7/03/2023

ÇAÇ E JONA!?

Edhe une turlifar mendimesh. He per kete e he per ate, haket k'nej e ho andej! Shkruj per kete e shkruj per ate, turliesh. 

Tash, e di se kush lexon e kupton se edhe aty edhe ketu ka pak shaka, ka pak mesele, dikund goditet e dikun smetitet, ama pa tollovit nuk ngelen, ... turliesh.

Eh, tashte meselja pse ky muhabet!?
E lexova dje ne Kuran suren DHÂRIJÂT edhe e lexova rrjedhimisht ajetin nr.8:

8. Ju keni gjithfarë mendimesh, ([51:8]: perkthim Hasan Nahi)
8. Vërtet që ju keni shumë mendime të ndryshme (për Muhammedin a.s. dhe për Kur’anin). ([51:8]: perkthim Darus Selam)
8. ju gjendeni në një thënie kontradiktore, ([51:8]: perkthim Sherif Ahmedi

Fillimisht e kuptova se si ne fakt vertetohet konkretisht fakti se edhe une operoj me gjithfar mendimesh, hajr insha'Allah! Ta sqaroj, fillimisht e lexova perkthimin e Hasan Nahi.

Pastaj kur u mundova te lexoj perkthimet shqip edhe te perkthyesve tjere, e pashe se ne fakt kuptimin e ajetit te tre autoret, Hasan Nahi, Darus Selam, Sherif Ahmedi shqip e kishin perkthy ndryshe (duke mos ia hup kuptimin, besoj), duke e vertetu kesisoj mrekullin e ajetit qe njeriu ne fakt ka gjithfar mendimesh, ndryshe, insha'Allah jo ne kete rast kontradiktore! Zot falna, çaç e jona!!!

No comments:

FIFA