11/05/2022

davaja

"Ben ölsemde dava ölmez, bu dava Allahın dava sedir"!!! "Edhe sikur une te vdes, çeshtja nuk vdes, kjo çeshtje eshte çeshtjes per Allahun!" Ishin keto fjalet qe tha Erturull pasi qe u kthy tek fisi pas nje kohe i mbajtur peng, tek fisi qe kishte rene ne deshprim, meqe dyshonte se Bej kish vdekur dhe si pasoj percahej dhe filluan ta braktisnin kauzen!

Fjale te medha, te thurura me shume mjeshtri dhe ndjenja nga autoret e produksionit, te shqiptuara me krenari nga aktori ne kontekstin e vete dramatik qe pa dyshim ngjallnin apo shkaktonin emocionin e para percaktuar qe do te duhej ta preknin shikuesin, ne kete rast publikun turk, por edhe jo vetem.

Ceshtja, kauza, davaja, eshte dicka shume e shenjte pasi qe vendoset si synim! Pas betimit per çeshtjen ska kthim mbrapa. Gjithcka qe do te llogaritet brektisje e kauzes do te ishte tradheti, pavarsisht nga kush vjen.

Gjithe mund ta dime se çeshtjet e vendosura si prioritet nga ekranet madje edhe mund te jete per efekte propagande, indoktrinimi, apo cfare do qellimi tjeter, por asgje nuk mund ta mohoj faktin se ne fakt vete jeta e gjithesecilit eshte nje ceshtje ne vete. Cdo nje veprim i yni duhet te jete nje çeshte qe ne minimum do te na bej dinjitoz neve si individ dhe krenar si fis!

Pra, neve po qe se kauzen tone nuk e bejm konform pritshmerise se Allahut te Lartesuar, cfare do qofte ajo kauze eshte e pa vlere edhe nese jemi gjalle gjate kohe, dhe anasjelltas, nese kauza jone eshte ne pajtueshmeri me pritshmerit e Zotit te Madhe edhe nese vdesim kauza e lavdishme vazhdon te jetoj me ate edhe neve pas nesh! Ose, paramendo me e tradhetu kauzen!?

No comments:

FIFA