11/15/2022

dënisé!?

Tū prit (mini) busin, qendrova ne kemb, aty diku rreth shtate a tete minuta. Si zakonisht sic ndodhen kalojn njerez, vetura edhe plot qene! Ndodhi qe te kembej shikim me njerez qe njihem, disa ne kemb e disa qe kalonin me veture. Normalisht pershendetem, me disa me fjale, disave vetem duke ulur pak koken ne shenje respekti, disave vetem duke i ngrit doren! Sekush ne pune te vete, une ne punen time.

Nenkuptohet, jo me te gjithe kam raporte miqesije, jo gjith me njohin as une i njohi ata. Pra thjesht njihesh me diken prej diku, madje qyteti i vogel jemi! Karshi te kafja gjithashtu njerez qe "observojn" situaten, edhe aty pash te njohi, por nga large!

Me shkoj mendja se çkam degjuar me heret! Thash me vete per nje moment pasi qe kaloj njeri qe sic duket me kishte pare por une vone e pash per ta pershendetur. Thash me vete, duke qeshur ne vete: "...rujna Zot me u bó denisé!?" ky tipi kur do dale me daklarat: "shife p.n, deri gjé me autobus hecte, sot ka bó miljona"!!!?"

Mu kujtuan per pak sekonda gjithe ato konstatime qe behen per njerzit kur ata natyrshem evuluojn ne jete dhe arrin ndonje sukses, me akuza te tipit:
"Abe lije, ngelavec ishte ai ne shkoll fillore, ... e di une, n'klas e kom pas"! ose "ja ja, lije, ka punu per mu ai, puntor e kom pas"! ose "kur ishte i vogel, e rrifsha n'shpulla" e cka mos tjeter qe mund ta keni degjuar edhe ju!

Nuk mu desh me shume ta zgjati mendimin, sepse e di per fakt kete dukuri, por edhe s'kish nevoj me shume sepse erdhi busi, hyna brenda, ngrohet, e mora telefonin, e nisa kete tekstin, jam duke e sos, sepse sa arrita te patarina ne Tetove, ju tani mund ta lexoni!

No comments:

FIFA