12/24/2022

2B or not 2B

Para do viteve, nje dimer, kish kaplu bora edhe si zakonisht ditet e para kur bie debora, ne trafik krijohet nje lloj tollovie. Dihet, me frustruese atehere eshte kur ngecen vetura ne mes te rruges, apo ne vend parkimin, zagollaviten. Shumices na ka ndodhe kjo, ne vecanti ne qytetet ku dimri na kapen ne befasi!

Me kujtohet nje rast para me shume se dhjete vite me pare, i cili ishte shume demethenes me pastaj per mua. Nje leksion jete mundet me thene qe perkon me mesimin kryesor, se si duhet njeriu te vendoset dhe te sillet ne kete jete.

Me kujtohet, si sot, duke ecur rruges, ne moment qellova ne trotuar kù, nje vetur tentonte te dale ne rruge por qe pershkak debores nuk kapercente dot! E qarte ishte ne moment, duhej nje shtytje e mjaftueshme qe te kapercen hendekun e bores qe kishin bere rrotat gjat shllajfimit ne vend! Gjithe kjo ndodhi ne moment per disa sekonda. Duhej shtyre nga perpara pershka se ashtu ishte pozicionimi i vetures. Ne ate moment hezitim u afrova edhe vetem ne momentin, sa vendova duarte qe ti jap zort te shty, vetem ne ate moment e çova koken edhe e pash kush eshte shoferi.

Shoferi ishte nje njeri me te cilin para atij momenti une nuk kam pas raporte te mira, as kemi pas ndonje simpati te ndersjellt per njeri tjetrin. Por ama ne ate moment asgje nuk ishte me e  rendesishme se sa vetura te kthehet ne rruge, dhe une pa asnje hezitime, me pak mund e bera shtutjen e nevojshme dhe u kapercu hendeku! I gjithe mometi zgjati me pak se nje minut! Pas asaj u pershendetem vetem me nje ngritje dore, pa fjal, dhe sekush vazhdoj rrugen e vete. Qesha, vete ne vete!

Kjo rrjedhimisht me beni te kuptoj ne jete qe cdo veprim pastaj ta bej ne kete menyre! Keshtu e kam kuptu drejt se duhet vepruar edhe kur e jep sadakan, kur e jep zeqatin, kur vendosen ta ndihmojsh dikend. Kjo per mua ka qene menyra me e rehatshme qe te eci ne rrugen e jetes e cila rezulton qe te te takoj me plot mosmirenjohes, por edhe nga ata qe dine te te pengojn te bejsh mire, ama jo, nuk ia vlen mos me ndihmu! Pervec nese me te vertet ke arsye mos me ndihmu, ... atehere nuk ndihmon! Vazhdon deri ne rastin tjeter!

No comments:

FIFA