7/01/2023

SENTINELEZET

Ishulli Sentinel eshte nje vendbanim i vogel ne Detin Indian diku afer 60 km², i cili ndodhet rreth 1,200 km ne juglindje te Indise. Ky ishull eshte pjese e nje grupi ishujsh te quajtur Ishujt Andaman dhe Ishujt Nikobar. Ishulli Sentinel eshte i njohur per popullaten e tij te izoluar, e cila eshte nje nga komunitetet me te izoluara nga bota moderne, pikerisht ne ditet e sodit

Popullsia vendase te njohur si Sentinelezet sic thirren nga zona lokale sepse nuk dihet si e quaj  ata veten, jane nje grup etnik i cili eshte larguar nga kontakti me boten e jashtme dhe kane kultivuar nje stil jetese krejtesisht primitive. Deri me sot, ka vetem disa pamje te njerzve qe jane regjistruar nga distanca e anijeve ose ndonje mjet flutueues qe jane shfaqur nga kuruoziteti apo ne mbrojte kur u eshte afruar dikush.

Ata refuzojne kontaktin me te huajt dhe mbrojne territorin e tyre me agresion dhe nuk duan te kene asnje komunikim me boten e jashtme. Ne fakt, ata rezistojn shume ndaj cdo tentim per komunikim mes tyre dhe dikuj qe u afrohet. Keshtu qe edhe autoritetet e Indise, nen juridiksionin ku bie ky ishull kane vendosur qe ta kufizojne (ndalojn) qasjen ne ishull per te mbrojtur popullaten dhe per te ruajtur trashegimine e tyre kulturore.

Jane regjistruar vetem dy tre raste qe nikush ka arrit te afrohet pak me teper dhe ate kur kan tentuar tu ofrojn ndonje dhurat. Ne YouTube ka nje video vetem te nje rasti kur u kane derguar si dhurat kokrra kokosi.

Si pasoje e kesaj politike te izolimit, ka shume pak informacione te sakta rreth kultures, gjuhes dhe zakoneve te Sentinelezeve. Ata jane shume te shqetesuar per territorin e tyre dhe kane shfaqur rezistence te fuqishme ndaj çdo tentative per te kontaktuar me ata, krejt me qellim per tu mbrojtue nga bota e jashtme nga e cila kane trishtuar me siguri nga ndonje rast nga e kaluara. Per shkak te ketij izolimi te thelle, ishulli Sentinel mbetet nje mister per shumicen e njerezve dhe eshte shume pak eksploruar, ku besojet se jetojn diku prej 150 deri me 500 banor. Interesohi me shume nese deshironi te dini dic me teper.

No comments:

FIFA