Nje qellim kryesor i majtizmit eshte te permbushe barazine sociale. Kjo perfshin perpjekjet per te zvogeluar ndarjen midis te pasurve dhe te varferve dhe per te krijuar nje shoqeri me te drejte dhe me perfshirje me te gjere popullore
Per te arritur barazine dhe drejtesine sociale, majtistet perkrahin nderhyrjen e shtetit ne ekonomi. Kjo mund te perfshije politika sociale, si pagesa e ndihmave sociale, shendetesia publike dhe arsimi falas, dhe rregullime per tregun e punes.
Majtistet theksojne diversitetin dhe vlerat e kulturave te ndryshme, dhe jane perkrahes te politikave qe inkurajojne bashkejetesen e paqesore dhe harmonine midis grupeve te ndryshme etnike, religjioze dhe kulturore, ...pervec keta te levices te Apazievit!!!!?
Majtistet zakonisht jane perkrahes te sindikatave dhe te drejtave te punetoreve. Ata shpesh promovojne kushte te punes te mira, pagesa te rritura, dhe mbrojtje ligjore per punetoret.
Majtistet jane te interesuar, me se paku deklarativisht, per ruajtjen e mjedisit dhe shpesh mbeshtesin politika per zbatimin e energjise se paster dhe reduktimin e ndotjes se ambientit.
Keto jane vetem nje pershkrim shume i shkurt konceptual i ideologjise majtiste, dhe natyrisht, ndryshime dhe dallime tjera mund te gjenden ne vende dhe kontekste te ndryshme politike, varesisht ku dhe nga kush zbatohen.
No comments:
Post a Comment