me naive, si Kapetan Miki, Komandanti Mark, Bleku, me vone Zagori e Texi, eh tek me vone Mister No e Martin Mister.

Kur per here te pare jam njoftu me Mister No e ne vecanti kur kam kuptu dhe origjinen e vete emrit apo peseudonimit Mister No ateher edhe kam filluar ta pelqej edhe me teper. Sidomos kur mesova se emirn personal personazhi e ka Jerry Drake por eshte i njohur si zotriu Jo, apo njeri i cili ka ditur te thot "jo" kur nuk eshte pajtuar me dicka!

Sidomos kjo me ka intriguar qe te gjykoj, vlersoj apo te keme guxim qe ndonjeher duhet me thene Jo, sidomos kur nuk pajtohesh me dicka qe te kerkohet apo imponohet, thjesht si nevoj per te kultivuar karakter autentik, dhe identitet autonom.

Sic mund te nenkuptohet, behet fjale per personazh imagjinar, qe thuhet qe inspirimin e ka te bazuar ne individ i cili me te vertet ka egzistuar ne boten reale, qe ka sherbyer si pilot dhe giud turistike ne zonat e Amerikes Latine. Pra personazhi i Mister No karakterizohet si pilot i nje avioni Piper, qe sherben si guid turistike, duke u ofruar klienteve sherbime me avionin e atij, por qe, si zakonisht duke perfunduar ne avantura te ndryshme perplot perjetime ne Amazonia dhe ne qytetin ku eshte vendos Manaus ne Brazil dhe gjetiu neper Amerike dhe her-here edhe ne Kontinentet tjera neper Bote.

Si lexues i pasionuar me kujtohen disa avatura te jashtezakonshe ku jame ndjet si bashkeudhetar i Mister No nga ku thuajse kam dal perplot emocion dhe mesime sikur me i perjetuar me vete prezemce vendet ku jane zhvilluar ngjarjet. Ne vecanti ne moshen me te te re kur mundesit ishin te kufiziar per tu njoftuar me ambientet e largeta neper bote, qe sote shume lehet mund ta bejm me google maps apo neper web faqe te ndryshme ne internet, atehe kjo ishte mundesia e vetme per tu njoftuar me civilizimin e Majave, Inkeve, me boten e Amazonit, me fiset indogjene ne Ameriken Latine, me Nazistet e ikur pas Luftes II Boterore e cka mos tjeter.

Plot emocione, qe duhet pranuar me ringjallen sa here ia lejoj vetes te mendoj me naivitet dhe plot vullnet femiror kohen e kaluar te femirise dhe rinise si lexues i stripave, duke mbajtur gjalle kete pasion qe sigurisht mund te me vljej vetem mua personalisht por i gateshem ta shfaqi publikisht sa here e shof te arsyeshme, sepse nuk kam droje sot te them "jo" por edhe "po" sa here e mendoj ashtu!

No comments:

FIFA